E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ më datë 16 merr vendim për 1400 studentët

12/06/2005  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në datën 16 vendimin për marrjen e masës ndaj kryetarit të Njësisë Bashkiake numër 2, Përparim Bodinaku, i akuzuar nga Partia Demokratike si përgjegjës për lënien jashtë listave të 1400 studentëve në zonën 38. Përfaqësuesi i PD-së në këtë komision, Ferdinant Poni, ka kërkuar që të merret në shqyrtim dhe vendimi i Gjykatës së Faktit Tiranë. Në bazë të këtij vendimi, vetëm 5 prej studentëve u jepet e drejta për t’u regjistruar në listat e zgjedhësve. Ndërsa për të tjerët, 1395 studentë gjykata nuk ka marrë vendim, pasi nuk kanë paraqitur ankesë në ngarkim të kryetarit të Njësisë Bashkiake numër 2. Pas kësaj, në KQZ, nga Partia Demokratike u kërkua që të merreshin masa ndëshkimore ndaj kryetarit të njësisë me pretendimin se ky i fundit ka shkelur Kodin Zgjedhor me mospërfshirjen në listat e zgjëdhësve të 1400 studentëve. Kërkesa për regjistrimin e tyre është bërë nga kandidati i zonës numër 38, Ylli Pango, i cili pretendon se ka marrë dhe firmat e stundentëve, banorë të Qytetit Studenti, që më 3 korrik duan të votojnë në Tiranë. Madje, regjistrimi i studentëve pranë kësaj minibashkie u bë shkas për një incident të ndodhur përpara dy javësh mes kryetarit të Njësisë Bashkiake numër 2 dhe kandidatit Pango. Bodinaku pretendonte se Pango e kishte ushtruar dhunë në institucionin që ai drejton, ndërkohë që kandidati i PD i hodhi poshtë këto akuza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›