Komiteti i pronave në përfundim të testeve për komisionet vendore
29/01/2005
Shtyhet diskutimi për metodikën e çmimit të pronave
Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave është në përfundim të përzgjedhjes së anëtarëve për komisionet vendore. Burimet kanë bërë të ditur se deri dje ka përfunduar korrigjimi i shumicës së testeve që janë plotësuar prej konkurrentëve. Ndërsa vetëm ditën e hënë do të deklarohen të 60 fituesit. Pas shpalljes së rezultateve, komiteti i pronave do të kërkojë prej komisionerëve të rinj për të filluar nga puna. Burimet kanë shtuar se për shkak të kohës që zënë korrigjimet e testeve është shtyrë dhe diskutimi mbi metodikën e vlerësimit të çmimit të tokave. Kjo çështje pritet të rinisë ditën e hënë me diskutimin për çmimin e tokave bujqësore. Ekspertët, që po punojnë pranë komitetit të kthimit dhe kompensimit të pronave, do të paraqesin në mbledhjen e ditës së hënë analizën e tyre mbi kriteret e vendosjes së çmimit të tokës në procesin e kthimit dhe kompensimit. Miratimi i kësaj metodike, për herë të parë që nga viti 1991, do të sjellë rregullimin e tregut të shitblerjes së tokës në Shqipëri.