Bujar Leskaj: Do marr dhe votat e PS në Vlorë
21/05/2005 Mandatin do ta përdor për të kthyer qytetin në normalitet
Kandidati i Partisë Demokratike në zonën 94 në Vlorë, Bujar Leskaj, deklaron se do të marrë jo vetëm votat e elektoratit të djathtë, por edhe votat e socialistëve të lëkundur. Leskaj thotë se gjatë 8 viteve të qeverisjes së PS-së nuk është dëmtuar vetëm elektorati demokrat, por kanë mbetur të zhgënjyer edhe vetë socialistët. “Unë, ashtu siç do të marrë votat e PD dhe qytetarëve të paangazhuar, do të marrë dhe votat e zgjedhësve të majtë të zhgënjyer, pasi edhe ata kanë vuajtur këto vite njësoj si ju, dhe ata kanë mbetur pa punë njësoj si ju, dhe ata kanë paguar taksa të larta dhe të fshehta njësoj si ju. Por, në ndryshim me ju, ata janë poshtëruar më shumë, pasi ata kanë shpresuar te vota e tyre për socialistët. Tani ata po shikojnë se me votat e tyre i kanë bërë keq vetes, familjeve të tyre dhe fqinjëve të tyre”, tha Leskaj. Sipas tij, ka ardhur koha që Vlora të ndryshojë duke premtuar se do e përdorë mandatin e tij për ndaluar çdo rrezik, që do të kërcënojë të ardhmen e qytetit bregdetar. “Dhe në fund dua të them dy fjalë për mandatin tim si deputet i Vlorës. Atë mandat nuk do ta përdor për të ndërtuar pallate në tokat e të tjerëve, apo për të mbrojtur bizneset e paligjshme, siç bëjnë kundërshtarët tanë që e kanë kthyer Vlorën në çiflig. Mandatin tim si deputet do ta përdor për të kthyer Vlorën në normalitet, për t'i dhënë fund ndarjes dhe hakmarrjes klasore, për t'i hapur Vlorës perspektivën e madhe të biznesit dhe turizmit, për t'i hapur Vlorës dritën jeshile të investimeve dhe uljes së papunësisë. Mandatin tim do ta përdor për të ndaluar rreziqet që kërcënojnë Vlorën, për të marrë bashkë me ju një vendim se çdo të bëjmë me të ardhmen e Vlorës dhe rreziqet që paraqesin për të projektet e fshehta dhe të paqarta të pushtetarëve tanë, që mbulohen me maskën e investimeve ndërkombëtare. Unë nuk ju premtoj se ndryshimi mund të sjellë për ju parajsën dhe pasuritë përrallore, por ju premtoj se do t'ju rikthej Vlorën”, tha Leskaj.