Bujar Daka u "spiunua" për 10 milionë
10/03/2005 Informatori heziton të marrë paratë e shpërblimit
I arratisuri i komisariatit të Shkodrës, i cili u kap i fundit nga policia, është "spiunuar" nga një qytetar. Në këmbim të koordinatave të sakta të Bujar Dakës, informatori do të marrë një shpërblim prej 10 milionë lekësh të vjetra. Policia po përgatit procedurat e dorëzimit të shumës, ndërsa spiuni heziton t'i marrë, pasi i trembet hakmarrjes nga të afërmit e të dënuarit me 20 vjet burg.
Informacioni
Për personin që do të jepte informacion mbi vendndodhjen e Bujar Dakës, Policia e Shtetit kishte premtuar një shpërblim prej 10 milionë lekësh të vjetra. Informatori do të ruhej rreptësisht nga organet e rendit, duke garantuar kështu sigurinë dhe anonimatin e tij. E trumpetuar mëse njëherë në mediat e shkruara, shuma në fjalë tërhoqi një qytetar nga Shkodra. Ai, që mesa u duk më pas kishte nevojë për para, e pa të udhës që të bëhej palë me blutë për të gjetur vendndodhjen e të arratisurit nga komisariati i qytetit. Veç ndihmës që do të jepte për kapjen e një krimineli, atij do i ngrohnin xhepat milionët që do të merrte shpërblim. Burime nga Ministria e Rendit Publik shprehen se, punën operacionale që mundën ta bënin shumë agjentë të policisë kriminale në terren, arriti ta kurorëzonte me sukses një njeri i vetëm. "Spiuni" duket se nuk ishte fort rastësisht në lagjen ku u kap Bujar Daka. Nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë ndjekur në bazë të thashethemeve që përhapehsin ato ditë nëpër qytet. Me të zbuluar me saktësi vendndodhjen e tij në një shtëpi pranë stacionit të trenit, ai nuk nguroi të lajmëronte forcat blu, duke u kujdesur të jepte më parë shenjën dalluese, e cila do ta ndihmonte për të marrë paratë. Dhe, në fakt, data 26 shkurt kurorëzoi arrestimin e të dënuarit me 20 vjet, Bujar Daka, falë informacionit nga qytetari.
Zhvillimet
Kanë kaluar plot 13 ditë që nga dita kur informatori dha shpërblimin për policinë mbi vendndodhjen e Bujkar Dakës. E megjithatë, ai nuk i ka marrë ende në duar paratë e ëndërruara që e shtynë të "spiunonte". Të njëjtat burime nga Ministria e Rendit Publik, pohojnë se janë gatitur të gjitha procedurat ligjore përkatëse që ai të tërheqë shumën prej 10 milionë lekësh. Por, mësohet se zhvillimet kanë mbetur deri në këtë pikë. Ai hetizon të marrë paratë, pasi i trembet zbulimit. Informatori është shprehur hapur para uniformave të Shkodrës, se ka frikë të marrë shpërblimin. Në fillim nuk e kishte menduar se të afërmit e Bujar Dakës mund të mësonin mbi trukun që futi në grackë djalin e tyre. "Kam frikë t'i marr ato para. E ku e di unë se nuk më del emri që dhashë informacion për të arratisurin nga qelia. Ku i dihet se ç'ngjet. Nëse ata e marrin vesh, unë jam automatikisht i vdekur. Veç kësaj, nuk dua të marr në qafë familjen dhe fisin tim. Këto punë janë më të thella se sa duken në pamjen e jashtme. Të them të drejtën, në fillim nuk pandeha se punët mund të shkonin keq", mësohet të jetë shprehur para policisë kriminale informatori. Ai vijon duke thënë se dhimbja e familjes Daka është shtuar së tepërmi nga vetëvrasja e të birit, Agimit, në Komisariatin nr.4. Kësisoj, për ta mjafton një sinjal për të shfryrë gjithë dufin te njeriu që i spiunoi të birin.