Politikë në mënyrën e duhur
05/04/2005 Po t’i hedhësh një sy shtypit të qendrës, para një viti e më tutje në kohë – atij segmenti të tij që ka luksin t’i drejtojë bataretë herë majtas e herë djathtas, e kam fjalën – për PD-në, dhe sidomos kryetarin e saj, mund të gjesh ndonjë grusht artikujsh pozitivë në rast se merr përsipër që të falsifikosh vetëm një grusht prej tyre.
Një vit më vonë, sidomos në tremujorin e fundit, gjërat kanë ndryshuar aq shumë sa ndonjëherë nuk të besohet që je duke lexuar gazetat, të cilat ka mbajtur të njëjtit emëra gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të fundit.
Natyrisht, ky “shqetësim” nuk përcillet me dhimbje, PD-ja dhe kryetari i saj kanë pësuar ndryshime edhe më të “frikshme”, dhe pikërisht këtu gjendet burimi ku shoqëria e tanishme shqiptare duhet të kërkojë farat e një optimizmi që, sipas psikologjisë pozitiviste, ka gjasa të vijë gjithnjë e në rritje, të paktën deri ditën e shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve të ardhshme.
Jo shumë kohë më parë, ishte gati e pamundur të imagjinohej, edhe nga ata që optimizimin e kanë sëmundje kronike, që – PD-ja, e mbërthyer nga dora e fuqishme e autoritetit të Berishës, PD-ja që i kishte flakur si bërthama thane, në rrugë apo në kostumet e tjerëve, të gjithë ata që kishin mendim të kundërt me Njëshin – një ditë do të thërriste në gjirin e vet një grup politikanësh dhe teknicienësh, dukshëm superiorë ndaj xhaketave të vjetra, në gjallëri dhe në cv, dhe do t’iu ofronte lirinë, jo vetëm për të ofruar kontributin e tyre, por edhe të korrnin frytet e tij: duke konkurruar. Nga ëndërr e paimagjinueshme, KOP-i u bë diçka që mund të prekej, e tashmë është realitet i pamohueshëm.
Më pas, Berisha bëri lajm, duke marrë përsipër, ndoshta edhe ca si tepër, fajin e piramidave apo disa ngjarjeve të tjera politike, që shkaktuan kriza politike gjatë qeverisjes së mëparshme të Partisë Demokratike. Akoma më vonë, një ditë të bukur të muajit që sapo lamë pas, PD-ja doli në tribunën e sheshit “Skënderbej”, me të njëjtat fytyra të katërmbëdhjetë vjetëve më parë, me përjashtim të Azem Hajdarit, ndonjërit që nuk ndodhej në Shqipëri, e ndonjë tjetri që ende nuk i është përkëdhelur aq sa duhet sedra e lënduar.
Por, ndryshimet nuk mbarojnë këtu; vetëm pak ditë më parë, në faqet e para lexoje: Berisha i telefonon Selamit, dhe kurba e transformimit të një politkani shqiptar të ofron një moment trallisjeje dhe njëkohësisht të bën të ndjehesh krenar, që një vit a dy vjet më parë, ke qenë ndër ata që kanë shkruar me sinqeritet kundër këtij njeriu.
Ndryshimet cilësore që ka pësuar këto vitet e fundit PD-ja dhe kryetari i saj tregojnë se, ajo dhe ai, kanë filluar të bëjnë politkë në mënyrën e duhur: gjithë ndryshimet, pa i mohuar potencialet krijuese bernda PD-së apo edhe te kryetari, janë një dëshmi e qartë edhe e reagimit ndaj opinionit të shoqërisë shqiptare, si pikë referimi të të cilët unë marrë median.
Më në fund, ata e kuptuan se me një realitet të brendshëm armiqësor ndaj tyre nuk do të vinin kurrë në pushtet dhe, për të anashkaluar këtë pengesë serioze, u shtynë deri në atë pikë sa të detyronin mendjen të prodhonte. Kjo solli gjithë ndryshimet që ca i shikojnë me skepticizëm, ca të tjerë si të hutuar, e kundërshtarët me armiqësinë sikur të shikonin të ringritura piramidat, megjithëse edhe ata vet nuk ishin aq duarpastër në këtë çështje.
E vërteta është se qysh me daljen e KOP-it në skenë paraqitja publike e PD-së në është pasuruar në mënyrë të dukshme dhe kur kryetari i saj del para kamerave duket tejet i distancuar nga fjalori i tij emocional dhe shumë më i dashuruar me shifrat – të cilat dinë t’i kthejnë, dhe i kanë kthyer, në vlerë vetëm teknicienët. Ndërsa kthimi emrave të vjetër mund të mos bëjë shumë, por të paktën do të ndihmojë edhe më tepër që kryetari të tregohet më i rezerveruar në imponimin e autoritetit të tij pa shoshitur mirë edhe mendimet e të tjerëve, përndryshe, në qoftë se krijohen sërish të çara të gjurmëlënëse, besueshëmria e tij dhe e PD-së do të tronditet në mënyrë të pariparueshme.
Por ka edhe një ngjarje tjetër në lidhje me PD-në, e lakuar disi kohët e fundit, në barazpeshë nga dashamirët dhe dashakeqët, por që të dyja palët kanë qenë më tepër emocionalë dhe më pak bindës, sepse, në ndihmën e ofruar PD-së nga frima amerikane Barbour Griffith & Rogers, janë marrë me gjëra anësore, duke anashkaluar thelbin. Disave nuk u ka pëlqyer fakti që firma do të paguhet $500000, disave nuk u la shije të mirë që amerikanët dolën në krah të Berishës dhe përdorën një fjalor që edhe vetë punëdhënësi i tyre e ka lënë mënjanë, por këto ishin krejt vogëlsira. Për sa kohë që me këtë lëvizje të PD-së nuk është shkelur asnjë ligj i këtij vendi, e përderisa ata nuk do të përballen me gjykatën, ky problem është i mbyllur. Por, le të shikojmë ku është e mira e amerikanëve.
Edhe sikur Barbour Griffith & Rogers të ketë ardhur në Shqipëri për të bërë reklamë sade për PD-në, prapëseprapë ajo është shumë e vlefshme të na kujtojë ndryshimin thelbësor midis të djathtës dhe të majtës shqiptare. Reklama është pjesë e lojës, qoftë edhe reklamë për hir të reklamës, si, fjala bie, ajo vajza që heq dorë nga pastrimi i dhëmbëve me një fije spango, sepse i lë dikush sipër tavolinës një pako Orbit, ndërkohë që rruazat që ajo ka në gojë janë ose prej kocke industriale ose prej porcelani, por kurrsesi dhëmbët që i ka dhuruar e ëma; si të tillë ata mund të lahen edhe me ilaç lavamani. Megjithatë, askush nuk e akuzon prodhuesin e Orbite-s për abuzim, reklama është pjesë e karakterit të shoqërive të tregut të lirë.
Prandaj, në qoftë se PD-ja lufton për të ardhur në pushtet, sipas rregullave të shoqërisë së tregut të lirë dhe jo me anë të revolucioneve, apo siç mund t’i quajmë ndryshe, me anë të ‘97-ve, atëherë ka një arsye më tepër për të qenë më optimistë për të ardhmen. PD-ja dhe kryetari i saj – që dikur deklamonte me pompozitet dhe tejet i bindur se midis vitit ‘96 dhe vitit 2000 nuk do të kishte zgjedhje të tjera, dhe, në fakt, nuk ndodhi ashtu – ka ndodhur ajo që një nga personazhet e Orwellit e jep si këshillë: “Të fitosh kthjelltësinë mendore duhet që të përulesh”.