E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhorxh Soros, "jo" blerjes së Romës

Manjati amerikan, Xhorxh Soros, i ka thënë "jo" të prerë blerjes së klubit verdhekuq. Titulli i madh, i përdorur nga gazeta "Il Romanista", është shumë i qartë: "Soros Jo". Në përgjigjen negative të Soros ka ndikuar ngadalësia me të cilën ecën bisedimet për blerjen e Romës. Një tërhiq e mos e këput që i ka mërzitur të gjithë, mbi të gjithë miliarderin amerikan. Tashmë, duke qenë se klubi vazhdon të ketë shumë borxhe, "Inner Circle Sport e Unicredit" po kërkon një blerës të ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›