Liderët myslimanë kritikojnë sharjet ndaj Obamës
Liderët shpirtërorë të komuniteteve myslimanë afro-amerikanë të Nju Jorkut kritikuan ashpër një mesazh të Al Kaedës, ku sulmohej Presidenti i sapo zgjedhur, Barak Obama përmes një gjuhe me ngjyrime të forta racore. Imamët i quajtën komentet e regjistruara nga numri dy në hierarkinë e Al Kaedës, Ajman Al Zavahiri, si "fyerje" e drejtuar nga njerëz që "historikisht kanë qenë të shkëputur nga komuniteti afro-amerikan në përgjithësi dhe nga myslimanët afro-amerikanë në veçanti".
"Ne ndihemi të fyer në çastin kur dikush merr përsipër të flasë në emër të komunitetit tonë, në vend që të na lënë nderin dhe dinjitetin të shprehim vetë mendimet tona", thanë liderët fetarë në një deklaratë të përbashkët, të lexuar gjatë një konference shtypi në Qendrën Kulturore dhe Edukative Memoriali i Malkom X dhe Beti Shabaz.
Deklarata e Al Kaedës, një mesazh audiofonik në gjuhën arabe e me titra në anglisht, me kohëzgjatje 11 minuta e 23 sekonda, u shfaq në site të ndryshme të internetit, të mërkurën e kësaj jave. Autenticiteti i saj nuk është mundur ende të vërtetohet. Në mesazh thuhej se Obama përfaqëson "të kundërtën e asaj që duhet të jetë një afro-amerikan i ndershëm" si Malkolm X.
Zëri i regjistruar, përgjatë mesazhit, thoshte se Kolin Pauell, ish-sekretar i Shtetit dhe Kondolesa Rais, sekretarja aktuale në administratën Bush i përshtaten asaj që Malkolm X i përkufizonte si "skllevër shtëpish". Në një përkthim në anglisht të mesazhit përdorej termi "negro shtëpish", termi me të cilin Malkolm X përkufizonte zezakët që viheshin tërësisht në shërbim të të bardhëve. Saktësisht termi u referohet skllevërve që punonin brenda shtëpive të zotëve të bardhë. Sipas asaj që thoshte Maklolm X, këta lloj skllevërish, ishin shumë më të bindshëm, më të butë e më të nënshtrueshëm se ata që punonin fushave.
Malkolm X, aktivisti tepër i gjallë afro-amerikan, i viteve pesëdhjetë-gjashtëdhjetë, qe një prej anëtarëve dhe liderëve më të hershëm të Kombit të Islamit. U largua nga grupi në vitin 1963 pas zhgënjimeve prej liderit të atëhershëm të kësaj organizate Elija Muhamed, por pa hequr dorë nga feja myslimane. Një gjë e tillë shkaktoi ashpërsimin e marrëdhënieve mes tij dhe krerëve të grupimit. Pas muajsh të gjatë të mbushura me kërcënime për jetën, Malkolm X u vra nga disa anëtarë të Kombit të Islamit, të cilët i qëlluan 16 herë në distancë të afërt. Tre njerëzit që kryen atentatin fillimisht u dënuan, por më pas u falën.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Imami Al Haxhi Talib Abdur Rashid, duke sjellë në kujtesë trashëgiminë e Malkolm X, tha se aktivisti i madh "i qëndronte besnik parimeve të të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes së vetvetes, ashtu si edhe kishte besim te ligji ndërkombëtar. Ai do të qe distancuar, ashtu siç distancohen sot liderët e myslimanëve afro-amerikanë aktet e politikës ekstremiste".
Edhe Këshilli i Marrëdhënieve Amerikane-Islamike i dënoi komentet e Al Zavahirit përmes një deklaratë të lëshuar një ditë pas mesazhit në internet. "Si myslimanë dhe si amerikanë, nuk do lejojmë kurrë që grupe terroristë apo liderë terroristë, përmes metodave të gënjeshtërta, të na përfaqësojnë ne apo besimin tonë", shkruhej në deklaratë. "Ne gjemë rastin edhe një herë të distancohemi nga veprimet, fjalët apo qëndrimet e Al Kaedës, duke dënuar me këmbëngulje të gjitha format e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar".