E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinas, pranga klandestinëve

10/03/2005  Inspektorët e antikrimit ekonomiko-financiar vënë në pranga dy persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh, me qëllim kalimin e paligjshmë të kufirit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, bëjnë të ditur se Arsen Feçi u kap me një certifikatë me gjeneralitete të rreme, vepër e parashikuar nga neni 191 i Kodit Penal. Nuk është hera e parë që ai bie në pranga, pasi i riu nga Kuçova ka qenë dënuar më parë me 6 muaj burg për moskallëzim të krimit. Sokol Marku, nga Shkodra, u bllokua po ditën e martë nga policia kriminale e Rinasit, pasi kishte në përdorim vizë amerikane të falsifikuar, vepër penale e parashikuar nga neni 189 i Kodit. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›