Sa e bukur asht kjo Shqipnia jone! (keshtu thone)
Rrallë ndodh, porse kur ndodh, ndodh vërtet ama, që një këngë e vetme të të shtjerë në mendime. Tek e fundit, a nuk është ky qëllimi i këngëve që prej kohëve të Orfeut antik? Vetëm një natë më parë, teksa ndiqnim kthesat e Fanit të madhërishëm të Mirditës për t‘u kthyer në shtëpi, njëra prej radiove të shumta kishte vendosur të transmetonte një këngë, e cila në muzgun e përskuqur të vjeshtës së tretë, të rrethuar nga grija e reve tashmë dimërore, na shtyri në mendime dhe na kujtoi atë që përditë shohim ndër lajme televizive e lexojmë ndër shkrime të kolegëve. Miq e shokë mirditorë i kishim tashmë larg, ndër shkrepa të rreshkura prej historisë së pafundme, me sytë e veshët të kthyer andej nga ne po shkonim, "kah Tirana", atje ku vendosen gjërat e mëdha pas potereve të zhurmshme e protagonizmave, që kanë nisur ta teprojnë ca.
Kënga ishte e një djali të ri italian kantautor (ka shumë gjasë të jetë arbëresh, edhe në mos qoftë, më mirë ta besojmë që është kështu). Ai quhet Simone Christichi. Mbase të apasionuarit pas muzikës italiane e mbajnë mend një këngë, që para disa vitesh fitoi Festivalin e Sanremos. Ajo quhej: "Ti regalero una rosa…" (do të të dhuroj një trëndafil). Teksti bënte fjalë për një njeri që ishte rritur në çmendinë. Nuk i bënte kujt keq, as që e kishte shkuar ndërmend, e megjithatë, të ligjtë, hajdutët, vrastarët, gënjeshtarët, mashtruesit, të gjithë këta e kishin damkosur me nofkën "i çmenduri". Arma e këngëtarit në këngën e parë, bash ajo që e bëri të famshëm, nuk ishte një ‘shotgun‘, as ndonjë ‘kallashnikov‘, as ndonjë vegël tjetër që nxjerr gjak, ishte vetëm një trëndafil.
Pas suksesit të parë, Simone shkroi një tjetër këngë, pikërisht ajo që po dëgjonim në udhën nga Rubiku drejt Pllanës së Lezhës. Ajo bën fjalë për një tjetër personazh, për Pieron. Ky është një gënjeshtar i madh, thjesht gënjeshtrën e ka sëmundje. Ka tentuar të shpëtojë prej saj, por nuk ia ka dalë dot mbanë. Fantazia e tij nuk ka kufij. Eshtë vërtet i paparë në llojin e vet. Për shembull, u rrëfen të tërë miqve se është pikërisht ai që e ka pjerrësuar Kullën e Pizës. Po Piero ka botuar disa libra te "Mondadori", njëlloj si shumë nobelistë nga e gjithë bota. A e dini kush e çoi Italinë të bëhej kampione bote? Sipas këngës dhe sipas Pieros ishte ai vetë. Nuk duhet të keni asnjë dyshim. Piero e bëri Italinë kampione të botës në futboll. Lista e gjërave të pretenduara nga personazhi ynë shkon shumë larg. Për shembull, Piero - sipas tij dhe këngës - ka shumë lidhje me talebanët, madje ai ka edhe një bombë bërthamore në korridorin e shtëpisë së vet të ngushtë. Në këngë, Piero bën plot gjëra deri aty sa ka dashur të djegë veten para Parlamentit italian, por do ti që një rrebesh i papritur i ka shuar flakët vrastare!? Të padëgjuara e të pabesueshme janë këto histori sigurisht, e rëndësishme është që personazhi ynë i beson edhe vetë këto "të pabëra". Në fund të këngës flet autori vetë dhe thotë: Kjo që po ndodh është një absurditet, por ama është krejt e vërtetë… Historia na mëson, porse çfarë na mëson?!
Teksa ktheheshim prej maleve dhe kodrave të zhveshura nga pragdimri, me mirësinë e njerëzve mirditorë në zemër, porse edhe me atë ç‘ka kishim dëgjuar në lajmet e fundit kur diskutohej buxheti i Shqipërisë, pra paratë e shqiptarëve, kjo këngë, kush e di sepse na mbeti në mendje. Forca e gënjeshtrës është kudo - dhe ka qenë gjithnjë e madhe, mjafton të gjesh ata që të besojnë - ajo e zbukuron realitetin, ose e nxin krejt në rastin e kundërt. Gënjeshtra krijon një botë që ne nuk e prekim, porse e kemi ndër mendjet tona. Ajo është vërtet një forcë e madhe. Si thoshte para një dekade një gazetar i shquar: Gënjeshtra është gjithnjë e keqe, kjo as që diskutohet. Por a bën gjithnjë mirë e vërteta? Dikush prej pushtetarëve tanë këtë shprehje jo vetëm e ka dëgjuar, porse ka nisur edhe ta vërë thellësisht e me bindje të plotë në zbatim konkret. Sikur të dëgjonim pushtetarët tanë, Shqipëria është një vend ku lulëzon puna, ku ekuilibri është një mbret i vërtetë. Te ne nuk ka më njerëz që dyshojnë në fuqitë gati-gati hyjnore të qeverisë. Jo kjo nuk është e mundur, përderisa ne përditë shohim Kryeministrin dhe të tjerët pas tij të bëjnë copë shirita inaugurimesh. Të gjitha arritjet e shqiptarëve nuk janë paratë e gjakut të djemve e bijave të këtij trualli. Jo! E kemi fort gabim. Ato janë arritje të politikës, sidomos të qeverisë së fundit. Po a kemi ndonjë problem, apo hall, apo telash? Jo, absolutisht jo! Këto nuk janë gjë tjetër veçse fjalë të ziliqarëve, të komunistëve, të mafiozëve, të të pamoralshmëve. Shqipëria ecën e sigurt drejt së ardhmes "euroatllantike", njësoj sikurse shkonte dikur drejt Traktatit të Varshavës apo miqësisë vëllazërore me Mao Ce Dunin. Eshtë absurde, porse është bash e vërtetë, këtë e thotë dhe kënga që këndohet në një nga vendet e BE-së. Diskutimet e mëtejshme janë fort dashakeqe. Në Shqipëri njerëzit jetojnë disa herë më mirë se sa na la koha e "tollonit". Tash e kemi me të vërtetë. Nuk po gënjejmë. Porse puna asht se e kujt asht merita? Sigurisht e qeverisë, e politikanëve e deputetëve. Mos t‘ju rrejë mendja kot se është e djemve e vëllezërve tuaj që rropaten ende sot e kësaj dite anë e mbanë globit. As që mos t‘ju shkojë ndërmend se shtëpitë e reja që keni janë bërë nga djersa e gjaku juaj. Jo, jo! Kjo është meritë e politikës, sidomos e qeverisë. Kjo Shqipëri që e shohim, por nuk e njohim, asht nji bahçe e begatë, që po shkon pak nga pak në Evropë, në NATO, drejt heqjes së vizave e kështu me radhë. Ani pse edhe kur të kemi viza nuk do të kemi pare të udhëtojmë. A nuk asht e bukur që të jemi ma në fund evropianë? Ma parë për këtë punë janë vra me mijëra vetë në kufi. Politika thotë që kjo kohë mori fund dhe politika sigurisht që ka ma shumë mend se ne. Ndër vatra shqiptare, sidomos tash në prag të dimrit, dëgjohen shumë psherëtima. Shumëkënd nuk e zë gjumi, duke mos e ditur se ç‘do t‘u sjellë fëmijëve të nesërmen për të ngrënë. Fasulet e pakta kanë mbaruar dhe qepët e vjetra kanë nisur të mbijnë, por politika thotë se jetojmë në një vend të bukur dhe ajo - sikurse e kemi provuar vetë - ka gjithnjë të drejtë. Ndër rrugët tona fëmijë të vegjël ende lënë shkollën për të shitur cigare e çakmakë, porse politika thotë se e kemi gabim dhe politika gjithnjë - sikurse e kemi provuar - vetë ka gjithnjë të drejtë. Fshati, buka e Shqipërisë, ka mbetur pa zot. Nuk ka se ku t‘i shesë ato pak gjëra që dalin nga prroskat që mbjell. Porse politika - sidomos kjo në pushtet - na thotë që punët venë mbroth dhe politika na paska gjithnjë të drejtë. Kemi ende fëmijë që nuk venë në shkollë duke bredhur pas dhive, porse ne po shkojmë në Evropë. Kështu na thotë politika dhe politika paskësh pasur gjithnjë të drejtë. Mund të vazhdojmë gjatë me Shqipërinë e sotme. E kemi prekur vetë me dorë, por puna është që politika thotë se jetojmë në një vend të bukur dhe politika paskësh pasur gjithnjë të drejtë.
Për t‘u kthyer edhe një herë tek ai këngëtari që na e çoi ndër mendje këtë shkrim. Fjalia e fundit e tij është: Historia na mëson, porse ç‘na mëson? Në rastin tonë përgjigjja mund të ishte vetëm një. Më mirë ta besojmë se jetojmë në një vend të lumtur e të begatë. Ani se kemi vëllezër që vuajnë e motra që vajtojnë. Ani, ma mirë të besojmë se Shqypnia jonë asht nji vend i bukur. Këtë askush nuk mund ta mohojë. Nuk ka lidhje aspak me politikën dhe as me këngën.