Ligj për kthimin e florinjve
05/01/2005 Gjatë muajit shkurt, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për kthimin e pronave të luajtshme të sekuestruara prej shtetit diktatorial. Burimet kanë bërë të ditur se prej një muaji kanë nisur diskutimet për paraqitjen e një drafti të tillë. Në thelb të propozimit do të qëndrojë e drejta e pronës, e cila është e garantuar si në ligjet shqiptare, ashtu dhe në konventat ndërkombëtare, që janë firmosur prej shtetit tonë. Duke mos pranuar dallime nga prona e luajtshme tek e paluajtshmja, ekspertët pranë LZHK-së, theksuan se nuk është e drejtë që pranohet kthimi i tokave dhe mohohet kthimi i florinjve, apo pasurive të tjera, si bagëtitë, pemët etj. Që janë sekuestruar prej shtetit diktatorial.
Ligji
Deri më tani është pranuar që procesi i verifikimit të një prone të sekuestruar do të bazohet në dokumentet që ka ish-pronari. Në këtë mënyrë, ekspertët kanë shpresuar se vetë ish-pronarët kanë ruajtur procesverbalin e dhënë në momentin e konfiskimit të pasurisë. Gjithsesi, një tjetër mundësi për verifikimin e pretendimit të pasurisë janë dhe dokumentet e Arkivit të Shtetit, apo të institucioneve të tjera. Ndërsa dokumentet e Bankës së Shtetit, janë parë si një mundësi më e mirë e garantimit të procesit të kthimit të pronave të luajtshme. Nga ana tjetër është kërkuar që e gjithë procedura të monitorohet prej komisionit shtetëror të kthimit dhe kompensimit të pronave. Procedura pritet që të jetë e njëjtë me atë të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave të luajtshme.
Kërkesa
Gjatë muajit korrik të vitit 2004, deputetët kanë debatuar gjatë në lidhje me kthimin e
pronave të luajtshme. Një pjesë e mirë e parlamentarëve kanë kërkuar që kjo çështje të përfshihej në draftin për tokat. Por ka qenë pretendimi i qeverisë, ku është thënë se ka vështirësi në verifikimin e pronave të luajtshme, që kanë detyruar deputetët që ta shtyjnë këtë draft për më vonë. Ky vendim është shoqëruar me kërkesën që projektligji në fjalë të paraqitet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Madje, ka qenë Komisioni i Ligjeve dhe ai i Bujqësisë që ka këmbëngulur në përcaktimin e një date për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Por, dhe pse kanë kaluar 6 muaj nga kjo kërkesë, ende nuk është parë një zgjidhje. Kjo ka detyruar ekspertët e LZHK-së që të marrin një iniciativë, për ta paraqitur në Kuvend në muajin shkurt. Burimet thanë se për këtë draft është kërkuar dhe mendimi i shoqatave të ish-pronarëve, të cilët kanë më shumë statistika për pasuritë e ish-pronarëve.