E Diel, 1 Nëntor 2026

Bufon, pranë largimit nga skuadra e Juves

Merkato

Xhanluixhi Bufon dëshiron të jetë sa më larg problemeve të Juventusit, me Bajernin e Mynihut dhe Mançester Sitin të gatshëm për të marrë njërin prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave. “Tuttosport” pohon se Buffonit i ka ardhur në maje të hundës humbja nga Roma, e cila ishte e treta me radhë. Portieri është cituar të ketë thënë në kohën kur ecte në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes: “Gjithnjë në kundërsulme…, mjaft më, nuk mund të duroj më”. Juventusi është katër pikë larg vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe një moskualifikim do ta shihte Bufonin diku tjetër.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›