Plagoset rëndë Salvator Cabanas
Meksikë
Sipas informacioneve të ndryshme nga Meksika, futbollisti i kombëtares paraguaiane, Salvador Cabanas, është qëlluar me një plumb në kokë, pasi vizitoi një bar në Meksiko Siti me shokët dhe të afërmit e tij. Incidenti ndodhi në ora 5:30 pasdite në kohë lokale të Meksikës. Cabanas ishte i përfshirë në një përleshje që degradoi dhe në përdorimin e armëve. 29-vjeçari është dërguar menjëherë në një spital të Los Anxhelosit. Nuk dihet ende se sa serioze janë lëndimet, por dihet se ai është duke luftuar për të mbetur në jetë.
#