Shpërthim tritoli në lagjen Çole,shkatërrohet dyqani i përmbaruesit

05/04/2005 Enigmë autorët, i pazbardhur ende motivi
VLORË – Dje në mëngjes herët, në orën 05.50, një shpërthim eksplozivi ka tronditur qytetin e Vlorës. Tritoli ishte vendosur në dyqanin e shtetasit Përparim Hoxha, me banim në lagjen “24 Maj” (Çole), punonjës i zyrës së përmbarimit në qytetin e Vlorës. Nga shpërthimi është shktërruar pjesa e qepenave të dyqanit si dhe një pjesë e murit, ndësa brenda dyqanit janë shkatërruar dhe prishur një sasi e konsiderushme mallrash të ndryshme, kryesisht ushqimore. Sasia e lëndës ekspozive është vendosur në pjesën e qepenave, por ende nuk është përcaktur sasia dhe lloji i saj.
Sipas ekspertëve të policisë kriminale, lënda eksplozive është lënë para dyqanit e përgatitur më parë. Por nuk është montuar ose vendosur mjeshtërisht në murin dhe qepenat e dyqanit. Ajo është vendosur në tokë (në hapësirë) dhe si rezultat shpërthimi ka qenë jo shumë i fuqishëm.
Sipas ekspertëve, dëmi arrin në vlerën 3 milionë lekë (të vjetra). Policia po vazhdon hetimet intensive për gjetjen e autorit të vendosjes së lëndës eksplozive në dyqanin e përmbaruesit, si dhe për zbardhjen e motivit të vendosjes së lëndës eksplozive.
Banorët e lagjes, në të cilën ndodhi shpërthimi, tregojnë se para se të shpërthente lënda eksplozive kanë parë një person, me një makin tip “Benz”, pranë dyqanit, i cili më pas është larguar me shpejtësi. Pas pak minutash ka shpërthyer lënda eksplozive, e cila ka qenë e fuqishme dhe shurdhuese.
Në kohën që ndodhi shpërthimi, në rrugë po kalonin disa persona, të cilët janë shtrirë në tokë, ndërsa një i ri 26 vjeç u plagos lehtë në kokë.
Aktualisht, policia po punon dhe heton në disa pista, por pista më e mundshme është ajo për shkak të detyrës që ka si përmbarues në zyrën e përmbarimit. Nuk janë përjashtuar dhe pistat e tjera si, ngatërrim i objektivit të personit, ose ndonjë inat të vjetër që mund të ketë dikush me pronarin e dyqanit.
Tre muaj, tri shpërthime dyqanesh
Brenda tre muajsh, pikërisht në këtë lagje dhe në të njëjtën rrugicë është i treti rast i vendosjes së lëndës eksplozive në tri dyqane. Ende nuk është kapur asnjë autor dhe nuk është zbuluar motivi për asnjë rast.
Flet pronari i dyqanit, Përparim Hoxha, përmbarues në Vlorë
“Shpërthimi ndoshta keqkuptim ose ngatërresë objekti”
Ku ndodheshit në momentin kur ndodhi shpërthimi?
Ndodhesha në shtëpi. Kisha pak minuta që isha ngritur nga gjumi, kur dëgjova shpërthimin. U trëmbëm për momentin, por më shumë u trëmbën fëmijët. Dola jashtë dhe pashë që nga dyqani im doli tym. Shkova me shpejtësi atje, ku pash se gjithçka ishte shkatërruar. Lajmërova menjëherë policinë, e cila erdhi shumë shpejt në vendngjarje dhe më pas bën të gjitha ekspertizat e nevojshme.
Sa dëm është shkaktuar në dyqan nga shpërthimi?
Rreth 3 milionë lekë të vjetra.
Si mendoni ju, përse i është vënë lënda eksplozive dyqanit tuaj?
Nuk e di. Nuk më vjen keq për dëmin e shkaktuar, por më vjen keq se përse mua, sepse unë nuk i kam bërë keq askujt, kam parë punën time dhe të familjes time. Nuk i kam bërë keq askujt, nuk i kam borxh askujt, si dhe nuk kam as hasëm dhe as ndonjë sherr me dikë. Ndoshta ka ndodhur ndonjë keqkuptim apo ngatërresë objekti.
Ndoshta lënda eksplozive është vendosur nga persona që mund të jenë prekur nga detyra që keni si përmbarues?
Nuk di se çfarë të them, nuk kam patur ndonjë kërcënim nga dikush. Unë kam bërë detyrën si gjithë të tjerët dhe nuk i kam rënë askujt në qaf. Sipas ekspertëve të policisë kriminale, po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe vënien në pranga të autorit, si dhe për gjetjen e motivit të vendosjes së lëndës eksplozive.