Buçkovski viziton Shqipërinë
05/01/2005 Me ftesë të Kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, homologu i tij i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, do të vizitojë vendin tonë. Në axhendën e tij dyditore, në datën 8 dhe 9 janar, Buçkovski do të zhvillojë bisedime me kreun e Ekzekutivit shqiptar, ku qendra e bisedimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. Gjithashtu Kryeministri maqedonas pritet të zhvillojë takime dhe me Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu. Një temë tjetër e diskutimeve do të jenë dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit, ku stabiliteti konsiderohet si hapi më i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Ndërsa integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian është konsideruar si elementi që bashkon interesat e të dy vendeve