E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Berisha të shkarkojë Gurakuqin

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Ndue Shpani, tha dje në një konferencë për shtyp se Kryeministri Berisha po shkel marrëveshjen mes PD-së dhe PDK-së, duke mos shkarkuar zv.ministrin e Jashtëm, Anton Gurakuqi. 

 "Në emër të grupit parlamentar dhe të kryesisë apelojmë PD-në të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me PDK-në. Për më tepër, respektimi duhet të marrë në konsideratë shtetin e së drejtës dhe moralin qeverisës të koalicionit. Ndaj ne vlerësojmë se është e papranueshme, që në kundërshtim të hapur me marrëveshjen politike, vazhdon të mbahet në postin e zv.ministrit të Jashtëm një shtetas që është proceduar penalisht nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrime", tha dje kreu i grupit të PDK-së, Ndue Shpani, gjatë një konference për shtyp. Sipas zyrtarit të kësaj partie, Gurakuqi ka përdorur siglën e PDK-së në një aktivitet privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›