E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon: Jam portieri dhe babai më i mirë në botë

Edhe mbrëmjen e të
mërkurës kundër Spanjës
ishte një nga më të mirët në
fushë. E pavarësisht se nuk mundi
të bënte asgjë përballë David
Vijës, tregoi edhe njëherë se është
një nga portierët më fortë sot në
botë, një pikë kyçe e Italisë së Roberto
Donadonit, që në Evropian
mund të luajë një rol thelbësor për
të çuar në shtëpi titullin më të
rëndësishëm që pas Botërorit të
2006-ës. Ai është cilësuar si portieri
më i mirë në botë, madje Lipi
ka thënë për të se është i jashtëzakonshëm
edhe kur fle. Ka firmosur
me Juven deri në 2013, ndërkohë
që të pasurit e një anëtari tjetër në
familje i ka shtuar më shumë
dëshirën për të qenë në fushë deri
kur të mos mundet më. "Nuk do të
heq dorë kurrë nga porta, deri kur
të mos kem më fuqi", shton. Që
nga viti 2003 është më i miri në
botë. UEFA e ka vlerësuar me
çmimin si portieri më i mirë i vitit
2002-2003 të Champion League,
ndërsa FIFA si portierin më të mirë
të Botërorit të 2006-ës. Vetëm pak
kohë më parë fitoi një tjetër çmim,
"Portieri i Vitit", që iu dorëzua nga
IFFHS ("Federata Ndërkombëtare
e Historisë dhe Statistikave të Futbollit")
për të katërtin vit radhazi
(2003, 2004, 2006 e 2007). Është
një nga më të mirët e të gjitha kohëravekrahasuar
me Jašin, Banks
dhe Zof. I lindur në një familje
sportistësh, ku e ëma ishte një kampione
në hedhjen e diskut, babai
gjithashtu, ndërsa dy motrat
volejbolliste të famshme, Xhixhi,
siç e thërrisnin që fëmijë, ishte tifoz
i çmendur i Xhenovës. "Kam
nisur të luaj futboll që në moshën
gjashtëvjeçare, por nuk më ka
pëlqyer asnjëherë që të isha portier.
Më shumë më pëlqente të
shënoja gola", nis të tregojë ai.
Ndoshta për dashurinë e madhe
që kishte ndaj futbollit, nisi një
shkollë të mirëfilltë futbolli dhe
për shkak edhe të formave fizike,
vendosi që të bëhej sulmues. Ishte
vetëm 13 vjeç kur kaloi te Parma
dhe në moshën 14-vjeçare u
detyrua të luante në portë, pasi të
dy portierët ishin të dëmtuar. Pas
dy javësh do të bëhej portieri titullar.
Debutimi i tij në serinë A do
të ishte në vitin 1995 me ndeshjen
Parma-Milan, kur ishte vetëm 17
vjeç dhe në Kupën UEFA vetëm
një vit më vonë, 18 vjeç. "Gjërat
ndryshuan tërësisht. Nuk e kisha
portier. Ëndrra ime ishte të
bëhesha një sulmues i zoti". Sot,
Xhixhi, ashtu siç i pëlqen ta thërrasin
për t‘u ndjerë më mirë, thotë
se në futboll kërkon që gjithçka,
qoftë edhe fitoret personale, t‘i
ndajë me skuadrën. "Ëndrrat e
mia në fushë nuk kanë të bëjnë
aspak me sukseset e mia personale.
Sigurisht, të shpallesh portieri
më i mirë i vitit, apo i kampionatit,
është një kënaqësi e veçantë, por
për mua është shumë herë më e
rëndësishme nëse arkivoj suksese
me skuadrën dhe t‘i ndaj
emocionet me shokët e mi të
skuadrës, si për shembull fitoren
e Kupës së Botës, Evropianit apo
Champions League". Kur është
në formë të shkëlqyer, të gjitha
kanë frikë nga ai, madje edhe ata
që rrallë herë gabojnë para
portës. Si ia bën që të jetë kaq në
formë? "Përgatitja përpara një
ndeshjeje dhe ushqimi luajnë një
rëndësi të madhe në formën fizike
të një portieri. Kur ndeshja
është një darkë, zakonisht nga ora
pesë e pasdites, ha ndonjë gjë të
lehtë, si për shembull makarona
me vaj ulliri, apo çaj me biskota,
ndërsa kur ndeshja është në
mesditë, ha pak bukë të thekur,
ose makarona me djathë rreth
orës 11:30. Në gjithë këto vite në
fushë gjithmonë kam ngrënë të
njëjtin lloj ushqimi para një
ndeshjeje". Mos ndoshta
e gjithë kjo ka të bëjë me
supersticionin. Bufon
thotë jo. Ai
pëlqen t‘i kushtojë
më shumë
rën-dësi besimit
në vetvete,
se sa riteve
apo zakoneve
të caktuara për
t‘i sjellë fat. Në
punën e tij thotë se
një rol të rëndësishëm luajnë
edhe dorezat, sepse për të ato
janë të vetmet që e bëjnë të ndihet
i sigurt kur përballë ka Kakanë,
Shevçenkon, apo Kristiano Ronaldon.
"Zakonisht më pëlqen t‘i
ndërroj shpesh dorezat dhe gjëja
e parë që shoh sapo i vë në dorë
është dizajni i tyre. Jam i fiksuar
pas tij, sepse është i rëndësishëm
për të të bërë që të ndihesh mirë.
Po ashtu edhe materiali është
shumë i rëndësishëm. Duhet të
jetë i butë dhe i qëndrueshëm,
për të mos dëmtuar duart nga
gjuajtjet e forta të kundërshtarëve".
Por, ajo që po e shqetëson
më shumë Xhixhin në këtë
periudhë, është dhimbja në
shpatull. "E vërteta është se pasi
të siguroj se Juve e ka të sigurt
vendin e saj në Champions, më
duhet të pushoj për të paktën 3
javë, pasi problemet me shpatullën
nuk janë larguar akoma",
vazhdon më tej. E në fakt pas
hipotezash mbi gjendjen e tij fizike,
që ka mbajtur në ankth
Ranierin dhe Donadonin, ka
qenë vetë gardiani bardhezi që e
ka deklaruar hapur: Ndihem
mirë, por jo shumë mirë. Nuk jam
në formën time më të mirë, ndaj
më duhet pak pushim. Të paktën
20 ditë. Shpresoj që t‘i bëj para
Evropianit, për të qenë në formën
time më të mirë". Zgjidhja sigurisht
që ekziston, në të kundërt
ankthi i Donadonit nuk do të kishte
fund. Me pak fjalë, duhet që
Juve ta zgjidhë sa më shpejt çështjen
e Champions, pastaj pak
pushim për të qenë më i mirë në
Evropianin që starton pas pak
muajsh. "Nëse jemi në rrezik, do
të luaj. Nuk është e vërtetë që nuk
mund t‘i luaj dot tri ndeshje në
javë. Ajo që është e vërtetë ka të
bëjë me faktin se më duhet patjetër
të kurohem". Gardiani i
portës juventine nuk nguron të
flasë edhe për kurat që i duhen
për shërimin e plotë: "Nuk ka
aspak nevojë për operacion.
Mund të shërohem me terapi fizike
dhe pushim absolut". Po
humbja me Spanjën? "Mos thoni
që Spanja
fiton miqësoret, ndërsa ne ndeshjet
e rëndësishme në përballjet
me të. Këto janë biseda kot. Është
plotësisht e vërtetë se Italia në
ndeshjet e rëndësishme mundohet
të luajë me shpirt dhe nuk
gabon". Në fakt, Bufon ka të
drejtë. Me të në portë dhe në
formën e tij më të mirë nuk është
e lehtë të shënosh. Çudi, edhe pse
sapo ka mbushur të tridhjetat,
duket më i ri nga ndeshja në
ndeshje, madje nuk beson aspak
se po i afron pleqëria. Ndoshta
vendimi për të hequr dorë nga ajo
që dëshiron më shumë në botë
është i vështirë. "E njoh mirë vetën
time. Tri vitet e fundit nga pikëpamja
fizike dhe psikologjike kam
qenë në formë të jashtëzakonshme.
Do të më keni në fushë deri
40 e ca vjeç", shton duke qeshur.
Thotë se nuk e mban mend gabimin
e tij të fundit, pasi atë në
ndeshjen me Spanjën ku u gjunjëzua
përpara këmbëve të Vijës,
nuk e quan të tillë: "Jam i shqetësuar
paksa. Kam kaq kohë që nuk
e kam bërë një të tillë dhe tani kam
frikë se do të vijë nga çasti në çast".
Megjithatë, gabimet janë njerëzore
dhe jeta është e mbushur plot
me të tilla. "Kur bëj ndonjë gabim,
nuk e kam fare mendjen në vend.
Mezi pres të hënën që të shkoj t‘i
kërkoj të falur trajnerit, për t‘u
ndjerë paksa më mirë. Më kujtohet
javët e para të Juves, bëra dy
apo tre njëri pas tjetrit, por prapë
nuk e dorëzova. E dija se pa bërë
gabime nuk mund të mësoja. Që
atëherë kanë kaluar shumë kohë
dhe unë jam përmirësuar
shumë". Thotë se nuk është ziliqar
për shokët e tjerë dhe se i pëlqejnë
gjërat e bukura në futboll.
"Zakonisht në sport mes
kolegësh ka zili dhe ambicie. Por,
me mua nuk ndodh kështu. Çdo
herë u uroj kundërshtarëve
shumë fat, edhe pse kjo shpesh
mund të peshojë në kurrizin tim.
Më kanë pëlqyer Dida, pritjet e
mrekullueshme të Julio Sesarit,
apo Donit. Gjithmonë i kam komplimentuar
kur kanë arritur të
bëjnë mrekullira, ashtu si ata
mua". Megjithatë, një
idhull në jetë e ka. "Deri
në moshën 13-vjeçare
kam qenë një mesfushor
shumë i mirë,
por një
d i t ë
im atë, që është një atlet,
më tha përse nuk provon të
bësh diçka tjetër, për shembull të
bëhesh portier. Më entuziazmoi
aq shumë ideja, pasi me dorashka
në duar e mendoja veten si
N‘Kono, që është edhe idhulli im.
Edhe sot e mbaj mend përmendesh
formacionin e Kamerunit
në Botërorin e ‘90-ës, kur
mbanin veshur fanella prej
sfungjeri dhe sinqerisht më
dhimbseshin. Që atëherë është
idhulli im absolut". Ata që e njohin
tregojnë se gjithmonë është
dalluar për zgjedhje të çuditshme
në jetë. Madje kur të gjithë bënin
tifo për Napolin e Maradonës,
Xhixhi çmendej për Xhenovën
dhe Peskarën e Juniorit dhe Sliskovicit.
Po ndryshe nga miqtë e tij,
nuk është fare i dhënë pas makinave.
"Kam një ‘Lancia‘ të vjetër,
por me të ndihem mirë", vazhdon.
Por, përveç futbollit, ajo që
ia gëzon më shumë jetën portierit
juventin është edhe anëtari më
i ri i familjes Bufon, Luis Tomas.
"Të kesh një fëmijë në moshën
tridhjetëvjeçare është diçka e jashtëzakonshme,
të bën të ndihesh
më i rritur. Të kesh një fëmijë dhe
të jesh një njeri i besueshëm, siç
jam unë për Alenën, të bën ta
ndiesh më pak të kaluarën dhe të
jep njëkohësisht shumë shtysa
për të jetuar të tashmen".
Vogëlushi Luis Tomas, që lindi 28
dhjetorin e kaluar, i ka të gjitha
gjasat për t‘u bërë një yll, me babain
si një nga më të mirët e portës
dhe të ëmën, një yll pasarelash.
"Unë dhe Alena jemi dy prindër
të zënë me punë, ndaj për këtë
arsye përpiqemi ta ndihmojmë sa
më shumë njëri-tjetrin. Jam
shumë i lumtur t‘i ndërroj pelenat,
ta ushqej, por momenti më
i bukur është ai kur Tomas bën
banjë. Nuk dua të humbas asnjë
çast, dua ta shoh në çdo moment
teksa rritet", thotë Bufon. Po
përse Luis Tomas? "Sigurisht që
pas këtij emri qëndron diçka.
Luis, thotë Bufon, është një emër
çek dhe më pëlqente që t‘i bëja
një dhuratë Alenës që më kishte
dhënë mundësinë për ta
zgjedhur unë emrin, ndërsaTomas
sepse është emri i N‘Konos,
njeriut që më ndryshoi karrierën e
që për mua ka qenë një model,
njeriut që më bëri portier. N‘Kono
më mori në telefon për të më uruar
kur lindi djali. Ju bë shumë qejfi
që emri kishte lidhje me ‘adhurimin‘
tim ndaj tij. Por si tani kujtoj
fjalët e Donadonit që më tha:
Kemi një portier edhe për vitet e
ardhshme, ndërsa unë iu përgjigja:
Po, nëse nuk zgjedh të bëhet
model, apo të veshë fanellën
çeke". Në të vërtetë, ardhja e Luis
Tomasit për Bufon është dhurata
më e çmuar e Zotit. "Nuk e di, por
edhe kur nuk ndihem mirë, kur
shoh Alenën me djalin në prehër
në tribunë, e gjej forcën. Sepse ata
janë gjithçka për mua. Jam babai
më i lumtur në botë". Të qenit
prind e ka ndryshuar. Ka bërë që
gardiani i Kombëtares italiane dhe
Juventusit të merret me bamirësi
dhe të kujdeset më shumë për
fëmijët në nevojë. "Një pjesë e
mirë e të ardhurave tona na
pëlqen t‘i japim për bamirësi. Të
qenit prind na ka bërë më të
ndjeshëm. Pastaj, në çdo çast të
duhet të mendosh se në çdo cep
të botës ka fëmijë që vuajnë dhe
kjo është vërtet e tmerrshme. Po
koha e lirë? "Fatkeqësisht nuk kam
shumë kohë të lirë, por nëse do të
kisha më shumë, do më pëlqente
të luaja tenis apo të shihja televizion.
Megjithatë, Xhixhi Bufon pranon
se ka një raport të mirë me internetin
dhe teknologjinë: "Kam
bërë blerje në E-bay, filma të
vjetër të Tex dhe Dylan Dog". Por
një tjetër dëshirë për kohën e lirë
është edhe loja me Playstation.
"Mezi po pres që Tomas të rritet e
të luajmë bashkë". Në fund, disa
këshilla për të gjithë ata që duan
të ecin në gjurmët e tij. "Një gjë e
vogël, por shumë e rëndësishme
për portierët që duan të bëhen
dikush në jetë: Ju duhet të punoni
shumë dhe të jeni gjithmonë të
uritur për sfida të reja. Dhe diçka
tjetër: Të jesh modest dhe të kritikosh
shpesh vetveten".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›