Greqia: Në fillim cështja e emrit pastaj bisedimet
ATHINË- Greqia paralajmëroi sot Maqedoninë kundër shpresave të shtuara për sigurimin e një date mbi fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, nëse më parë nuk zgjidhet konflikti lidhur me emrin zyrtar të vendit.
"Ajo që mund të them me siguri është se Shkupi nuk do të fitojë një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit", deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Georgios Petalotis.
E përditshmja greke "Kathimerini" shkruante sot se për Greqinë skenari ideal do të ishte gjetja e një zgjidhjeje të konfliktit për emrin ndërmjet Athinës dhe Shkupit deri në dhjetor, me qëllim që të shmangej një shtyrje e mundshme në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në bllokun 27-anëtarësh.
Në Progres Raportin 2009, i publikuar dy ditë më parë, Komisioni Evropian rekomandoi nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Raporti do t'i paraqitet Këshillit të BE-së, që pritet të vendosë gjatë një samiti në dhjetor nëse BE-ja do të fillojë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë.(e.n/ata/BalkanWeb)