Semina: Pa ndjenja pas një përplasjeje
Futbollisti shqiptar ka treguar për faqen e internetit "albania-sport" se incidenti i ndeshjes së fundjavës nuk ka qenë një infarkt, por thjesht një humbje ndjenjash pas një përplasjeje me një kundërshtar gjatë ndeshjes. "Thjesht ishte një goditje shumë e fortë për mua nga kundërshtari, pata një marrje fryme dhe rashë në tokë, ashtu siç mund të binte çdo futbollist tjetër, qoftë edhe më profesionisti. Mjekët erdhën dhe bënë detyrën e tyre. Pas pushimit do të vazhdoj stërvitjen dhe shpresoj të jem në planet e trajnerit për ndeshjen e ardhshme", ka treguar futbollisti shqiptar në prononcimin e tij. Menaxheri i tij, Rudi Vata, ka shpjeguar edhe momentin e përplasjes që largoi nga loja Seminën gjatë ndeshjes të së shtunës. "Klodiani kishte pësuar një goditje shumë të fortë me dy gjunjët në mes të gjoksit dhe në nofull dhe humbi për një çast ndjenjat, por kurrsesi nuk i kishte pushuar zemra për 1 minutë siç u shit lajmi. Kjo është normale në futboll dhe gjëra të tilla ndodhin shpeshherë", u shpreh Vata.
SSSASS