Indrit Fortuzi: “Projekti im për Tiranën evropiane”

Bledar KUKA
Indrit Fortuzi, drejtues i Tiranës. Në të ardhmen, ndoshta të afërt, kjo është vetë dëshira e lojtarit më të njohur bardheblu pas vitit 1990. Madje, burime pranë klubit pohuan për gazetën se njëri nga donatorët aktualë të kampionëve ka shprehur mendimin që sulmuesi të ishte pasardhës i Shkëlqim Mucës në postin e sekretarit, ndonëse tashmë Bashkia e Tiranës e bëri zgjedhjen e saj që është Eduard Gjini. "Unë kam idetë e mia dhe mendoj se kam përvojë duke pas qenë edhe në klube ndërkombëtare, kjo nuk është sekret, - u shpreh mbrëmë Fortuzi për gazetën, - them se mund ta ndihmoj Tiranën, por për sekretar klubi nuk mund të them. Kam dërgjuar që kanë qarkulluar fjalë për të qenë sekretar klubi, por më shumë rëndësi ka se cfarë je në gjendje të bësh sesa të jesh, bie fjala, sekretar dhe pa funksione". Ja si flet sulmuesi në intervistën për "Korrierin": -Indrit, derbi ndaj Partizanit po afron. Si e prit Tirana dhe ju personalisht? "Derbi është gjithnjë një ndeshje interesante që ne, lojtarët e Tiranës, por edhe tifozët, mezi e presim. Ndeshje gjithnjë e vecantë. Këtë herë padurimi është edhe më i madh sepse jemi mundur thellësisht herën e fundit që kemi luajtur ndaj tyre dhe synojmë një lloj hakmarrjeje". -A jeni në pozicion më të mirë sesa në derbin e kaluar? Kështu duket. "Mendoj se jemi në pozicion pak më të mirë. Jemi më të fortë nga ana psikologjike. Nuk kemi ndonjë synim rezultati në kampionat, pra jemi më të qetë". -Nga ana matematikore titulli ende është i mundshëm ... "Është një shpresë e vagël, thuajse iluzion. Më shumë synojmë t'i bëjmë një mbyllje sa më të mirë kampionatit dhe të fitojmë kupën". -A është i kënaqur Fortuzi nga ajo c'ka ka dhënë këtë sezon për Tiranën? "Me thënë të drejtën, nuk jam i kënaqur. Prisja të isha në formë më të mirë, por edhe vetë Tirana nuk ishte aq e fortë sa mendoja unë kur u ktheva. Kjo nuk do të thotë se jam penduar që jam kthyer sepse unë e mendova mirë këtë punë". -Madje ju keni deklaruar se doni ta mbyllni karrierën tek Tirana ... "Po, natyrisht". -A mendoni të vazhdoni sezonin e ardhshëm? "Nuk e kam vendosur ende. Do të varet jo vetëm nga forma ime, por edhe sesa e fortë do të jetë Tirana. Nëse do të jetë në nivel të lartë them se do të vazhdoj edhe një sezon të paktën". -Diku në media jeni shprehur se synoni të jeni një ditë drejtues në klubin tuaj të zemrës. "E vërtetë është. Nuk është sekret që e ndjej veten të aftë që ta ndihmoj Tiranën në këtë drejtim. Them se kam cfarë të jap, kam idetë e mia dhe besoj se kam përvojë ngaqë kam luajtur edhe nëpër klube në Europë. Unë dua që Tirana të jetë e nivelit evropian, sepse e meriton për historinë dhe për tifozët shumë të mirë që ka. Gjithashtu, edhe për buxhetin dhe kushtet që janë krijuar tashmë". -Është folur se njëri nga donatorët aktualë të Tiranës ka përmendur emrin tuaj për sekretar të klubit ... "Kam dëgjuar se kanë qarkulluar fjalë të tilla, ndoshta të nxitura nga dëshira ime për të qenë drejtues. Por unë nuk synoj post konkret. Unë dua që, në të ardhmen, të më jepet mundësia që të jap kontributin tim. Mund të jesh edhe sekretar klubi pa funksione, kjo s'ka c'duhet. Dua të jem pjesë e një projekti".