Bujazzo. Big banda ballkanike në Tiranë
05/04/2005 “Ishte bukur të shijoje Shqipërinë me dritë”, mbresa e parë e Peter Herboizhelmer, drejtuesit të orkestrës gjigande të xhazit nga Gjermania “Bujazzo”, ishte mjaft e prerë.
Kur pas vetes shoqërohej nga një orkestër e madhe me instrumentistë të rinj, të përbërë nga gjithë vendet e rajonit tonë, të cilët kryejnë peligrinazhin e udhëtimeve skenike një herë në dy vjet.
Gati një orkestër unike në Evropë dhe në Ballkan, e cila ka prezantuar dje në Tiranë, në një konferencë për shtyp, në ambasadën gjermane, sfidat dhe ambicjet që ka për promovimin e të rinjve.
Në vendin tonë, ky projekt zbret për herë të parë, ku do të përfshihet dhe një muzikant nga Shqipëria, Briken Goge.
Në një kohë që gjithë bota është nën zinë e vdekjes së Papës, Christian Jetzisperger, atasheu kulturor pranë ambasadës gjermane, ka tërhequr vëmendjen, duke u shprehur se ardhja e këtij eventi në Tiranë ishte një lajmërim i shumë ditëve më parë. Por që, gjithsesi, nuk përbën ndalesë për të rinjtë, të cilët sot në mbrëmje do të japin koncert në Akademinë e Arteve, duke kurorëzuar bashkëpunimin e shumë institucioneve si ambasada gjermane, Instituti “Goethe” dhe “Deutsche Welle”-s.
Drejtuesi i orkestrës, Peter Herboizhelmer, duke u ndalur te ky projekt multinacional, tha dje se “këto takime janë të rëndësishme për të hequr kufijtë në kokat e njëri-tjetrit, për të njohur reciprokisht njëri-tjetrin”. Pasi ka kaluar shumë përvojë, duke shkuar deri në Afrikë, ku ka organizuar 8 workshop-e, Herboizhelmer e ka konsideruar këtë si një përvojë mjaft të rëndësishme midis të dy palëve. “Orkestra jep kontribut të madh midis dy popujve, nëse ata lejojnë ta bëjë këtë”.
Me shtat të shkurtër, më buzëqeshje të theksuar, nga mesi i sallës dje ka ngritur dorën gjithë krenari, kur në konferencën për shtyp, djaloshi 16-vjeçar nga Gjermania u përmend si instrumentisti më i ri i orkestrës. Ky ishte një rast i veçantë, kur kufiri i moshës që duhet të marrin pjesë në orkestër është deri në 24 vjeç. Pranimi bëhej sipas kërkesës dhe nga aftësitë mund të fitosh shansin të nisësh udhëtimin muzikor të “Bujazzit” nëpër gjithë botën.
Orkestra funksionon gati si skuadër, ku pas trajnimit të rinjtë bëhen gati për koncert, duke u mbledhur dy herë në vit për prova dyjavore. Nën drejtimin e Herbolzhelmer, 27 të rinjtë vijnë nga Bullgaria, Rumania, Shqipëria dhe Gjermania, të cilët në fillim të prillit kanë qenë për prova në Sofje, pikërisht për koncertet që do japin në Tiranë dhe Bukuresht. Koncerti i parë është dhënë në Sofje, në kuadrin e Festivalit ndërkombëtar të muzikës xhaz. Ndërsa është “Deutsche Welle” që transmeton këtë koncert në të gjithë botën, sidomos përmes programeve “Radio Metropol” në Tiranë, Bukuresht dhe Sofje. Përfaqësuesja e radios “Deutsche Welle”, Teiman tha dje se kjo është kthyer në një traditë për këtë radio, e cila në 50-vjetorin e themelimit të saj, pati rastin ta kremtojë me orkestrën “Bujazzo”. Ndërsa muzikanti shqiptar, Sokol Shupo, e ka vlerësuar prezencën e këtij formacioni në Shqipëri, duke e konsideruar jo vetëm si shans për të rinjtë, por një mundësi përmes atelierit të saj lëvizës. Përveç bashkëpunimit të partnerëve lokalë, sidomos Akademive të Arteve të vendeve pjesëmarrëse, projekti i orkestrës “Bujazzo” në Evropën Juglindore realizohet me kontributin e Komitetit Gjerman të Muzikës, Ministrisë Gjermane të Punëve të Jashtme, Institutit “Geothe” dhe “Deutsche Welle-s”.