Bufon: Akuilani, eja te Juventusi
Bufon këshillon drejtuesit e Juventusit për merkaton dhe mendon se Akuilani është lojtari që i duhet skuadrës. Nga grumbullimi i Kombëtares italiane, portieri tha: "Për të rritur kualitetin në mesfushë, unë do të merrja Akuilanin. Është një prej të rinjve më interesantë dhe në të ardhme mund të bëhet lojtari më i mirë në Evropë, e pse jo edhe në botë, në rolin e tij". Nga ana e tij, Akuilani bëri të ditur se nuk do të largohet nga Roma, duke shfrytëzuar nenin 17 të FIFA-s, por do të flasë me klubin.