Shkurtime ne administrate Berisha Fillojne nga administrata

Qeveria shkurton shpenzimet e administratës publike me qëllim rritjen e rrogave dhe pensioneve. Në vazhdimësi të asaj që ndodhi një vit më parë ku 140 deputetëve iu hoqën privilegjet e tepërta dhe makinat, nga të cilat iu kursyen buxhetit të shtetit 90 mijë dollarë, qeveria do të shkurtojë shpenzimet e administratës për të rritur nga ana tjetër rrogat e nënpunësve dhe pensionistëve. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Sali Berisha citoi se shkurtimi i shpenzimeve do të fillojë që nga buxheti i kryeministrisë.
“Natyrisht shkurtime në shpenzime do të bëhen dhe kjo është normale. Të mos harrojmë se vitin e kaluar rrogat dhe pensionet u rritën pa u ndjerë farë vetëm dukë shkurtuar shpenzimet që bëmë më veturat, ku një shofer dhe një makinë na kushtonte 19 mijë dollarë. Ato para i kthyem në rroga dhe pensione. Edhe këtë vit do të bëjmë shkurtime në shpenzimet e administratës. Sigurisht, do mendojmë për rrogat dhe pensionet. Imagjinoni ju po të ishin ato 3-4 mijë vetura, nuk do t’i kishim rritur dot rrogat vjet. Këtë vit, duke filluar nga buxheti i kryeministrisë e të gjitha institucioneve të tjera, do të ketë shkurtim të shpenzimeve, në mënyrë që të garantojmë projekte të mëdha, të garantojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve”-tha Berisha.
Kryeministri Berisha u ka kthyer përgjigje edhe akuzave të socialistëve për krizë ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se ekonomia shqiptare është model suksesi në Europë.
“Një keqdashje dhe zemërligësi e shkallës më të lartë, për të mos thënë pastaj pa-dije e plotë për ekonominë, financat dhe zhvillimet e sotme. Është për të ardhur keq që këtë e bën opozita, e cila ka pasur me dhjetëra zyrtarë në financa, ekonomi dhe sektorë të tjerë. Por, e theksoj edhe njëherë, opozita e miliarderëve është opozitë me defekt”-theksoi kryeministri.
Shefi i ekzekutivit u kërkoi deputetëve demokratë të shpërndahen në zonat e tyre elektorale për të zhvilluar takime me elektoratin dhe për të njohur më nga afër problemet e tyre.
Erjon Ajazi