“Bujqësia, jashtë sistemit të tregut”
Kreu socialist Edi Rama ka vazhduar me tryezat për bujqësinë në qytetin e Elbasanit.
Mbi 500 ekspertë të bujqësisë, por edhe fermerë kanë marrë pjesë në tryezat e komunave në qarkun e Elbasanit për të diskutuar për problemet e bujqësisë dhe zhvillimit të fshatit. Raportet përfundimtare dhe konkluzionet janë diskutuar në konferencën rajonale të këtij qarku. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti dalloi se fshati dhe bujqësia shqiptare nuk kanë hyrë ende në sistemin kapitalist. "Problemi ynë në Shqipëri, është të ndërtojmë një sistem të ri, kapitalist dhe funksional për bujqësinë. Bujqësia sot nuk është në kapitalizëm. Ajo ka dalë nga sistemi komunist dhe ka mbetur mes katër rrugëve. Bujku dhe fermeri shqiptar, janë të vetmit në botë, në demokraci dhe diktaturë, në Evropë dhe shkretëtirë, që janë vetëm, fillikat, pa shtet, pa mbështetje, pa vëmendje", u shpreh Rama.