Sytki Brahimi. Na ishte dikur... Shkodra

05/04/2005 Shkodra e artit, Shkodra e kulturës, pararoja e artit shqiptar?!... Sot, kur i duhet të thotë realitetin, piktori Sytki Brahimi nuk i fsheh instiktet e artistit, atë irritimin e ashpër për fyerjen që i bëhet vlerave në qytetin e tij të lindjes, ku dikur ishte metropoli i kulturës shqiptare. Nuk ka shumë “guxim” të kthejë kokën pas, për të parë kulturën e qytetit të tij... dikur. Pasi menjëherë ia përvesh në fytyrë zymtësia që shoqëronin ditët shkodrane, ku arti nuk duket gjëkundi, ku muret e institucioneve zbukurohen me “copa letre”... ku biznesi bën vetëm hesape për xhepin e vet dhe arti shpërfillet nga institucionet e kulturës, ku vlerat dhe antivlerat “i ngroh një diell”. Ndërsa gjithë kjo trysni e brendshme i shfaqet instiktivisht në pikturë, përmes ngjyrave potente, duke mos u shkëputur nga mjedisi i tij, Shkodra.
Një penel i njohur dhe i preferuar i Shkodrës, Shqipërisë, madje dhe jashtë kufijve, ke mbi 20 vjet në këtë gjini. Ku qëndron e veçanta?!
Tek gjetja e vetvetes. Te bota ime që e kam ëndërruar e dashur gjithmonë në këto vite të shprehjes së lirë të mendimit e ndjenjës. Dikur, flas në monizëm, e mendoja pikturën si sot, por dora s’duhej t’i bindej mendimit se kishte pasoja pastaj... Sa dëshirë kisha të shmangesha nga tendenca e shkollës lindore, ku paraqitja e jashtme ishte primare. Kam punuar me vite e vite të tëra me një numër të konsiderueshëm punimesh, me karakteristikat, veçoritë e sfidat që kam kaluar si dhe emocionet e sukseseve që kam marrë. Një karakteristikë e veçantë në punërat e mia është ngjyra potente, sidomos ato të ngrohta. Ato më ngacmojnë, më rrisin energjinë e brendshme, ndoshta kanë të bëjnë me karakterin tim. Dua të preferuarën time, ngjyrat e vajit, është më e vështirë, por shumë më e bukur për mua.
Piktura ishte më lart dikur apo sot?!...
Me kompetencën time të plotë në këtë fushë, ka qenë më lart dikur. Ka pasur emra të shquar, që kanë ditur të ruajnë kërkesat, sa profesionale të artit bashkëkohor, aq dhe ato individuale që u fal talenti nga natyra.
Dikur piktura ishte zëdhënëse e vlerave politike në përgjithësi, plus ato historike. Vlera cilësore e vërtetë, pra piktura e porositur, ishte vështirë të kërkohej në treg, mungonte liria. Sot kjo liri ka ardhur, madje, mjaft e madhe, saqë e bën shumë të vështirë artin e vërtetë të konkurrencës, por ka dhe mjaft raste që duhen pranuar, që s’dihet se ç’bëhet!
Të ndalemi pak këtu te piktura moderne, që për shumë është një alibi. Pse të jetë ky koncept?!
Arti nuk ka absurditet për mendimin tim, gjithmonë flas për artin e vërtetë. Për mua ajo që duket në pamje të parë absurde, e shpjegon thelbin kur i hyn në detaj. Piktura është për të gjithë njerëzit, por te një kategori njerëzish ajo gjen atë elitën e saj të zgjedhur. P.sh., një koleksionist me famë në Austri me (260 punime në shtëpi), bleu dy punime të miat: a) Loja, b) Paqja, duke më ftuar e mirëpritur plot dinjitet e duke më njohur me emra të mëdhenj të pikturës botërore dhe evropiane të sotme. Më afroi (si qëndrim) krejt falas shtëpinë e tij, tip kështjellë dhe më falenderoi ai mua. Shikoni vlerësimin që i bëri artit një i huaj. Tek ne...?!
A mund të veçoni disa punime që i mbani si kulmet tuaja që keni realizuar në vite?
Janë shumë, por veçoj: a) “Ahengu shkodran” (kompozim), b) “Mëngjes i bardhë në Shkodër” (peisazh), c) “Loja popullore” (kompozim) ç) “Takimi” (kompozim) d) “Rruga nga kalaja” (peisazh), etj., etj.
Sot, Shkodra, ky metropol i dikurshëm është dobët, i kanë ikur shumë e vazhdojnë të ikin intelektualë, artistë, sportistë, etj., etj. Si e gjykoni?!
Më dhemb në zemër si shkodran, ndjehem shumë i mpirë për këtë gjendje shumë të veçantë që është krijuar nga dobësia politike në radhë të parë, që ka harruar jetën e qytetarit të vërtetë dhe ka primare karrierën politike. Arsyeja ekonomike kuptohet që të shtyn, por është dhe diçka tjetër, mosgjetja e vetvetes, që shumë intelektualë në breza shkodranë, largohen drejt Tiranës apo jashtë shtetit. Është tensioni politik që i bëjnë tërë krahët partiakë të situatës për të humbur i afti, e për të humbur i veçanti, dhe të fitojnë në fund të fundit, ata vetë. ǒabsurditet?! ǒhipokrizi?!... Shkodra nga metropol është kthyer në një provincë të stërmadhe, që sa vjen e tkurret në të gjitha sferat e, sidomos në art. Shkodra e Mjedës, Fishtës, Teutës, Rozafatit, Prengë Jakovës, Simon Rrotës... Me historikun dhe reliket e saj të vjen keq të katandiset kështu.
Për variacion, pas pikturës hobet tuaja janë sporti dhe gjuhët e huaja...
Vërtetë sportin e kam pasur shumë dobësi gjithmonë, në disa lloje si basketbolli, volejbolli, më kënaq shumë, por prirjet dhe shkolla e artit ma privuan këtë. Anglishtja dhe italishtja janë dy perla, që dua t’i kem gjithmonë pranë vetes si dy gjëra tepër të vyera për mua. Di jo pak, greqisht dhe gjermanisht.
Ikonografia, një gjini shumë e pëlqyer në pikturë...
Ka vlera të veçanta, ka shumë vlera sa njohëse aq dhe artistike, kombëtare, që janë lëvruar brez pas brezi nga penela të mëdhenj shqiptarë në kishat e manastiret tona. Janë vlera origjinale, por që sot pak lëvrohen. Ndoshta koha bën të vetën. Shekulli 21...
Tregu i artit ekziston, ka rregulla apo?!...
Tek ne s’ka treg arti. Ai është i rastësishëm. S’ka rregulla strikte si kudo në botë, ku evidentohen disa shkallë që nga prodhimi e gjer në shitjen përfundimtare. Sot ka veçse anarshi. Kjo frenon ose më mirë ç’orienton vlerat e vërteta.
A ndjehet nevoja e sponsorizimeve, apo një lloj ndihme të pushteteve lokale?
Po shumë, sponsorizuesit as që duan t’ia dinë për asgjë, veç të fitojnë për vete. Pushteti lokal është në shkallën zero për këto fusha. Për 14 vite, në Galerinë e Arteve Tiranë s’është futur asnjë punim nga autorët tanë, shto pastaj dhe “zhdukjen” e disa pikturave me vlera. Përse të jetë kjo gjendje, një Zot e di... Pushteti qendror dhe ai lokal është i detyruar të ndihmojë artin në këtë periudhë të vështirë, shumë të stërzgjatur për artistët dhe shkrimtarët. Sa vlerë do të kishte organizimi i një konkursi vjetor nga ana e bashkisë për përzgjedhjen e 2-3 punimeve më të mira dhe për blerjen e tyre si krenari, pastaj të vareshin nëpër muret e saj, në teatro apo kinema të qytetit. Sa fyese kur sheh veç copa letrash e figurash nëpër mure?! Themi pastaj Shkodra e artit, Shkodra e kulturës, pararoja e artit shqiptar?!...
Me media, sidomos ato lokale, si ju duket pasqyrimi që ato i bëjnë shkrimtarëve, artistëve, në përgjithësi?
Jashtëzakonisht i dobët. Njerëz pa kulturë profesionale bëjnë disa kronika shumë pavlerë, të gjitha thuajse njësoj, pa i ditur vlerat e vërteta të individit që flasin, kjo bën që të gjithë të duken njësoj të aftë, të paaftë, veç të dalin në televizor. E pafalshme kjo gjë. Madje, irrituese!
ǒmendon për Shkodrën, për pikturën, për artin. ǒdetyrë emergjente na del sot?!
Dua megjithë shpirt që Shkodra të shkojë aty ku ka qenë, të rigjejë vetveten e saj të përhumbur nga pluhurosja e politikës naive që po tallet e po lot me dinjitetin e saj. Dua që në Shkodrën time të dëgjoj e të shoh gëzim e harmoni, këngë e humor, art dhe pikturë, sa sasiore aq dhe cilësore. Shkodra ka qenë prej shekujsh në ballë dhe këto luhatje të këtyre pak viteve të fundit do t’i kapërcejë së shpejti. Jam i bindur plotësisht dhe bindja ime patjetër do të bëhet realitet.
Intervistoi