Fakti/Kur përmbytej Shkodra, Edo Rama vendoste në Dubai dhëmbët e rinj 36 mijë eurosh
Edi Rama dhe mediat e tij, vazhdojnë të numërojnë, për çdo ditë që kalon, ditët “e pushtimit” të Lezhës e Shkodrës nga uji i përmbytjes. Ndërsa mediat e dirigjuara nga Rama e bëjnë mirë këtë punën e numërimit, ato më pak, por vetë Rama më shumë, ngatërron me dashje “hesapet”. Shpesh, në qoftë se sot mbushen rreth dy javë nga dita e parë e kësaj katastrofe të natyrës, Edi Rama, ende nuk ka mbushur “të shtatat” e përjetimit të kësaj situate, sepse, për të gjithë ne, sikurse edhe për mediat e Edi Ramës dhe të vetë Edi Ramës, mbahet mend, se ai, kryetari i PS-së, u kthye nga pushimet e tij të stërzgjatura në Dubai, e Paris, vetëm një javë, pasi katastrofa kishte “bërë vend” në zonën veri-perëndimore. Kjo mungesë e Edi Ramës, mbahet mend për një fakt të thjeshtë, sepse nuk mbahet mend, që mediat e tij, të shkruanin ndonjë fjalë për atë, se ku ndodhje, e pse nuk kthehej në Shqipëri.Mediat e Edi Ramës, sigurisht që nuk mund të shkruanin ndonjë gjë për vendndodhjen e Edi Ramës, sepse në rast se do të shkruanin diçka të tillë, do të duhet të shkruanin edhe për ca përkujdesje ndaj shëndetit oral, për të cilin Edi Rama kishte zgjedhur ditët e fatkeqësisë natyrore, për “t’i shërbyer vetes”. Në rast se sërish mediat e Edi Ramës, do të duhet të shkruanin diçka më shumë për punën “e përkujdesjes së të tij oral”, atëherë, do të duhet të shkruanin edhe për dhëmbët e rinj që Edi Rama vuri në ditët e fakeqësisë natyrore në Dubai. Dhe po të interesoheshin edhe ca më shumë këto media të Edi Ramës, se sa kushtoi ndërrimi i dhëmbëve të Edi Ramës, do të mësonin dhe do të duhet të shkruanin se goja e tij kushtoi, as më shumë e as më pak se 36 mijë euro. Sigurisht, mediat e Edi Ramës, nuk mund të shkruanin të tilla gjëra, sepse, në ditët e postkthimit të tij në atdhe, në një analizë të mundshme, do të duhet të krahasonin sasinë dhe vlerën e ndihmave të mundshme që PS-ja e Edi Ramës, mund të grumbullonte për banorët e zonave të përmbytura, shifër kjo, që aktualisht është e barabartë me “0” (“zero”) dhe që përballë 36 mijë eurove që kushtuan dhëmbët e rinj të Edi Ramës në Dubai, tingëllon shumë cinike, fyese e tallëse për banorët e zonave të përmbytura, që përpos të tjerave kanë qenë dëshmitarë të deklaratave të Edi Ramës, që e ka klasifikuar veten në kufijtë ekstremë të varfërisë....Por gjithsesi, për arsyet se pse Edvinit i duhet një nofull e re, do të merremi në ditën në vijim....