"Buda i Vogël" i Nepalit përsëri ngre pikëpyetje
Sipas të dhënave të policisë së Nepalit, djaloshi, që tashmë njihet si Buda i Vogël, pasi konsiderohet nga pasuesit e vet si rimishërimi i Budës, është zhdukur përsëri në thellësi të xhunglës, pas dyshimeve të shumta të shprehura nga studiues skeptikë, që nuk shohin asgjë të përbashkët mes djaloshit e individit më të rëndësishëm të budizmit. 18-vjeçari Ram Bahadur Bomjam u bë i famshëm në vitin 2005, pasi disa pasues të tij dëshmuan se qe në gjendje të meditonte për muaj të tëra, krejt i palëvizshëm, pa ujë e pa ushqim.
"Bomjam u fut në thellësi të xhunglës orët e vona të së premtes, ndërkohë që të gjithë pasuesit u larguan thuajse menjëherë pas tij", tha për agjencinë e lajmeve AFP një zyrtar policie i distriktit Bara, 60 kilometra larg nga Katmanduja. "Buda i Vogël" u rishfaq ditët e para të këtij muaji, pasi pasuesit e tij kishin bërë me dije në vitin 2007 se djaloshi do të meditonte për tre vite pa ndërprerje në një strehim të nëndheshëm, megjithëse djali është parë në të paktën dy vende. Gjatë dhjetë ditëve të shfaqjes së fundit ka bekuar mijëra besimtarë, që vinin ta vizitonin pareshtur në xhunglën e dendur të zonës.
Presidenti i Këshillit Budist të Nepalit tha se deklarata e pasuesve të djaloshit, që nuk kanë asnjë dyshim se ai është rimishërimi i Sidarta Guatamës (themeluesi i budizmit), nuk janë të besueshme. "Nuk besojmë se është Buda. Nuk zotëron cilësitë e Budës", tha presidenti i kësaj qendre për studimin e budizmit në Katmandu. "Mund të ketë arritur rezultate shumë të larta për sa i përket meditimit, por kjo nuk mjafton për ta konsideruar rimishërim të Budës. Një Budë ka nevojë për eksperiencë të gjatë në jetë, dikush që nuk e ka parë botën me sy, nuk ka si të jetë Buda".
Dhe pse është zyrtarisht shtet laik nën qeverinë e re maoiste, Nepali - ku 80 për qind e banorëve janë hindu dhe 11 për qind budistë - mbetet një vend me prirje shumë të forta shpirtërore. "Ky është një vend ku njerëzit adhurojnë idhuj e gurë, ndërsa gjithë të shkolluarit nuk besojnë tek e mbinatyrshmja", tha studiuesi i budizmit.
Të premten, rreth 7 mijë vetë u grumbulluan për të dëgjuar fjalët e djaloshit. "Materializmi ka sjellë me vete frikën, shqetësimin dhe mosmarrëveshjet e ka shkatërruar luftë në këtë vend. Njeriu duhet të ndjekë fenë dhe filozofinë për të gjetur lumturinë e brendshme", u tha të pranishmëve Bomjami, gjatë një fjalimi 15 minuta.
Njerëzit u vendosën në një radhë gjashtë kilometër, në pritje për t‘u bekuar nga njeriu që e mendojnë si rimishërimi i Budës. Fermeri 43-vjeçar Singha Bahadur Tamang, i cili kishte udhëtuar tetë orë me autobus për të dëgjuar fjalën e Bomjamit, tha se qe një sakrificë, për të cilën ia vlente barra qiranë. "Kjo është mrekulli dhe ai është rimishërimi i vetë Budës", tha fermeri. "Jam këtu prej dhjetë ditësh dhe ndihem i mrekulluar. Kam gjetur vërtet paqen në këtë vend", shtoi 43-vjeçari.
Bed Bahadur Thing, kryetari i komitetit që organizon eventet që organizohen përreth Bomjamit, këmbëngul se djaloshi mbijeton duke medituar pa ujë e ushqim. "Nuk e kemi parë kurrë të hajë apo të pijë dhe besojmë se është zot në formë njerëzore".
Kur debatet nëse Bomjami është apo jo mishërimi i Budës arritën kulmin, një kameraman francez e regjistroi djaloshin duke ngrënë një frutë, ndërsa një korrespondent i AFP-së e pa duke marrë një sy gjumë. Të premten, vizitorët e shumtë hodhën para nëpër arka të posaçme, por Bed Bahadur Thing nuk pranoi të tregonte shumën e grumbulluar. "Shumë njerëz thonë se e bëjmë këtë për para, por ne shpenzojmë për vullnetarët që na ndihmojnë, ushqim, siguri e mirëmbajtje", shpjegoi Thing. "Tani që u kthye përsëri në xhungël, do t‘i bëjmë publike të ardhurat tona".