Vrasja e Kozetës, ripyeten shoqet e ngushta

10/03/2005 Drejtoria e Krimit të Organizuar dyshon për “dorën” e një bande kriminale
Drejtoria e Krimit të Organizuar pranë Ministrisë së Rendit Publik, prej disa kohësh ka marrë në duar dosjen hetimore të vrasjes së studentes vlonjate Kozeta Hyseni. Brenda një harku kohor disa mujorsh, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore nga oficerë të kësaj strukture, por duket se autorët e ekzekutimit të Kozeta Hysenit mbeten ende enigmë, gjashtë vjet pas vrasjes së saj, më 19 shkurt të vitit 1999. Janë rimarrë në pyetje të gjithë personat e mundshëm që janë të dyshuar se kanë pasur dijeni, por nuk është arritur të sigurohet ndonjë dëshmi mbi autorët. Shoqet e saj të dikurshme janë kthyer pranë hetimit dhe janë marrë në pyetje nga ekspertët.
Hetimi
Një dosje hetimore, e cila përmban rreth 60 orë bisedë të regjistruar në kaseta, të siguruar nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe telefonave celularë. Dosje në të cilën janë siguruar në cilësinë e provës materiale më shumë dëshmi se për çdo çështje tjetër. Por, përsëri duket se askush nuk mund të vihet para akuzës për vrasjen e 20-vjeçares Kozeta Hyseni, vajzën e ish-prokurorit të Vlorës, Luftar Hyseni. Ndërkaq, kohët e fundit mësohet të jenë rimarrë në pyetje të gjithë personat e dyshuar për dijeni mbi ngjarjen, kryesisht shoqe të afërta të saj. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat thanë dje se oficerët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar, kanë tentuar disa herë dhe në mënyra nga më të ndryshmet për të siguruar ndonjë provë apo të paktën një informacion lidhur me autorin e mundshëm. Ndërsa i vetmi person, i cili nuk është pyetur asnjëherë mbetet vajza, e cila e thirri Kozetën që të dilte se e kërkonte dikush. Kjo e fundit, sipas thënieve të policisë, atëherë u largua menjëherë pas ngjarjes drejt Gjermanisë dhe tani nuk dihet vendndodhja e saj. Burimet sqarojnë se janë rimarrë dëshmitë e disa prej shoqeve të saj të ngushta, me qëllim gjetjen e ndonjë detaji të ri rreth ngjarjes. Por e vetmja përgjigje që kanë marrë oficerët e policisë kriminale, ka qenë ajo mohuese, se nuk dinin se kush e kishte vrarë Kozetën dhe përse. Nga burimet mësohet se gjatë muajve të fundit, hetuesit e krimit të organizuar, kanë marrë informacione se mes vrasjes së studentes vlonjate kishte dyshime që të fshiheshin edhe banda kriminale. Për këtë shkak, kryerja e veprimeve hetimore të deleguara nga Prokuroria është kryer prej tyre. Mësohet që ata të kenë tentuar me të gjitha mënyrat ligjore për të nxjerrë diçka nga mikeshat e vjetra të saj, por si përgjigje kanë marrë një ngritje supesh. Duket se askush nuk do të dëshmojë për vrasjen e 20-vjeçares Hyseni, ose askush nuk e ka njohur vrasësin e saj të mistershëm.
Ngjarja
Ka qenë nata e 18 shkurtit të vitit 1999, kur dikush ka thirrur emrin e Kozetës para godinës nr.25 në Qytetin Studenti. Studentja, fillimisht nuk ka dalë, por personi që e priste poshtë ka dërguar një vajzë për ta thirrur dhe ajo ka zbritur. Policia tha atëherë se dyshohej që Kozeta të ishte larguar me makinë së bashku me personin që mbeti i panjohur, pasi rreth orës 23.00 të asaj nate, kur u larguan, nuk kishte pasur energji elektirke dhe për pasojë ndriçim. Mëngjesin e 19 shkurtit, rreth orës 05.40, trupi i saj i pajetë u gjet i masakruar pranë godinës së Kinoklubit të Qytetit Studenti, në gjendje të tillë sa identifikimi u bë i mundur vetëm nga shoqet e saj nisur nga teshat. Policia, atëherë hodhi dyshimet se Kozeta njihej me personin që e thirri, pasi kishte dalë me rrobat që mbante në dhomë. Fillimisht u dyshua që të ishte vrarë për shkak të detyrës së të atit si prokuror, pasi mendohej që mund të ishte hakmarrë ndonjë prej të pandehurve që ai kishte hetuar. Por nga informacione të marra në rrugë operative, së fundmi, dyshohet që në vrasjen e saj të ketë dorë ndonjë grup kriminal për motive ende të pazbardhura.
Vitin e kaluar u shoqëruan 4 persona të dyshuar për dijeni mbi ngjarjen
Në shtator të vitit të kaluar, forcat policore të Komisariatit nr.1 në kryeqytet, shoqëruan dy persona burrë e grua me banim në Laprakë, të dyshuar se kishin dijeni mbi vrasjen e Kozeta Hysenit. Sipas burimeve të atëhershme të policisë, kishte informacione operative se ishte kthyer në Shqipëri vajza që e kishte thirrur Kozetën natën e 18 shkurtit. Për këtë arsye, ajo u shoqërua në komisariat së bashku me të shoqin dhe u pyetën aty për disa orë me radhë. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera dhe nga marrja në pyetje, ajo ishte motra e vajzës që kishte thirrur Kozetën dhe se nuk kishte asnjë dijeni mbi ngjarjen. Pas disa orësh, ata u lanë të lirë pas firmosjes së deklarimeve të dhëna. Ndërsa në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, forca policore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës shoqëruan dy persona të tjerë, edhe këta të dyshuar se kishin dijeni mbi ekzekutimin e Kozeta Hysenit. Ata u morën në pyetje edhe nga hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, dhe pohuan se e njihnin Kozetën, por se nuk kishin asnjë lloj dijenie mbi vrasjen e saj. Pasi u pyetën për disa orë, ata janë lënë të lirë, pasi u konkludua se nuk kishin njohje mbi vrasësin e studentes së vitit të dytë të degës gjuhë-letërsi dhe për motivet që çuan në këtë masakër.