Pike rikthehet te Barcelona
Barcelona arriti marrëveshjen me Mançester Junajted për të blerë mbrojtësin Xherard Pike. 21-vjeçari do të rikthehet në klubin katalan, nga i cili ishte larguar në vitin 2004, kur ishte vetëm 17 vjeç, me kontratë për katër vitet e ardhshme. Në sajtin zyrtar të Barçës lexohej: "Lojtari do të firmosë një kontratë, e cila e lidh me klubin deri më 30 qershor 2012, e që parashikon edhe një klauzolë largimi me vlerë 50 milionë euro. Me këtë transferim, Pike rikthehet te klubi ku filloi karrierën".