Brukseli, kritika Maqedonisë për ekonominë
SHKUP-Brukseli nuk i ka kursyer kritikat edhe për Maqedoninë. Në pjesën e aneksit ku është përshkruar gjendja ekonomike, BE ka përmendur një varg kritikash në adresë të Qeverisë. Shkalla e lartë e papunësisë gjithashtu është piketuar si çështje e ndjeshme dhe se në këtë drejtim është inkurajuar qeveria që të ndërmarrë masa për stimulimin e punësimeve të reja dhe uljen e shkallës së papunësisë. Kritikat e tjera kanë pasur në fokus qasjen e qeverisë rreth planifikimit buxhetor, ku nuk kanë shpëtuar kritikat për shpenzimet pa kriter që janë bërë nga qeveria aktuale, planifikimi i dobët i buxhetit, vendimet diskrete dhe të paqartësuara për shpenzimet dhe ajo që është me rëndësi, është parashtruar edhe pyetja se ku harxhohen paratë e popullit.
Raporti i KE-së ka tërhequr vëmendjen edhe për mungesën e kapaciteteve administrative për realizimin e reformave në fushën e ekonomisë. Sipas raportit, në shënjestër është vënë qasja qeveritare për harxhimin e buxhetit dhe jo masat kursyese për të tejkaluar krizën ekonomike.
Raporti nuk ka përjashtuar edhe kritikat që kanë të bëjnë me sferën energjetike, sidomos për kontestin me EVN si dhe për favorizimin e centraleve shtetërore energjetike nga ana e Qeverisë, duke krijuar monopole në këtë drejtim.
Ndërsa, raporti lavdëron arritjet në aplikimin e sistemit njësportelësh, reformat në dogana, masat subvencionuese në bujqësi.
(m.a/ina/BalkanWeb)