Një pavarësi e kërcënuar!
Një gjendje e re juridike është krijuar në Kosovë javën e fundme, pas deklarimit të "six point of Ban-Ki Moon proposal" për Kosovën. Nga nervozizmi, me të cilin është pritur ky dokument në mjediset politike shqiptare në Kosovë, merret vesh lehtësisht se "propozimi prej gjashtë pikash" i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së shkon në drejtim të përkundërt me përgjigjen e Presidentit Bush në Tiranë, ndaj pyetjes se kur duhej shpallur pavarësia e Kosovës: "Time is now!".
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mendon ndryshe. Tani nuk është koha për pavarësi, "tani është koha që autoritetet e Kosovës t‘i përgjigjen pozitivisht dhe të vlerësojnë si të favorshëm propozimin tim, para së gjithash që gjithë procesi të udhëhiqet e përkujdeset në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit nr. 1244 (1999)" - "Now, it is time for the Kosovo authorities to positively and favourably consider these proposals, so that first of all, all the process can be carried out and conducted in accordance with Security Council resolution 1244 (1999)".
Më shqetësuesja nga të gjitha është fshehja e kujdesshme e 6 pikave të famshme të propozimit të Ban-Ki Moon-it nga politikanët dhe gazetarët. Nervozizëm e panik gjithandej, por pa bërë të njohur vetë dokumentin, cilat janë këto gjashtë pika, që sekretari i Përgjithshëm i përmendi një për një në konferencën e përmuajshme të shtypit të datës 11 nëntor. Në ligjëratë të drejtë, funksionari më i lartë i OKB-së pohon se, pas një këshillimi me të gjithë "interested stakeholders", u ka propozuar Beogradit dhe Prishtinës të fillojnë bisedimet për një marrëveshje të re kompromisi, që përfshin sipas radhës:
1. policinë;
2. doganat;
3. gjykatat;
4. transportin dhe telekomunikacionin;
5. administrimin e kufijve dhe;
6. objektet e kultit fetar.
Për më tepër, vetë Ban-Ki Moon, në të njëjtën deklaratë saktëson pa asnjë ekuivok se "six points" e propozimit të tij janë vlerësuar e pranuar nga autoritetet serbe ("it was agreed by the Serbian government") dhe shumë shpejt do të mirëkuptohen pasi të jenë kapërcyer "some reservations and opposition by the Pristina government".
Propozimi prej 6 pikash që Ban-Ki Moon u ka bërë palëve jo vetëm që është sekretuar në një mënyrë të habitshme, por, madje, nuk është përmendur as fakti që vetë administrata e OKB-së e pranon: që dy prej pikave të kompromisit, ajo e doganave dhe e policisë, janë "two points that challenge republic of Kosovo constitution". Në të vërtetë është edhe më keq. Propozimi i Ban-Ki Moon, që nuk është një nismë vetjake e sekretarit të Përgjithshëm, por një projekt për të cilin është thirrur të diskutojë e të vendosë vetë Këshilli i Sigurimit, "possibly by the end of this week". Ky projekt rrudhos në mënyrë shkatërrimtare integritetin dhe sovranitetin, edhe deri më tani të kufizuar të Kosovës, dhe rikthen autoritetin e Beogradit në një varg fushash nevralgjike. Shkurt dhe shqip: nuk është fjala thjesht për "dypushtetin" në Mitrovicë, që ka ekzistuar edhe në periudhën e Rajhut të Tretë; as për "vijën më veriore të pranisë shqiptare" - "gjegjësisht vijën më jugore të pranisë serbe", sikurse ka qenë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, sipas statutit të Mitrovicës. Problemi është më i thellë dhe më i ndërlikuar. Nuk është fjala për "Kosovën e vogël", që u duhet serbëve në jug, por për Kosovën në tërësi.
Fshehja e projektit të propozuar nga Ban-Ki Moon natyrisht që nuk është bërë për të ruajtur autoritetin e sekretarit të Përgjithshëm. Sepse, sikurse shprehet ai vetë, propozimi është bërë pas disa këshillimeve me autoritetet më të larta të Bashkimit Evropian. Fshehja e nismës më të re të rregullimit formal-juridik të statusit të Kosovës, duke ia lënë dyert hapur Serbisë në ato nyje që përbëjnë shtetësinë vetë, ka të bëjë me një vetëdije anakronike të mashtrimit të vetes dhe të popullit, me vetëdijen e ruajtjes së një optimizmi fals, që përditë e më shumë e ngarkon të ardhmen e Kosovës me një kosto të papërballueshme.
Kush ua ka mbyllur gojën protagonistëve të veprimit politik jo vetëm në Kosovë, por dhe në Tiranë, që e kanë reduktuar gjithë përmbajtjen e nismës te "dypushteti në Mitrovicë"? Nuk mund të fshihet: thjesht fakti që në brendësinë e tyre peshojnë më shumë interesat e protagonizmit vetjak se interesa të mëdha përbashkuese kombëtare. Pikërisht prej këndej vjen dhe qetësia e propozuesve, kur shprehen tekstualisht se autoritetet e Prishtinës do të veprojnë me ndjeshmëri prakticizmi, realizmi dhe lëvizshmërie.
Gjashtë pikat e propozimit të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në fakt nuk janë ndonjë e re krejt e papritur për botën shqiptare. Me një dëshirë të pa frenuar, shqiptarët nxituan të gënjejnë veten menjëherë, pasi Presidenti amerikan, Bush, tha në Tiranë se "koha për pavarësi është tani". Televizionet dhe të përditshmet nxituan të shpallin me bujë se fati i Kosovës u garantua. Një vetëdije rajaje u shpërfaq menjëherë si epidemi në gjithë mjedisin shqiptar. Një ngutje si në maratonë, kush të pohohet më entuziast se tjetri. Në të vërtetë, pohimi i Presidentit Bush kishte përmbajtjen dhe duhej kuptuar në formën "koha për shpalljen e pavarësisë është tani". Ai nuk u pyet sa do të zgjaste procesi i njohjes së shtetësisë së Kosovës. Emisarë të diplomacisë amerikane, si ish-ambasadori Hollbruk, pohuan shqip se nuk është e thënë që pavarësia të kuptohet si "barazi në të drejtën ndërkombëtare të shtetësisë", sepse dhe vende të tjera, si Tajvani, kanë njohur zhvillime të shkallës më të lartë, pa qenë anëtarë të OKB-së.
Tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se statusi i Kosovës nuk po shkon kah shtetësia, në kuptimin terminologjik të fjalës, por kah evropianizimi i saj si një rajon që qeveriset me rendin e bashkësisë dhe nën autoritetin e saj. Më saktë, një rajon (fr. "provence") evropian jashtë sundimit të Beogradit, por jo dhe jashtë kontrollit të pjesshëm të tij. Ajo që po ndodh sot në Kosovë është një zgjidhje "ad hoc" e autoriteteve ndërkombëtare, me të cilën nuk bie ndesh as projekti i Ban-Ki Moon-it. Nëse të gjitha vendeve të ish-Lindjes, BE u bëri të qartë se rruga e integrimit kalonte përmes kapërcimit të problemeve ndërkombëtare, në rastin e shqiptarëve dhe serbëve zgjidhja u zbatua në invers. Me një fjalë, në fillim pranojmë problemin (Kosovën, ashtu si ajo e quan veten) dhe pastaj palët e vonuara. Deri atëherë, as pavarësia dhe as kufiri nuk do të kenë më vlerë.
Mendjelehtësia e veprimtarëve politikë të shqiptarëve në Kosovë e në Tiranë shprehet edhe më qartë në duartrokitjet që provokojnë nga tribunat e konferencave të shtypit sa herë që numri i vendeve që deklarativisht e kanë njohur pavarësinë e Kosovës shtohet nga 50 në 51, ose nga 51 në 52. Rrallëkush nuk trembet për ta prishur qetësinë, për të rrezikuar rishtas status quo-në, për të tronditur ata të paktë që kanë fuqi të tronditen, për të shtruar çështjen tejet të vështirë, që rruga e mundimshme prej pushtetit (qeverisjes) drejt shtetit (barazisë me subjektet e botës së sotme) nuk është një çështje e vulosur me tapi, madje nuk është më as një çështje evropiane apo euroatlantike. Kosova në fakt ka marrë deri më tani vetëm "votat e solidaritetit" dhe çdo votë të re duhet ta meritojë fort, duke dëshmuar para syve të botës se arrin t‘i ushtrojë prerogativat e shtetësisë, se di të lundrojë në detet e rrezikshëm të pragmatizmit e të lobingut, se di të zgjedhë partnerë duke neutralizuar argumentet emocionalë kundër saj. Janë të paktë ata që nuk mund të gënjehen lehtë duke shtuar një herë në muaj një votë plus në listën e shteteve që e kanë njohur Kosovën, sepse tanimë është krejt e qartë se peshojnë shumë më tepë "votat në grup":
1. Mbi 50 vende arabo-islamike, të cilat as e kanë kapërcyer dhe as munden, të paktën tani për tani, ta kapërcejnë antiamerikanizmin e tyre, thjesht për dashamirësi ndaj shqiptarëve (përjashtuar Turqinë dhe Malajzinë, ndoshta dhe Iranin, që, përmes ambasadorit të vet në Tiranë, ka pohuar se "ne nuk mund të njohim një vend që nuk na e ka kërkuar njohjen");
2. Më shumë se 30 shtete gjysmë-sovjetike gjysmë-jugosllave që i bashkon në votën kundër lidhja gjenetike me Serbinë;
3. Dhe po ashtu ndoshta afro 50 shtete të tjera, afro dhe latino-amerikane, te të cilat ende është në veprim kulti i simpatisë për ish-Jugosllavinë-lider të vendeve të "botës së të paangazhuarve", hija e dikurshme e kreut të "botës së tretë" jashtëbllokiste.
Vetëm kur të bëhet pyetja se çfarë na mungon, jo çfarë kemi arritur, mund të bëhet fjalë për dalje nga vetëmashtrimi dhe njerëzia nuk do të bëjnë me faj Ban-Ki Moon-in, por vetëdijen e rajasë të vetë liderëve të tyre.