“Shkëmbi i Kavajës, dëshirë për monopolizimin e ndërtimeve”

19/02/2005 Rikthehet konflikti midis Bashkisë Durrës dhe Komunës Rrashbull
DURRËS - Përplasjet mes drejtuesve të Komunës së Rrashbullit dhe atyre të Bashkisë së Durrësit për kufirin ndarës duket se do të marrin zgjidhje në një kohë të shkurtër. Ndërsa e kënaqur do të ngelet bashkia e Durrësit, pakënaqësia do të “mbërthejë” komunën e Rrashbullit.
Shenjat e para të kësaj pakënaqësia të shfaqura kohë më parë nga drejtuesit e komunës së Rrashbullit, janë rishfaqur sërish, pas deklarimeve të Kryeministrit Fatos Nano, disa ditë më parë në takimin me drejtuesit vendor të Durrësit.
Kryetari i komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi, që ka kërkuar ta ketë ende në varësi Shkëmbin e Kavajës, është shprehur se, “pas të gjitha këtyre përpjekjeve, qëndron dëshira për monopolizimin e ndërtimeve”.
Pas vizitës së fundit të Kryeministrit Fatos Nano në bashkinë e Durrësit, pak ditë më parë, mësohet se një “premtim” i bërë nga ai gjatë takimit me krerët vendor, për zgjerimin e kufirit të Duurësit si bashki, ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes përplasjen e nisur vite më parë mes dy ndarjeve administrative. “Ne do të shikojmë me vëmendje bashkë me ju përcaktimin përfundimtar të kufirit administrativ të bashkisë, pra vijën e verdhë, që është i domosdoshëm jo vetëm për efekt investimi, por edhe për efekt të lejeve të ushtrimit të aktiviteteve dhe të vjeljes së taksave”, ka thënë Nano, në takimin me drejtuesit e Qarkut, Prefekturës e Bashkisë së Durrësit.
Jo vetëm kaq, por ai ka garantuar se do të ndërmarrë nismën për vendim në një kohë të shkurtër.
Lakmia për ta pasur nën administrim zonën turistike te Shkëmbi i Kavajës, nga ku mund të nxirren përfitime shumë të mëdha, është bërë objekt edhe në KRRTRSH që në vitin 1999, por mungesa e kuadrit ligjor ka bërë që kjo sipërfaqe të jetë nën administrimin e komunës së Rrashbullit.