Regjistrimi i njesive ekonomike

Gjysma e ndërmarrjeve ekonomike, jobujqësore kanë filluar aktivitet në vitet 2005-2009. 50 për qind e tyre janë të përqëndruara në Tiranë dhe në Durrës, rreth 44 mijë njësi private. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë prezantimit të statistikave përfundimtare të regjistrimit të ndërmarrjeve ekonomike nga Instituti i Statistikave. Sipas të njëjtave të dhënave, mësohet se 26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat.
Sipas drejtores së INSTAT, pas këtij regjistrimi, çdo prefekturë do të ketë regjistrin e vet, për ndërmarrjet, aktivitetin, statusin dhe numrin e të punësuarëve.
Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cilësoi rezultatet e sakta zyrtare si një domosdoshmëri për hartimin e politikave për zhvillimin ekonomik të vendit konform standardeve europiane. Regjistrimi i njësive ekonomike nisi në vitin 2010 dhe është mbështetur nga financimet e Bashkimit Europian, me një fond prej 11 milionë euro. Në total janë intervistuar më tepër 116 mijë ndërmarrje në të gjithë territorin e vendit.