E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç thyen ligjet, konsumon alkool në stadium

BEOGRAD- Policia e Beogradit ka paditur sot presidentin Serb, Boris Tadiç, për shkak se ai ka pirë shampanjë në një stadium futbolli.
Policia tha në një deklaratë se presidenti Tadiç së bashku me ministren e sporteve, Snezana Markovic Samardzic dhe kreu i federates Serbe të futbollit, Tomislav Karaxhic, kanë shkelur që të tre ligjet kundër huliganizmit duke qenë se ata kanë hapur një shishe shampanje në stadium.
Sipas ligjeve në Serbi, konsumimi apo marrja e shisheve me pije alkoolike në stadium është i ndaluar.
Tadiç u shfaq në televizion teksa festonte me një gotë shampanjë në dorë, pasi kombëtarja Serbe mundi Rumaninë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror.
Vete presidenti i Serbisë, Boris Tadiç deklaroi nga ana e tij se do të paguante gjobën e vendosur, pavarësisht imunitetit presidencial.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›