Rumani, paditet kandidati për president
BUKURESHT -Kandidati për president në zgjedhjet e 22 nëntorit në Rumni është paditur për rrëmbim personi. Prokurorët deklaruan se në janar Gigi Becali kishte urdhëruar truprojat e tij të merrnin peng tre persona dhe ilegalisht t'i mbanin ata në një ndërtesë në periferi të Bukureshtit për rreth dy orë, duke i detyruar të pranonin se kishin kryer një krim.
Becali gëzon një reputacion për mënyrën e drejtë për drejtë të të folurit dhe për veprat e tij të bamirësisë në emër të të varfërve dhe kishave ortodokse në vend. Becali, i cili është edhe presidenti i klubit sportiv "Steaua Bucharest" dhe u zgjodh anëtar i Parlamentit Evropian disa muaj më parë, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është i pafajshëm.
Ai deklaroi për median vendase se ishte ai viktima e vërtetë dhe nëse do ta denonconte makinën e tij të vjedhur në polici, nuk do ta kishte gjetur kurrë. Policia deklaroi se në orët e para të mëngjesit të 27 janarit ishte njoftuar për një përleshje fizike nga dëshmitarë që kishin parë një grup personash të armatosur, të cilët kishin rrëmbyer tre persona të tjerë në mes të trafikut dhe i kishin futur në bagazhin e një makine. Becali përballet gjithashtu edhe me akuza për korrupsion, pasi dyshohet se ai i ka ofruar 1.7 milion euro një tjetër klubi sportiv për të siguruar fitoren e kampionatit kombëtar. Ai i mohon akuzat. Ai aktualisht renditet i gjashti në sondazhet paraprake për zgjedhjet presidenciale, me rreth pesë për qind të votave.
(m.a/BalkanWeb)