Kush fitoi?
Pas një tensioni politik prej 8 ditësh, Parlamenti zgjidhi një nga nyjet e mprehta të politikës në prag fushatash zgjedhore: Problemin e Kodit Elektoral. Dy partitë e mëdha, që me një konsensus të paprecedent për demokraci të përparuar e jo më për këtë tonën të gjymtuar brinjë më brinjë, kaluan me një shpejtësi rekord dhe në afate të paparashikuara ligjin bazament të zgjedhjeve të ardhshme. Megjithëse zëdhënësit e dy partive jepnin garanci publike për një arritje të madhe dhe një standard shumë të lartë demokratik, ato nuk ndiheshin të gëzuar për këtë, bile mjaft nga deputetët hynë dhe dolën kokulur, pa mundur dot të realizonin një shprehje hipokrizie si disa kolegë të tyre. Nuk ndodhte në sallë ajo që ndodhte në podium. Të tjera thuheshin me zë e të tjera nën zë, pasi të gjithë e dinin se po gabonin, të gjithë e dinin se nuk po realizonin një marrëveshje të munguar politike, por një skenar të përgatitur nga shefat përkatës dhe që disa muaj më pas, do t‘u kthehet në gijotinën e tyre politike. Prandaj nuk festonin atë që konsiderohej si sukses i politikës së re. Arsyet janë disa.
Sigurisht që, një deputet i përgjegjshëm jo vetëm për mandatin që përfaqëson, por edhe për integritetin politik, nuk ka se si të ndihet i qetë, kur një ligj kalon në Parlament i mbrojtur jo nga logjika juridike, jo nga arsyet që janë në favor e shërbim të publikut, jo nga interesi i demokracisë që mbron të vegjlit nga efekti i majorizimit, por kalon nga skafandra, shkopinj gome, forca speciale, gardhe policësh. Ky precedent, që është i pari në Evropë, sigurisht që vë dyshime serioze për demokracinë shqiptare, për maturimin që duhej të kishte politika jonë pas 18 vitesh pluralizëm, për mungesën e theksuar të konsensusit të domosdoshëm për ligje bazike, që përcaktojnë të ardhmen, por vë në dyshim edhe moralin dhe drejtësinë e këtij ligji. Aq më shumë, kur përpara fillimit të asaj seance vetëm pak deputetë guxuan të kalojnë nga hyrja kryesore në Parlament, ndërsa të tjerët nga dyert anësorë. U mungonte kurajo të ballafaqoheshin me protestuesit, të cilët i bënë një nder të madh demokracisë shqiptare teksa po protestonin për votën e lirë, shenjë e një emancipimi e civilizimi, që mungonin aty, në sallën e Parlamentit. Ndërsa deputetët, duke e ditur se ç‘po bënin, kalonin fshehtas, ashtu siç kalojnë ato që përgatiten për një krim.
Në Parlament, gjithashtu u dëshmua një nga çuditë më të mëdha të politikës së këtij vendi paradoksal në standarde: ai i avokaturës së ligjit nga opozita, kur në çdo rast kjo i takon dhe është detyrë e mazhorancës. Ndodhte kështu, sepse ligji u iniciua dhe u perceptua si fitore politike brenda kampit të majtë nga Partia Socialiste dhe jo si një garanci për zgjedhje të lira e numërim të saktë të votës. Në mënyrë shumë qesharake, disa figura problematike të opozitës socialiste, në vend që të kërkonin përcaktimin e çështjes së kartave të identitetit e problemeve të tjera të infrastrukturës zgjedhore, nga ku kalojnë pa vështirësi manipulimet, përshëndesnin praktika që as janë në dorën e opozitës dhe as detyrë e saj. Megjithëse mungoi debati publik, gjithëpërfshirja dhe mbrojtja e partive të vogla, zëdhënësit e PS-së i përshëndesnin si arritje, kur ato jo vetëm që nuk u bënë, por është detyrimi i mazhorancës në radhë të parë për t‘i iniciuar e realizuar. Por përfaqësuesit e saj heshtnin, pasi rolin dhe përgjegjësinë, e njëkohësisht edhe demonstrimin e forcës, e mori partia opozitare. Pavarësisht se kostoja e këtij protagonizmi do të jetë shumë e lartë në zgjedhjet e ardhshme, ajo e kishte vënë si bast të saj politik miratimin e një ligji që penalizonte aleatët e majtë, duke e konsideruar më të rëndësishëm fitoren mbi Ilir Metën, se sa mbi Sali Berishën. Shumë deputetë socialistë e dinë fort mirë këtë, por nuk guxuan dot, duke afishuar një nënshtrim që jep garanci humbjeje, se fitorja është larguar edhe më shumë tani.
Realizimin e Kodit në kohë, normalisht e ka për detyrim qeveria, së cilës iu kërkua si një standard qëkur u vendosën kushtet për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Opozita socialiste, e cila me mekanizmat institucionalë e politikë nuk mundi ta bënte të mundur këtë në atë periudhë, doli në sallën e Parlamentit dhe e konsideroi si një arritje që Kodi u miratua 8 muaj para zgjedhjeve. Kaq e hutuar dhe e paorientuar politikisht ishte opozita, sa afishonte si fitore e standarde, të gjitha ato detyrime që i përkasin gjithnjë mazhorancës dhe nëse asaj do t‘i mungonte vullneti apo interesi për t‘i përmbushur, kjo soj opozite socialiste jo vetëm që nuk do të kish mundësi t‘ia impononte, por as edhe guxim për ta vënë përballë përgjegjësisë dhe publikut. Sepse ajo po shfaq mungesë guximi për t‘i çuar deri në fund ngjarje që e kriminalizojnë pushtetin aktual, e jo më për të qenë detyruese e përcaktuese për ligje e kode elektorale. Pikërisht se tingëllonte shumë teatrale dhe e pabesueshme kjo meritë e pamerituar e opozitës që Kodi u realizua 8 muaj para zgjedhjeve, shumë deputetë të këtij formacioni jo vetëm që nuk kishin kurajo të festonin, por as ta konsideronin si reale e të vërtetë këtë fitore, që e cilësonte të tillë kryetarja e grupit të tyre.
Mungoi e mungon entuziazmi (përjashtuar ata që e kishin bast të tyrin dhe pjesë të malinjitetit karakterial) lidhur me mbylljen e një kapitulli të vështirë, i cili lidhet me garancitë e standardeve për zgjedhjet e ardhshme, pasi të gjithë e dinë se u detyruan të vinin në rresht për të votuar një ligj që nuk kërkonte 113, por thjesht 84 vota. Por meqenëse mungonte gjithëpërfshirja, pasi 6 parti parlamentare, pra më shumë se ato që e miratuan, e kundërshtuan hapur atë, kërkohej cauzus-i i votave të shumta që të përdoret nesër para faktorit ndërkombëtar dhe faktorëve politikë, që e kanë të vështirë ta kuptojnë gjithë këtë lojë të dy aktorëve përgjegjës për këtë situatë. Duheshin 113 kartonë për ta marrë si certifikatë legaliteti e jo si një konsensus real, sepse ai ishte dhe mbetet shumë i pavërtetë. Duheshin 113 kartonë për argument e jo për një debat që e kishte të domosdoshëm një ligj i tillë kaq shumë i kontestuar, duheshin si argument për të thënë: E shihni nga është shumica e kartonëve! Ani se ato ishin kartonë të ngritur sipas një urdhri të dhënë dhe jo bindjeje, ishin kartonë si investim për të mundur të sigurojnë një kolltuk përsëri dhe jo që mbartnin identitet e integritet. Vetë urdhri për të mos munguar në votim, pasi diskutim as u bë dhe as nuk u tentua për të shfaqur qoftë edhe një mendim kundër, komprometoi legalitetin dhe integritetin e këtij ligji shumë të dyshimtë, komprometoi edhe sigurinë e zgjedhjeve të pakontestuara. Se ato, si në asnjë rast tjetër, vihen në dyshim pa u zhvilluar, vihen në dyshim 8 muaj para, nga pabesitë e fshehura, por edhe ato të identifikuara që ka ky ligj zgjedhor.
Duke ditur se me këtë ligj opozita socialiste po ngushtonte gjithnjë e më shumë hapësirat e fitores së saj në zgjedhjet e ardhshme, por në të njëjtën kohë një pjesë e madhe e deputetëve, megjithëse i jepnin garanci shefit të tyre për besnikëri, ishin të sigurt me mungesën e emrit në listat e ardhshme, nuk gjenin forcë për të gëzuar si ligjvënës për një arritje parlamentare e politike. Të gëzuar ishin dy liderët kryesorë, që përmes këtij ligji i dhanë njëri-tjetrit siguri për të forcuar pozitat delikate ku ndodhen pas ballafaqimeve konkrete me akuza ta certifikuara ku afishohen shifra të frikshme. Ata në fakt mund ta konsiderojnë këtë edhe si fitore, pas atij investimi lëshimesh reciproke me përfitim ekonomik që i kanë bërë njëri-tjetrit përgjatë gjithë kësaj periudhe. Por realisht, politikisht kanë fituar dhjetë deputetët grevistë dhe mbështetësit e tyre, që arritën me sakrificë njerëzore, por pa shumë investim, një mbështetje publike që vështirë se mund t‘ua siguronte fushata elektorale. Duke ngritur vetëdijen e opinionit publik në kërkim të transparencës për procesin e votimit, ata i dhanë dimension të konsiderueshëm edhe grevës së tyre si një veprim me përgjegjësi dhe risk të lartë, por që ia vlen ta ndërmarrësh. Ata mundën të identifikojnë bashkëpunimin e hapur të Berishës me Ramën, tashmë jo përmes disa konferencash shtypi apo debatesh televizive, por një procesi 8-ditor politik në sy të të gjithëve dhe që nuk mund të kontestohet. Deputetët grevistë konsumuan në shumë pak kohë, por në përmasa shumë publike, atë që pak e kanë besuar deri tani: Të vërtetën dhe moralin e paktit të të dy mëdhenjve dhe ç‘fshihet pas tij. Ata u dhanë në radhë të parë militantëve të PS-së dhe PD-së një të vërtetë të hidhur, por të provuar. Dhe kjo është një fitore jo pak e vogël dhe me ndikim përcaktues në zgjedhjet e ardhshme.