Retorika e dyfishte
05/04/2005 Mbetja e Kosovës pa kryeministër solli riciklimin e retorikës së dyfishtë nga poltroni i „të fortit“ karshi institucioneve të Kosovës. Aplikimi i retorikës „së mësuesit“ për nxënësit “e paditur” dëshmoi se Kosova vazhdon të shihet si terren i eksperimentimeve politike, e jo si qendër (rajonale, së paku) e proceseve demokratike.
Argumenti
Në veprën Ekskursioni teologjik i Sokratit, shkruar më 1978, në kohën e vetmisë së thellë të poetit të përjashtuar nga regjimi komunist, Lasgush Poradeci më shenjën e alegorezës fliste për filozofinë e njerëzve, të cilët proklamonin diçka që, në fakt, nuk e pranonin se ekzistonte. Kjo situatë është sprovuar gjithnjë e gjithkund, ku ka një autoritet të imponuar politik. Autoriteti komunist në Shqipëri mund të ishte fitues praktik, por personazhi i Lasgushit, Sokrati ose, nëse doni, vetë Lasgushi, ishte fitues i madh moral.
Filozofia e Sokratit të Lasgushit është filozofia e letrarizuar që ikën nga metafizika.
2. Stabiliteti politik dhe autoriteti i imponuar
Po kështu ka ndodhur me misionin politik të z.Solana në Kosovë. Duke propaganduar “parime” që nuk i pranon as ai vetë, por as vendet që i përfaqëson, ai është shndërruar në Sokratin teologjik të Lasgushit. Perspektiva e institucioneve morale të Kosovës u ballafaqua me modelin e autoritetit a autoritarizmit imponues politik të z.Solana. E para ka derivuar tashmë në etikë politike, e dyta në ideologji.
Sidoqoftë, ngjarjet e kësaj jave në Kosovë kanë dëshmuar për krijimin e një klime institucionale politike krejtësisht të qëndrueshme, ndërsa përreth saj, sikur jemi mësuar ta shohim, një frustim të vazhdueshëm politik. Dhe, sikundër ndodh gjithnjë në praktikë, rezultatet politike janë po ashtu të dyfishta: stabiliteti politik prodhon institucione të qëndrueshme dhe demokratike, të cilat udhëhiqen nga parime etike dhe nga një moral politik, ndërsa karshi saj, përpjekja për imponime zgjedhjesh politike, ose për të ruajtur „barazpeshën politike“. Sikur harrohet se barazpesha politike nuk nënkupton përfshirje të të gjithëve, sepse kjo e kthen rendin demokratik në nivel të totalitarizmit politik. Stabiliteti i ruajtur politik i institucioneve të Kosovës, i udhëhequr nga parime krejtësisht demokratike, të pranuara gjithandej në Evropë, është ballafaquar me vullnetin e disa politikanëve evropianë për të imponuar një autoritet të vetin politik, i cili, sikur u pa në rastin e z.Solana, mungon ende. Duke u përpjekur për ta imponuar këtë „autoritet“, z. Solana e ndonjë tjetër i kanë shkelur parimet themelore demokratike. Teologjia e Sokratit të Lasgushit është ulur këmbëkryq në odën e kaltër të Solanës, në Bruksel.
Retorika e dyfishtë
Mbetja e Kosovës pa kryeministër solli riciklimin e retorikës së dyfishtë nga poltroni i „të fortit“ karshi institucioneve të Kosovës. Aplikimi i retorikës „së mësuesit“ për nxënësit “e paditur” dëshmoi se Kosova vazhdon të shihet si terren i eksperimentimeve politike, e jo si pjesë e proceseve demokratike, të cilat janë duke ndodhur në Kosovë. Këtë javë z. Solana erdhi në Kosovë dhe e përdori po atë retorikë që e pati përdorur edhe para tre muajsh: paragjykoi formulën e qeverisjes në Kosovë. Në vendet demokratike (!), sikur jemi mësuar ta quajmë edhe vendin, nga i cili vjen z. Solana, formula e qeverisjes është çështje e vullnetit politik të popullit të saj. Në parim, asnjë formulë e imponuar nuk mund të aplikohet, sepse paraprakisht e përjashton vullneti politik i qytetarëve. Retorika e z. Solana, prandaj, është retorika e mbrujtur me elemente të autokracizmit, i cili në tjetrin e projekton vartësin e tij. E, po t’i hedhim një sy zhvillimeve politike këtu, shihet se Kosova është para së gjithash vend i stabilitetit politik. Nuk besoj se ky pohim ka nevojë të ilustrohet. Kosova ka dhënë shembuj të mjaftueshëm në këto dy javë se jo vetëm i njeh, por edhe i aplikon parimet e larta demokratike. E, z.Solana nuk do të duhej ta trajtonte një vend me demokraci të tillë të brendshme politike si të nënshtruar, por si partner. Le të themi shkoqur: praktika politike në historitë e popujve njeh raste të fituesve praktikë, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe humbës të mëdhenj, humbës moral. Sokrati i Lasgushit ishte i tillë: humbës i madh praktik, por përfitues edhe më i madh moral. Solana, pa dyshim, është fytyra tjetër e tij.
Parimet demokratike
Le të përpiqemi ta zbërthejmë në relacione politike këtë dilemë. Nëse retorika e z.Solana është retorika e institucioneve që ai përfaqëson, kjo do të thotë se në Bashkimin Evropian ka një krizë të madhe të moralit politik. E, nëse ai e përdor këtë retorikë si përpjekje për të imponuar një autoritet politik individual, kjo do të thotë se parimet, mbi të cilat është ndërtuar karakteri i tij politik, janë të dyshimta. Dhe, e treta, nëse ai përpiqet të imponojë një retorikë politike, kjo do të thotë se i mungon argumenti politik. Po deshët, ja edhe një ilustrim, të cilin z.Solana do ta njohë patjetër: Le të përfytyrojmë për një çast se në Spanjë qeveria e z.Aznarit i ka humbur zgjedhjet, prandaj edhe të drejtën e trashëguar nga votat e qytetarëve të Spanjës për ta qeverisur vendin. Dhe, kjo është gjithmonë e pritshme në garën politike. Por, nuk është normale që, kushdoqoftë, madje as mbreti i Spanjës, t’ia imponojë z.Zapateros që në qeverinë e tij të përfshijë edhe z.Aznar. Paramendojeni autoritetin moral të mbretit spanjoll në këtë rast! Parimet demokratike, në të cilat thirret populli spanjoll, do të lëkundeshin, themelet e institucioneve demokratike të Spanjës do të shembeshin dhe vullneti politik i spanjollëve do të ndryshonte rrënjësisht. Kriza institucionale do të shndërrohej pashmangshmërisht në krizë të shoqërisë spanjolle.
Por, ky nuk do të ishte fundi, sidoqoftë. Le të themi se në shoqëritë që e kanë përkrahur demokracinë si formë të qytetërimit, ka rregulla demokratike, të cilat imponojnë edhe mënyrën e sjelljes politike. Nëse z.Solana është duke kërkuar “vasalë politikë”, le t’i gjejë ata në Spanjë. Është çështje tjetër nëse, pas kësaj, Spanja do të vazhdojë ende ta pranojë atë si qytetar të saj.