Videopergjimi Meta-gjykates Kerkoj proces te plote

Pa dyshuar për shkeljet proceduriale të organit të akuzës, por me një kërkesë krejt ndryshe, përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit Ilir Meta, avokati Gëzim Veleshnja, iu drejtua Gjykatës së Lartë me një memo-kërkesë në të cilën i bëhej me dije se kërkojnë gjykim të pandërprerë në lidhje me akuzën e korrupsionit. Avokati Veleshnja sqaroi për mediat pasi depozitoi kërkesën se Meta kërkon të përballet me gjykatën, në procesin për videon e regjistruar nga Dritan Prifti.
”Shtetasi Ilir Meta ka kërkuar zhvillimin e gjykimit të drejtë, të barabartë dhe të pandërprerë të këtij procedimi. Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat e tjera që lidhen me aktin e ekspertimit teknik të kryer jashtë rregullave proceduriale, as nga pyetja e dëshmitarëve në shkelje të ndalimeve proceduriale si dhe në marrjen e provës, objekt-ekspertimit të kësaj çështje në shkelje të parashikimeve të ligjit. Gjatë gjykimit do të paraqesim prova dhe fakte të tjera që do të konfirmojnë shkeljet e vazhdueshme të bëra nga organi i akuzës si dhe manipulimi dhe montimin e bërë nga video”-tha Veleshnja.
Procesi penal ndaj ish-kryeministrit dhe deputetit të LSI-së, Ilir Meta nisi disa ditë më parë në Gjykatën e Lartë, ku avokatët e tij, kërkuan pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi ishin bërë në shkelje të ligjit duke tejkaluar afatet. Seanca e rradhës ndaj Ilir Metës, është në 11 Korrik, ku pritet edhe qëndrimi i Gjykatës, pas kërkesës së depozituar nga mbrojtësit e tij.
Denada Shkodrani