Durrësi së shpejti shërbim të ri interneti

19/02/2005 Albtelekom, bën të ditur pretendimet
DURRËS - Ndërpritet shërbimi internet për të gjitha pajtimtarët në rajonin e Albtelekomit në Durrës. Kjo është bërë e ditur dje nga drejtues të këtij filiali, ndërsa kanë bërë të ditur edhe arsyet që i kanë shtyrë të ndërmarrin një hap të tillë. Megjithëse nuk dihet se sa do të jetë numri i kontratëlidhësve që do t’u mohohet e drejta për të dalë në internet përmes shërbimit që ka afruar Albtelekomi, ajo që është bërë publike është pikërisht ndërprerja e këtij shërbimi për një afat dymujor. Nga rreth 20 mijë familje, të cilat kanë shërbim telefonik fiks, mendohet se 30 për qind e tyre kanë të instaluar edhe shërbimin e iternetit që afrohet nga Albtelekomi, sinjali i të cilit ka qenë i dobët që nga koha e startimit të këtij shërbimi.
Albtelekomi që nga viti 2000 ka vënë shërbim interneti për pajtimtarët, duke e afruar këtë shërbim në dy lloj mënyrash në varësi të shpejtësisë së shërbimit. Mënyra e parë dhe e praktikuar në një pjesë të kërkuesve ka qenë shërbimi dial-up dhe kostoja e tij ka qenë më e favorshme, pasi për 1 impuls paguhej 1 lekë, ndërkohë që gjatësia kohore e impulsit ka qenë nga 60 në 75 sekonda. Por bllokimi i shërbimit telefonik për aq kohë sa përdoruesi futej në shërbim interneti, ka shtyrë shumë klientë të zgjedhin një shërbim më të kushtueshëm nga dial-up, ndërkohë që ky i fundit kishte shërbimin në limite maksimale 56 kbps(kilobit në sek.).
Zgjedhja e mënyrës së dytë, asaj ISDN, i cili në vetvete afron disa lloj shërbimesh, në varësi të kostos, ka favorizuar sinjalin e lirë të telefonit paralelisht me shërbimin në internet. Por ky lloj shërbimi që afron nga 64 kbps në 2048 kbsp kushton shumë më shtrenjtë dhe konkretisht nga 39 dollarë në 780 dollarë në muaj. Gjithsesi të dy këto lloj shërbimesh, të cilat kanë mundur të rezistojnë për shumë kohë, duket që do të zëvendësohen nga një shërbim i ri që afrohet në vende perëndimore dhe konkretisht nga shërbimi ADSL. Pikërisht zbatimi i projektit për instalimin e këtij shërbimi të ri, që mendohet se do të këtë kosto të ulët dhe shërbim shumë më cilësor, ka shtyrë Albtelekomin të ndërpresë përkohësisht sinjalin e internetit. Sipas deklarimeve nga rajoni i Albtelekomit në Durrës, bëhet e ditur se ADSL është më i avancuar sesa ISDN, por se ndryshon nga i pari edhe në aspektin e tarifave që duhet të paguajnë për impulset e shpenzuara nga kontratëlidhësi.