E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmosur, Kapler

Drejtuar me urgjencë koman
dantit të SS, Henrik Himler.
Ndërmjet Panjocit, i cili ësh
të në kontakt me një burim
të besueshëm brenda forcave të karabinierëve,
Dollman ka marrë informacion
se Duçe ndodhet që prej dy ditëve
më parë në ishullin Ponza, ndërmjet
Gateas dhe Napolit. Do të lajmëroj
menjëherë gjeneralin Student. 4 gusht
1943. Zëvendësmarshalli Keselring
nuk është dakord me planet e komandantit
të SS, sepse aksioni i gjeneralit
Student (për të liruar Musolinin) konsiston
në një sulm të menjëhershëm. 6
gusht 1943. Po bëhemi akoma më
shumë të papërfillshëm në sektorët më
të ulët të shoqërisë. 6 gusht 1943. Sipas
disa informacioneve që vijnë nga Vatikani,
ndërmjetësit (akti për armëpushim)
janë aq të pashpresë, saqë
pritet se kapitullimi i Italisë mund të
vijë brenda dyzetë ditëve. 8 gusht
1943. Më datë 5 gusht, kinematë e
Romës transmetuan pamje nga 26 korriku.
Në përgjithësi u transmetuan skena
ku shfaqeshin duartrokitje të forta,
veç atyre ku shfaqej Mbreti.
Por duartrokitjet më të forta
jepeshin kur dilnin zyrtarët dhe ushtarët
italianë. 10 gusht 1943. Duçe
ndodhet me siguri në Ponza, edhe pse
qarkullojnë zëra për të kundërtën. 11
gusht 1943. Një anëtar i Vatikanit takoi
dje Mbretin, për t‘i komunikuar lajmin
vijues: Ambasadori anglez në Vatikan
është informuar se Duçja ndodhet në
ishullin Ponza. 14 gusht 1943. Duçe u
evakuua nga Ponza më datë 12 gusht,
pikërisht dy ditë më parë. Po kërkojmë
në çdo drejtim për të zbuluar se ku
ndodhet aktualisht. Burimet tona janë
komisarët e policisë, Pistiçeli dhe Dollman.
15 gusht 1943. Gjenerali Student
është në pritje për të marrë informacionin
me anë të radios mbi vendndodhjen
e Duçes dhe më pas t‘ia transmetojë
komandantit të SS-ve. 15 gusht
1943. Agjenti 37/7 ka informacione se
Duçja ishte drejtuar për në ishullin
Madalena. 17 gusht 1943. Sot, Sim
(shërbimi informativ ushtarak nën komandën
e Badoljos), ka urdhëruar
shtjellimin dhe studimin:
"Cilat do të ishin
reagimet e Gjermanisë
nëse Italia do të krijonte
një aleancë me Anglinë".
Përgjigjja duhet
të vijë absolutisht brenda
ditës.
19 gusht 1943. Bashkë
me fëmijët, konti dhe kontesha
Ciano aktualisht
ndodhen në rezidencën e tyre (adresa
i është komunikuar komandantit të
SS). Kanë liri veprim,i por janë nën
vëzhgim e sipër. 20 gusht 1943. Sipas
disa informacioneve të besueshme (të
marra nga Panjoci), këtë mëngjes Duçja
ndodhej në ishullin e Madalenës. 29
gusht 1943. Sipas Pomilios, ish-drejtor
i institutit kulturor fashist, Musolini u
transferua nga ishulli Madalena, në
vilën Pantano, në jug të liqenit Trazimeno.
Informacioni vjen nga një ushtarak
i eskortës së tij. Tashmë kam urdhëruar
që të verifikohet saktësia dhe
besueshmëria e informacionit. 30
gusht 1943. Në lidhje me zhvillimet e
brendshme politike, kam përshtypjen
se qeveria Badoljo do të bjerë dakord
për një paqe të pjesshme (vetëm me
anglo-amerikanët), brenda harkut kohor
të dhjetë ditëve. 5 shtator 1943. Falë
disa informacioneve të siguruara nga
një burim brenda policisë së ishullit
Gran Sasso, kemi zbuluar që Musolini
ka shumë mundësi të ndodhet në një
hotel të asaj zone. Kam dërguar disa nga
njerëzit e mi për të vëzhguar zonën. Do
të kthehen në Romë pasditen e të martës.
6 shtator 1943. Drejtori i centralit
telefonik pranë bazës kryesore të aeronautikës
ushtarake italiane, i ka transmetuar
sekretarit të Mbretit lajmin vijues.
Në orën 17 të 4 shtatorit është kryer
një bisedë telefonike ndërmjet komandës
së lartë të Forcave të Armatosura
italiane dhe komandës së aeronautikës.
Propozimi për paqe nga ana
menjëherë
nga pala angleze. Në tratativat
e ardhshme do të punohet për të arritur
eliminimin e kushteve që janë vënë
nga pala amerikane. Duke parë
rëndësinë e kësaj çështjeje, kemi
kërkuar për të pasur menjëherë një
kontakt të drejtpërdrejtë me burimin e
këtij informacioni. 7 shator 1943. Kemi
përfunduar së vëzhguari zonën jugore
të Gran Sasso. Konfirmojmë se Duçe
ndodhet akoma në hotelin "Campo
Imperatore". 10 shtator 1943. Operacioni
për lirimin e Duçes ka nisur. 11 shtator
1943. Produktet ushqimore janë pakësuar.
Të gjitha hotelet
dhe dyqanet janë
mbyllur. Popullata
nuk ka me çfarë të
ushqehet dhe po i
kundërvihet Gjermanisë.
12 shtator
1943. Këtë mëngjes,
në orën 10:00, reparti i
parashutistëve, nën
urdhrat e Skorzenit
(një nga shefat e shërbimeve
sekrete gjermane
në Evropë), ka nisur operacionin
në Gran Sasso. Reparti duhet të kthehet
në bazë vetëm nëse Musoloni do të
ketë mbërritur në Gjermani.
12 shtator 1943. Lirimi i Musolinit u
krye me sukses. 16 shtator 1943. Ky plan
(pra rrëmbimi i tij) u krye brenda kohës
së parashikuar. Gjithsesi, duhet të nënvizoj
se kam qenë gjithmonë kundra
këtij operacioni dhe pasojave që do të
ketë në reagimin e italianëve ndaj Gjermanisë.
18 shtator 1943. Shpallja për
rithemelimin e partisë fashiste nga ana
e Musolinit ka lënë një përshtypje
skeptike në qytetarët italianë. Mbi të
gjitha, në Romë shihet qartë avancimi
i anglo-amerikanëve dhe një mbështetje
ekzaltuese e popullit për përmirësimin
e ndihmave në ushqime. Ka filluar
të krijohet ideja se trupat gjermane
janë shkaktaret e
fillimit të kësaj krize.
Dhe mendohet se anglezët
do ta zgjidhnin
gjendjen brenda pak
kohe. Ka zëra se çlirimi
i Italisë nga gjermanët
do të nisë nga zonat
veriore. Italianët janë
të bindur se së shpejti
do të çlirohen nga
fashistët. Gjithsesi
mendohet se ushtarët
gjermanë do të bëjnë rezistencë dhe do
të shkatërrojnë të gjitha bazat ushtarake
vendase. Por të gjithë i besojnë propagandës
angleze, e cila po provokon
shumë kundërvënie ndaj prezencës
tonë. 15 tetor 1943. Deklarata për luftë
e qeverisë Badoljo (ndaj Gjermanisë)
ka ngjallur pak interes në sektorët publikë.
Grupet antifashiste, të drejtuara
nga komunistët, e interpretojnë si
nismë të lirë për çdo lloj dhune kundra
gjermanëve. Ka lindur frika për fillimin
e një lufte civile. Të gjithë janë skeptikë,
pasi Musolini nuk po shfaqet më në
publik. 16 tetor 1943. Aksioni kundra
hebrenjve nisi dhe përfundoi brenda
ditës sipas planeve të parashikuara.
Popullata është skeptike dhe nuk pret
asgjë të mirë nga kjo qeveri. 23 shtator
1943. Ndër dokumentet që kemi
sekuestruar në Ministrinë e
Brendshme, ndodhen raportet mbi
jetën private të Duçes dhe të motrave
Petaçi. 29 shtator 1943. Ndjenjat e italianëve
kundrejt Gjermanisë po
përkeqësohen. Dhe presioni po shtohet
akoma më shumë pas qarkullimit
të zërave mbi persekutime dhe arrestime
ndër civilë të ndryshëm italianë.
Ka lindur edhe ideja se gjermanët do të
evakuojnë Romën. Por një tërheqje e
jona do të zhgënjente të gjithë besimin
e krijuar pas fitoreve të njëpasnjëshme.
30 shtator 1943. Duçja tashmë nuk
shfaqet në publik prej kohësh. 4 tetor
1943. Në përgjithësi popullata ndihet
e gëzuar për mundjen e Gjermanisë.
Tërheqja e trupave gjermane nga
Napoli drejt veriut tashmë është tepër
i qartë për të gjithë. Gjithsesi policia
gjermane është në gatishmëri të plotë.
Por për shkak të pabesisë, policia italianë
nuk është lejuar të aktivizohet
shumë veç arrestimeve individuale.
Nuk ishte e mundur të rrethoheshin të
gjitha hyrje-daljet e Romës, pasi edhe
policia gjermane ishte e kufizuar në
numër (365 në total). Gjithsesi u arrestuan
1259 persona në shtëpitë e hebrenjve.
Operacioni u zhvillua nga ora
05:30, deri në orën 14:00. Numri i hebrenjve
të burgosur është 1002. U liruan
vetëm elementët me gjak të përzierë,
të huajt (ndër këta edhe një qytetar i
Vatikanit), familjet e përbëra nga
anëtarë të përzierë në racë (përfshirë
edhe ata ku ndonjë nga bashkëshortët
ishte hebre), shërbëtorët dhe qiraxhinjtë
e arianëve. Persekutimi i hebrenjve
të Romës është parashikuar për në
datën 18 tetor në orën 09:00 nën
mbikëqyrjen e 30 ushtarakëve. Në
përgjithësi gjatë operacionit nuk pati
rezistencë nga ana e popullatës italiane,
madje në shumë raste kishte edhe
bashkëpunim. Në një rast, për shembull,
policia u përball me një fashist, i cili
nuk dispononte një dokument identifikimi.
Kishte hyrë në një shtëpi hebrenjsh
një orë më parë dhe pretendonte se
shtëpia ishte pronë e tij. Pjesa më e
madhe e popullatës nuk u duk gjatë
aksionit. U shfaq vetëm një grusht turme
e çoroditur që kërkonte të largonte
policët gjermanë nga qytetarët hebrenj,
madje në disa raste edhe të armatosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›