Vetëhelmimet, Lushnja në vendin e parë në Qark

25/04/2005 Shkaqet individuale dhe shoqërore, shpjegon specialisti
LUSHNJE - Lushnja, është rrethi ku numri i vetëhelmimeve është
shumë i madh. Shqetësimi, i kthyer në të ditës për banorët e këtij rrethi, kryesisht për moshat e reja, mbetet numri i madh i vetëhelmimeve. Kjo është edhe deklarata zyrtare marrë në spitalin civil të Lushnjës, të cilët e shohin me mjaft shqetësim këtë dukuri, që nuk po frenohet.
Mesatarisht, në rrethin e Lushnjës janë deklaruar dy raste në javë, të tentativës për vetëhelmimin me fostoksinë.
”Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, numri i rasteve të tentativave për vetëhelmim, shprehet Mihal Pitushi, mjeku reanimator i spitalit civil të Lushnjës, është 21 raste me vetëhelmim, nga të cilat 8 raste jane me fostoksinë, ndërsa rastet e tjera janë me pesticide si rrugor, fojsinë. Nga 8 raste që janë paraqitur me fostoksinë, kanë ndodhur 2 vdekje, një e moshës së re 20-vjeç dhe një tjetër 55-vjeç”, shprehet Pitushi.
Sipas mjekut reanimator Mihal Pitushi, shkaqet e këtyre rasteve janë të ndryshme. Ato nisin nga vetë individi dhe shoqëria ku
adoleshentët nuk gjejnnë ngrohtësinë për tu ndjerë mirë. Fostoksina mbetet çështje mjaft e diskutueshme, pasi gjetja e saj në tregun e përditshëm është fare e lehtë. Edhe pse shpeshherë është diskutuar për ndalimin e saj në tregun e lirë, një gjë e tillë nuk është realizuar.
Edhe farmacitë bujqësore të cilat e tregëtojnë këtë produkt pa asnjë lloj recete, kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë në përhapjen e dukurisë së vetëhelmimit me fostoksinë. Një gjë e tillë bëhet edhe më shqetësuese, po të kemi parasysh se një pjesë e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale dhe shërbimi shëndetësor, lë shumë për të dëshiruar.
”Këto medikamente duhet të shiten në farmaci dhe të jenë me
recetë. Madje nuk duhet tu jepen adoleshentëve, asnjë
lloj medikamenti”, sugjeron renaimatori.....
Gjithsesi, edhe pse fostoksina është bërë shpesh lajtmotivi i takimeve në tryeza të rrumbullakëta nga shoqata joqeveritare, asnjë tryezë nuk ka mundur t’i thojë ende ”Ndal!” këtij fenomeni.
2 raste në javë
tentativa vetëhelmimi
21 raste në tre muaj
tentativa vetëhelmimi
2 raste në tre muaj
vdekje me vetëhelmim