Bruno Canino: Nuk më trembi Gërdeci!
Pianisti i njohur në rang ndërkombëtar, Bruno Canino, ka interpretuar mbrëmë një koncert recital në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një recital me piano koncert. Cikli i “Koncerteve të arta”, i cili organizohet nga Instituti Italian i Kulturës, ka sjellë në metropolin tonë një ndër ikonat më të njohura të muzikës klasike italiane. Ky koncert është projektuar dy herë, por për shkak të ngjarjeve të rënda e të parashikuara, që ndodhën në mars të këtij viti, u anulua. “Unë nuk kisha frikë nga tragjedia e Gërdecit, por më ka ardhur shumë keq për viktimat që nuk ndodhen më mes nesh”, - është shprehur dje i rezervuar ikona klasike.
Bruno Canino: Nuk më trembi Gërdeci!
Suela Furriku
Kësaj here dukej më i qetë, ku pasojat e tragjedisë së Gërdecit qenë shkaku që shtyu koncertin e tij disa muaj më parë. Pianisti i njohur në rang ndërkombëtar, Bruno Canino, ka interpretuar mbrëmë një koncert recital në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një recital me piano koncert. Cikli i “Koncerteve të arta”, i cili organizohet nga Instituti Italian i Kulturës, ka sjellë në metropolin tonë një ndër ikonat më të njohura të muzikës klasike italiane. Mes fjalëve të rezervuara, artisti italian, Bruno Canino, në një konferencë për shtyp të mbajtur dje në ambientet e TKOB-së, është shprehur se “jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një teatër i bukur dhe shpresoj që edhe publiku të kënaqet me këtë koncert”. Ky koncert është projektuar dy herë për shkak të ngjarjeve të rënda e të parashikuara, që ndodhën në mars të këtij viti. Mbrëmë ishte nata, e cila e konkretizoi përfundimisht projektin e maestros, një piano koncert. Por spostimin e datës së evenimentit me muzikë klasike, nuk e favorizoi aspak frika që mund t’u shkaktonte të huajve, por ndjenja humane dhe ndjeshmëria e artistit kundrejt viktimave të asaj kohe. “Unë nuk kisha frikë nga tragjedia e Gërdecit, por më ka ardhur shumë keq për viktimat që nuk ndodhen më mes nesh. Kjo ishte edhe arsyeja që unë e kam shtyrë afatin e këtij koncerti”, - thekson maestro Canino, me një zë të lehtë. Ndërkohë që drejtori i TKOB-së, Zhani Ciko, shprehet optimist për ardhjen e tij në teatër, pasi niveli i tij artistik i jep një vlerë të madhe vetë institucionit. “Event i madh muzikor, jemi të nderuar që një artist i përmasave të tilla vjen në vendin tonë, duke i uruar mirëseardhjen në skenën shqiptare. Mendoj se ky koncert është një produkt i lartë artisti, sepse programi është shumë impenjativ dhe i veçantë”.
Në programin e partiturave të tij renditet një repertor i larmishëm, në të cilën do të mbizotërojë së tepërmi muzika klasike e viteve ‘800 dhe ‘900. Koncerti është i ndarë në dy pjesë të veçanta, ku një shpjegim më të qartë i jep edhe vetë protagonisti i eventit, duke thënë: “Është një koncert i pjesëtuar në dy pjesë të veçanta. Në pjesën e parë do të mund të dëgjojmë një pjesë tragjike, një pjesë e veçantë që të dhuron kënaqësi dhe humoristike, që do të thotë se është pak më e lehtë se herët e kaluara. Ndërsa pjesa e dytë është një material i një kompozitori amerikan që i përket periudhave ‘800 dhe ‘900, por edhe pjesë të shkëputura edhe nga repertor i shekullit XX. Programi i mbrëmjes përfshinte muzikën e M. Clementi, G. Rossini, L.M. Gottschalk, A. Copland, C. Corea, G. Gershwin”. Maestro Bruno Canino, aktualisht drejtor i Seksionit të Muzikës në Bienalen e Venecias, zhvillon një aktivitet intensiv si solist duke dhënë koncerte në gjithë botën, i cili prej 40 vitesh luan në duo pianistiko me Antonio Ballista, si dhe prej 30 vjetësh është pjesë e “Trio di Milano”. Përveç dedikimit ndaj muzikës bashkëkohore, duke bashkëpunuar midis të tjerëve edhe me Pierre Boulez, Luciano Berio, Karl-Heinz Stockhausen, Bruno Madrina, Luigi Nono, i është dedikuar me shumë pasion edhe formimit të muzikantëve të rinj, duke dhënë mësime pianoje në Konservatorin e Milanos që prej 24 vitesh.