PS-PD, në garë për seancën
05/01/2005 Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur garën e firmave për të kërkuar seancën e jashtëzakonshme, ku do të votohet kodi zgjedhor. Zbatimi i rekomandimeve të vëna nga OSBE/ODHIR dhe Bashkimi Evropian, duket se kanë detyruar të dy forcat kryesore të politikës shqiptare të plotësojnë afatet e vëna brenda muajit janar të këtij viti. 30 deputetët të PS-së dhe 29 të PD-së, kanë shprehur vullnetin për një seancë urgjente. Shkak për këtë garë duket që është fakti se në mesin e janarit në Shqipëri do të vijnë ekspertët e Task-Forcës, ku objekti i takimit me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare do të jetë kuadri ligjor i zgjedhjeve. Përgatitja e terrenit për zhvillimin e këtyre negociatave ka vënë në lëvizje përfaqësuesit e politikës shqiptare, që kanë ndezur sinjalet e alarmit. Por, jo më larg se më 24 dhjetor, PD dhe PS kanë dështuar në marrëveshjet mes tyre për ndarjen e re të zonave elektorale, duke rrezikuar reformën zgjedhore dhe natyrisht dhe zgjedhjet e ardhshme. Bllokimi i situatës së krijuar në fund të vitit 2004 mund të zgjidhej vetëm me bisedimet në ditën e fundit të vitit. Ndërsa vetëm seanca e jashtëzakonshme është parë si zgjidhja e vetme, në prag të takimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Duket se kjo situatë ka sjellë në një mendje socialistët dhe demokratët. Por, nuk dihet se kujt do t'i jepet merita për këtë iniciativë. Vullneti i përbashkët për një seancë të jashtëzakonshme shoqërohet dhe me deklarata se kush ka bërë i pari kërkesën për të thirrur Kuvendin në seancë urgjente, ku të miratohen ndryshimet në kodin elektoral. Paraditen e së hënës pritet të fillojë seanca, e cila, përveç vullnetit për t'u mbledhur, duhet të shoqërohet dhe me konsensusin e forcave kryesore për të miratuar reformën zgjedhore.
Deklaratat
Zëdhënësi politik i Partisë Socialiste, Gjergji Koja, tha në një konferencë për shtyp se, "duke u nisur përgjegjshmëria politike për të kryer me sukses reformën zgjedhore, PS i ka drejtuar një kërkesë Kryetarit të Kuvendit më datën 03. 01. 2005, që të thërrasë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentin, për të miratuar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor". Megjithatë, dhe vendimi i socialistëve ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Ruçit dhe Topit për reformën elektorale, ku u vendos që një grup ekspertësh të punojnë për të hartuar ndarjen e re zonale, sipas kushteve të caktuara nga forcat politike. Në këtë draft, palët kanë rënë dakord të shfuqizojnë ligjin aktual "Mbi ndarjen e zonave zgjedhore" dhe të përgatisin e të miratojnë një ligj të ri, që do të përcaktojë 100 zona zgjedhore me një numër përafërsisht të barabartë zgjedhësish dhe me një shmangie prej jo më shumë se 10 për qind nga numri mesatar i zgjedhësve në një zonë elektorale.