E Hënë, 2 Nëntor 2026

Daka, arratisja nga komisariati

10/03/2005  Bujar Daka u arratis nga komisariati i policisë së Shkodrës, ndaj të gdhirë të datës 10 shkurt. I dënuari me 20 vjet burg, nën akuzën e vrasjes, në bashkëpunim me dy shokë të tjerë, Miçan Çarkun dhe Arben Nikën, arritën të hapnin me anë të një leve derën e qelisë dhe të largoheshin nga ambientet policore. Hetimet konkluduan se të dënuarit u ndihmuan dhe nga disa gardianë, një pjesë e të cilëve u vunë në pranga. Ndërsa forcat speciale dhe ato të rendit arritën të kapnin brenda 8 orëve dy nga të burgosurit në arrati, Bujar Daka rezistoi për 16 ditë. Policia dështoi në një operacion për kapjen e tij në fshatin Bardhaj. Ndonëse informacioni për vendndodhjen e tij ishte i saktë, dikush e kish lajmëruar Dakën dhe ai u largua duke u shpëtuar prangave. Mëngjesi i datës 26 shkurt e gjeti sërish në qelitë e komisariatit të Shkodrës. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›