E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD prezanton konkurrentin në zonën 42, në Tiranë

21/05/2005  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar dje, në zonën 42, në Tiranë kandidatin për deputet Neritan Sejamini. Ky i fundit do të ketë përballë kryetarin e PS-së së Tiranës, Musa Ulqini. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se vota për opozitën është vota për ndryshimin e të ardhmes, vota për ndarjen përfundimtare të shqiptarëve nga monopoli qeveritar dhe nga imazhi që ka krijuar kjo qeveri në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa, kandidati i PD-së Sejamini, tha se kandidati përballë është shembulli tipik i deputetëve socialistë, të cilët pasi marrin mandatin e deputetit nuk kujtohen më për hallet e komunitetit. Sejamini tha se edhe zona 42 në Tiranë është një nga lagjet e kryeqytetit ku, ashtu si shumë të tjera, vuan nga mungesa e energjisë elektrike dhe e ujit. Sipas Sejaminit, kjo është në ndër zonat ku biznesi ndjen më shumë se askund tjetër peshën e taksave të qeverisë socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›