E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo do të qëndrojë te Milani

Menaxheri

Vëllai i Ronaldinjos, Roberto de Asis, ka mbyllur çdo debat për të ardhmen e Ronaldinjos në “San Siro”. De Asis ishte i qartë dhe shumë korrekt, kur u pyet nga “Corriere dello Sport”. Po për këtë gazetë ai tha se Dinjo do të rinovojë deri në 2013. “A do të qëndrojë Ronaldinjo te Milani? Sigurisht”. Menaxheri i Ronaldinjos, që është edhe vëllai i lojtarit, ishte i pranishëm në humbjen e turpshme të Milanit. Ronaldinjos iu prit një penallti nga Zhulio Sezar në kohën shtesë dhe sulmuesi u ka kërkuar falje tifozëve në shkallët e stadiumit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›