Plani i Enver Hoxhës për likujdimin e Mehmet Shehut
DURO SHEHU
Plani për likuidimin e Mehmet Shehut ishte i vjetër. Enver Hoxha e kishte vënë në shenjestër që në vitin 1942 kur Mehmeti u kthye nga lufta e Spanjës dhe filloi luftën në Shqipëri qysh atë ditë që ia rekomandoi Nako Spirua. Në vitin 1946 Koçi Xoxe, në atë kohë ministër i Punëve të Brendshme, me porosi të Enver Hoxhës kishte marrë në survejim të rreptë Mehmet Shehun, dhe fill mbasi vranë Nako Spiron, dënuan edhe Mehmet Shehun, duke e përjashtuar nga Komiteti Qëndror dhe shkarkuar nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe duke e izoluar në Çorrush.
Enver Hoxha nuk e likuidoi më përapara Mehmetin se ja kishte nevojën, madje e caktoi me detyra të larta deri kryeministër për afro 30 vjet. Aftësitë dhe besnikërinë e Mehmet Shehut E. Hoxha i njihte mirë. Situatat e rënda që kaloi Shqipëria mbas prishjes me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik dhe së fundi me Kinën dhe izolimi i plotë i Shqipërisë etj, pra në ato situata të rënda dhe të vështira Enveri nuk mund ta mbante në dorë Shqipërinë pa Mehmetin.
Erdhi pranvera e vitit 1981. Populli i Kosovës doli në rrugë kundër dhunës dhe pushtimit serb. Mehmet Shehu ishte i pari që reagoi për ngjarjet e Kosovës. Ai mori masa të forta ushtarake në drejtim të Veriut, si strateg ushtarak përpunoi planin e ndërhyrjes të ushtrisë tonë në Kosovë kundër serbëve nën emrin e koduar “Shpërthimi”. Nga kjo situatë u alarmuan me sa duket jo vetëm serbët, por dhe E. Hoxha, N. Hoxha dhe R. Alia.
E. Hoxha anullon planin strategjik të Mehmet Shehut “Shpërthimi” dhe urdhëron që ai plan të digjet. Mehmeti mban një kopje të planit dhe u thotë zëvendasve të tij ta ruajnë në kasafortën e Shtabit të Përgjithshëm. Teksualisht u thotë:
“Ruajeni një kopje të këtij plani në kasafortë se do t’ju duhet dhe të vini të më pështyni mbi varr në rast se ky plan nuk do t’ju duhet”.
Kam përshtypjen se do t’ju ketë thënë jo të më pështyni mbi varr, por një fjalë më shqiptarçe...
Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut, atë periudhë që vuajti shpirtërisht Mehmeti i izoluar nga E.Hoxha dhe sigurimi i shtetit e ka quajtur Vjeshta e Ankthit.
E. Hoxha e hoqi Mehmet Shehun si ministër të Mbrojtjes dhe vuri K.Hazbiun, në vend të K.Hazbiut si ministër të Brendshëm emëron Feçor Shehun.
Me këto emërime vriste tre zogj dhe jo dy, si i thonë fjalës. Heq M. Shehun nga detyra e ministrit të Mbrojtjes dhe e izolon. Heq K. Hazbiun nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe e cakton ministër të mbrojtjes, sepse M. Shehu paraqiste rrezik po të kishte ushtrinë në dorë. Dhe K. Hazbiu paraqiste rrezik, por M. Shehu ishte kokë më e fortë se K. Hazbiu.
Pra kemi këtë skemë: E. Hoxha hoqi M. Shehun nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes e izolon, i vë mbrapa K. Hazbiun dhe K. Hazbiut i vë mbrapa Feçor Shehun, mandej cakton inkuizitor Hekuran Isain të ndjekë e të survejojë të tre në mënyrën më sekrete që e dinte vetëm E. Hoxha, N. Hoxha, R. Alia.
Për merita në likuidimin e M. Shehut Hekuran Isai u dekorua me Urdhrin e Flamurit, dekorata më e lartë mbas asaj të Heroit të Popullit.
Me ç’motivacion e akuzuan dhe e vranë Mehmet Shehun?
Ngjarjet e mëvonshme vërtetuan se me masat që mori E. Hoxha e kishte tashmë të hapur rrugën për të eliminuar Mehmet Shehun dhe pastaj Kadri Hazbiun. Por në fillim e kishte radhën Mehmet Shehu.
Po afrohej pra ora e fundit për vrasjen e Mehmetit. Ja sepse dhe si:
Së pari: E. Hoxha mbasi e hoqi Mehmet Shehun nga detyra e ministrit të mbrojtjes e izoloi në shtëpi nën darën e fortë të sigurimit të shtetit. Mehmet Shehu u shkarkua de fakto, jo de jure, edhe nga detyra e kryeministrit të Shqipërisë. Edhe për të vajtur për gjah në Elbasan M. Shehu duhej të merrte leje nga E. Hoxha. Këtë ma tha Farija kur vajta në shtëpi te Mehmeti atë natë që e vranë. Farija ishte punonjëse e vjetër në shtëpi, me ndërgjegje dhe me nder.
Së dyti: Kur Mehmet Shehu ishte akoma ministër i mbrojtjes, Beqir Balluku pyetej nga hetuesia se ç’marrëdhënie e lidhje kishte me Mehmet Shehun. Kadri Hazbiun në gjyq midis të tjerash e akuzuan për komplot me Mehmet Shehun, pasi, sipas tyre, kishte shpejtuar mbylljen e procesit gjyqësor të B.Ballukut, se mos dilte gjë nga goja e B. Ballukut për komplotin e M. Shehut me K. Hazbiun!
Së treti: Mehmet Shehu kur ishte ministër i mbrojtjes u arrestua për veprimtari armiqësore Edip Ohri, ish-komandant i Aviacionit që nga themelimi, i cili u shkarkua nga detyra me “grupin puçist” të Beqir Ballukut, por që Mehmet Shehu me propozim të Komitetit të Partisë të Aviacionit, kur unë isha sekretar i komitetit e mbajti Edip Ohrin këshilltar pranë komandës të aviacionit për të ndihmuar komandën e re.
Më vonë Edip Ohri u lirua dhe mbas pak arrestohet. Duke qenë Mehmet Shehu ministër i mbrojtjes, Edip Ohri pyetej nga hetuesia se ç’lidhje ka patur me Mehmet Shehun. A të ka kërkuar Mehmet Shehu avion qeveritar apo helikopter dhe ku ke shkuar me të?, e pyesnin. Këto fakte i ka pohuar vetë Edip Ohri në shtyp.
Së katërti: Ç’ndodhi midis Kadri Hazbiut dhe mua si vëlla i Mehmet Shehut? Atë ditë që u zëvëndësua Mehmet Shehu me K. Hazbiun, më merr në telefon Nazar Berberi, në atë kohë zv/ministër i Mbrojtjes që mbulonte aviacionin, Flotën luftarake detare, tanket, artilerinë etj.
“Shoku Duro, më thotë, nesër ora 10 të mëngjesit, ti, Bardhyl Taçi, komandant i Aviacionit dhe Sali Dibra, komisar i Aviacionit të jeni në zyrën e shokut Mehmet se bëhet prezantimi i kuadrove kryesore të ministrisë me shokun Kadri”.
Vajtëm në orën e caktuar dhe Mehmet Shehu na prezantoi duke i thënë Kadri Hazbiut: Bardhyl Taçi, komandant i Aviacionit, Sali Dibra, komisari dhe Durua, sekretari i komitetit të Partisë. Kadriu tha se Duron e di që është sekretar.
Na pyetën për disa gjëra, ndenjëm vetëm 10 minuta dhe ikëm. I pamë të dy, edhe Mehmetin edhe Kadriun shumë të mërzitur, shumë të ngrysur. Bardhyl Taçi dhe Sali Dibra më pyesin mua: Shoku Duro! Pse ishin aq të mërzitur shoku Mehmet e shoku Kadri? Nuk i kemi parë kurrë ashtu?
Edhe mua gjëndja e tyre më bëri përshtypje, por nuk dija ç’t’u thosha. Kushedi, do të jenë të zënë me punë, do të kenë ndonjë hall, mendoja. Unë nuk dija gjë dhe më tepër se kaq nuk kisha ç’t’u thosha shokëve të mi të punës. Ata kishin një brengë të madhe të cilën e dinin dhe e mendonin vetëm ata të dy. Ngjarjet e mëvonshme kur u vranë nga E. Hoxha vërtetuan brengën e tyre.
Në muajin qeshor të vitit 1981 kur Kadri Hazbiu ishte ministër i Mbrojtjes, komanda e Aviacionit, sipas planit të përgatitjes luftarake zhvilloi qitje e bombardime luftarake në Divjakë me avionët gjuajtës bombardues reaktivë supersonik.
Kadri Hazbiu erdhi për të parë zhvillimin e qitjes. Komandanti i aviacionit dhe unë vajtëm e morëm në shtëpinë e pritjes në Divjakë. Deri tek poligoni Kadriu hipi në makinën time të shërbimit “Xin-Fu”. Sapo hipi në makinë Kadriu, pasi pa me imtësi brenda (shoferi e mbante shumë të pastër makinën) pyeti: “E kujt është kjo makinë?” Është makina e shërbimit e shokut Duro, tha komandanti i aviacionit. Ashtu?, tha me një farë habije Kadriu dhe pa me inat nga unë. Me ka ngelur në mendje habija dhe ai vështrim i tij i inatosur i asaj dite...
Me të mbërritur filloi qitja e bombardimi. Aviatorët qëlluan shkëlqyeshëm. Ishin djem të zgjedhur, trima e të zotë, të pregatitur. K.Hazbiu kur po falënderonte pilotët tha: Kur isha shef i sigurimit të ushtrisë në ministrinë e punëve të brendshme me ministër Koçi Xoxen, iu luta Koçit të studioja për pilot në Bashkimin Sovjetik, por nuk më lejoi...
Më vonë na pyet: A keni patur avari, katastrofa në aviacion? Po, i tha Bardhyl Taçi, para disa kohësh një piloti të ri iu fik motori në ajër dhe avionin nuk arriti dot ta ulë në pistë. Piloti nuk pësoi gjë. Avioni u dëmtua pak. Unë e shoku Duro i hipëm helikopterit dhe shkuam e analizuam gjendjen në vend...
K. Hazbiu u kthye nga unë dhe më pyeti: Pse ti Duro ke hipur në helikopter? Po shoku Kadri, i thashë. Pashë që Kadriu u nxi në fytyrë...
Kaluan disa ditë dhe Kadri Hazbiu kishte ditëlindjen. Më duket në muajin korrik të vitit 1981, në mos gaboj. I shkuan në shtëpi kuadrot e kryesorë të ministrisë për ta uruar. Unë vajta me komandantin e aviacionit, me të cilin Kadriu filloi të bënte shaka, ndërsa me mua asnjë fjalë. Ky rast më bëri shumë përshtypje, por mendja për të keq nuk më vajti.
Rrethi po ngushtohej, dara kundër Mehmet Shehut po shtrëngohej...
Së pesti: Në vitin 1981 u sëmura. Më dërguan në Vjenë-Austri. Unë që kur u ktheva nga studimet nuk kisha dalë kurrë jashtë shtetit dhe nuk kisha kërkuar.
Një ditë më thërret Hito Çakua në zyrë e më thotë: “Duro ne kemi nevojë për ambasadorë dhe atashe ushtarak në vendet e Lindjes. Të propozuam ty, mbasi ke mbaruar akademinë dhe di gjuhën, por shoku Mehmet nuk ishte dakord”.
I thashë Hito Çakos: Ju falemnderit, por nuk i kam kërkuar njeriu as me gojë dhe as me shkrim për të dalë jashtë shtetit.
Me kaq ky muhabet u mbyll. Mbas disa ditësh po për këtë problem më thirri e më tha të njëjtat fjalë që më tha Hito Çakua, edhe Beqir Balluku, të cilit i thashë po ato fjalë që i thashë Hito Çakos.
Por ç’ndodhi me mua si vëllai i Mehmet Shehut? Më vonë kuptova se donin të më hiqnin qafe. Ja se ç’më ndodhi konkretisht:
U nisa për mjekim nga fundi i muajit tetor a fillimi i nëntorit 1981. Kur vajta në Rinas erdhën e më përcollën komandanti e komisari i aviacionit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, zv/ministri që mbulonte Aviacionin, Nazar Berberi, të cilëve u jam mirënjohës. Në Rinas vajta para kohe. Kohë kishim. Po rrinim e bisedonim si shokë. Para se të nisesha gruaja më kishte siguruar një çantë të vogël si ato që mbanin diplomatët. Se ç’desh të merrja në çantë, kur pashë se kisha harruar çelsin në shtëpi. I them vajzës shko merre se kam kohë. Në atë çantë unë kisha ca sende personale, veglat e rrojës peshqirin dhe asgjë tjetër me rëndësi. Hidhet Nasi Derri që ishte aty me mua: Shoku Duro, e hap unë çantën. E hapi menjëherë se çelësi qe i thjeshtë. Të tërë e panë se ç’kishte çanta brenda. Mirëpo ku ta dija unë që Nasi Derri, shef i sigurimit të Aviacionit, i cili në zyrën time hynte disa herë në ditë se na lidhte puna për punët e sigurimit sipas platformës së Byrosë Politike, ku ta dija unë pra se erdhi me qëllim nga sigurimi në Rinas dhe më hapi çantën. Unë këtë e kuptova kur vranë Mehmet Shehun. Kur mua më burgosën, hetuesi më pyeste: “Kur shkove në Vjenë për t’u kuruar, ç’kishe në çantën e diplomatit, ç’i bëre sekretet shtetërore që të dha Mehmeti për t’ia dhënë Brezhnjevit?” Unë i thashë hetuesit: Të thirren të gjithë ata shokë që më përcollën mua në Rinas dhe të thonë përpara jush se çfarë kishte ajo çantë brenda.
Në ambasadën tonë në Vjenë pashë një situatë të tensionuar. Më mori në telefon Mehmeti dhe më pyeti se si isha. Vetëm kaq. Nga zëri qe i qetë. Nuk dyshova asgjë. Në ambasadë më flisnin, por ftohtë. Telefonatën e Mehmetit do të ma përmendnin më vonë hetuesit në burg.
Në Vjenë sigurimi më kishte marrë nën kontroll të rreptë. Ambasador ishte Musin Kroi, diplomat karriere, i sjellshëm dhe i zoti. Sekretar i parë ishte Engjëll Kolaneci, nga fisi i Teki Kolanecit, krushkut të Enver Hoxhës. Më parë kishte qenë sekretar i komitetit të Partisë të universitetit në Tiranë. Ishte njeri shumë i mirë.
Më 29 nëntor 1981 ambasada organizoi një pritje me rastin e festave të nëntorit ku merrnin pjesë diplomatë të akredituar në Vjenë si dhe miq të ambasadës. Më thanë edhe mua të shkoja. Kundërshtova duke thënë se unë jam ushtarak dhe e kam të ndaluar të takohem me të huaj. Ti je civil, më thanë, nuk të njeh njeri, je dhe veteran i luftës. Duhet të vish. Hajde rri me familjarët tanë.
Vajta. Por më doli ajo që nuk e prisja. Më njohën... M’u kujtuan ato që na kishin thënë pedagogët rusë në akademi se ambasadat janë qendra spiunazhi të veshura me petk diplomatik.
Mbasi përshëndeti ambasadori ynë të pranishmit, u ngritën dolli. Unë tek po rrija me familjet e ambasadës, pashë që në drejtimin tim erdhi një burrë i shëndoshë, i pashëm, nja 35-40 vjeç me mustaqe. Nuk e kisha parë kurrë atë njeri. Ai vjen e ulet pranë meje e më pyet: “Si është shoku kryeministër, shoku Mehmet Shehu me shëndet? Mos është sëmurë?” Më pyeti shqip, në një shqipe të pastër. Ishte kosovar. Unë ia ktheva: Mos më keni ngatërruar me ndonjë tjetër? “Jo, më tha. Ju jeni Duro Shehu, vëllai i shokut kryeministër”.
Për fat erdhi aty një nga shokët e ambasadës dhe biseda u ndërpre. Unë u largova me marifet dhe shkova në dhomën ku flija. Por gjumi nuk më zinte. Po mendoja: Të ishte provokim ai takim me kosovarin që më pyeti për shëndetin e Mehmetit?
Në fillim të Nëntorit në Tiranë ishte mbajtur Kongresi i Partisë dhe siç e kanë parë të gjithë në atë kohë, Mehmeti dukej shumë i mërzitur, pasi siç do të mësohej shumë shpejt, ishte vënë në darë të hekurt nga Enver Hoxha dhe banda e tij. Atë pamje në Kongres duhej ta kishte parë ai kosovari...
Të nesërmen pyeta një shok të ambasadës se kush ishte ai kosovari që u takua me mua.Shoku më tha se është një kosovar i mirë, mik i ambasadës që kishte ardhur bashkë me vëllanë nga Gjermania.
Ditën tjetër i kërkova ambasadorit të kthehesha në Shqipëri, mirëpo më shtruan në spital dhe analizat u vonuan.
Më datën 15 dhjetor 1981, u nisa për në Shqipëri. Deri në Budapest më përcolli një punonjës i ambasadës me makinë. U nisëm herët në mëngjes. Mbërritëm në kufi me Hungarinë. Në postbllokun kufitar austriak ishte vetëm një civil. Nuk na ndali, vetëm sa pyeti se ku shkonim. Kur mbërritëm në postbllokun hungarez një togë ushtarësh qëndronte me automatikë në duar gati për të hapur zjarr në drejtimin tonë. Na kontrolluan, na morën dokumentet, të cilat i mbajtën një orë. Nga makina nuk na nxorrën. Ishte koha e luftës së ftohtë. Sapo u nisëm, pas na ndoqi një makinë e sigurimit hungarez.
Në ambasadën tonë në Budapest nuk vura re ndonjë reagim. Heshtje e plotë. Na takoi vetëm një punonjës i ambasadës, i cili na shoqëroi deri në aeroport, ku do të hipja në avionin që nisej për në Tiranë. Ai punonjësi i ambasadës sonë në Hungari që më shoqëroi m’u paraqit si një i njohur i largët nga Dhëmblani i Tepelenës. Kur po kalonim me makinë nëpër Budapest, më thotë: “Shoku Duro, e shikon atë godinën e madhe, të errët? Atje është dislokuar Divizioni i tankeve sovjetike”.
Ia preva duke i thënë: “Nuk më interesojnë fare tanket sovjetike. Kam ardhur për punën e shëndetit këtu!...”Kur avioni mbërriti në Beograd, pasi do të linte aty pasagjerë e do të merrte të tjerë për në Shqipëri, erdhën punonjës të ambasadës sonë për të takuar ndonjë shqiptar. Hynë brenda në avion, pasi pasagjerëve nuk u lejohej të zbrisnin nga avioni për aq kohë sa qëndronte avioni në aeroportin e Beogradit. Mua më panë me bisht të syrit, por asnjëri prej tyre nuk më foli. Unë nuk njihja asnjërin prej tyre, por si dukej ata mua më njihnin shumë mirë...
U desh një orë që të takoja Kadri Hazbiun. Me sa dukej ai kishte biseduar me Komitetin Qendror për këtë takim me mua.
Fjala e para që më tha Kadri Hazbiu, pa më dhënë as dorën ishte: “Çfarë do Duro? Pse erdhe?” Më erdhi shumë keq nga ajo pritje e Kadriut, por s’kishja ç’të bëja... Pas pak, Kadriu më thotë tekstualisht: “Po ja, more Duro, Mehmeti (Jo shoku Mehmet) vrau veten për çështjen e asaj vajzës, të fejuarës së Skënderit, për atë vajzën e Turdiut”. “Më fal që të ndërpres, i thashë Kadri Hazbiut, por unë nuk di asgjë për atë vajzë...”
Pasi më tha nja dy fjalë për mbledhjen e Byrosë Politike, Kadriu më porositi që bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Arshiun dhe Nexhipin, bashkë me gratë të shkoja dhe ta përgjonim Mehmetin tërë natën dhe të nesërmen të shkonim ta varrosnim. Atje është dhe Fiqreti me djemtë, më tha... Partia dhe qeveria nuk i varrosin armiqtë, se puna e Mehmetit mund të jetë armiqësore. Ky është urdhër nga lart, më tha Kadriu. Nga kryeministria në varrim do të vijë një mikrobuz me disa veta nga administrata. Kam kaq me ty. Ik tani!
Duke dalë nga zyra, pavarësisht nga gjendja që isha, i thashë Kadri Hazbiut me zë të ulët: “Po ju si do bëni, shoku Kadri?” Kadriu u nxeh dhe m’u kthye me zë të lartë: “Dil jashtë! Nuk kam më punë me tyja!”
Në të vërtetë unë nuk ia thashë me ndonjë qëllim të keq Kadriut ato fjalë. Unë e njihja atë më mirë se shumë të tjerë. Ne me Kadriun ishim nipër në të njëjtin fshat, në Shkozë të Sevasterit. Nëna jonë dhe nënë Xhevua e Kadri Hazbiut ishin si motra. Ato të dyja kishin lindur në lagjen e Aligjonit të Shkozës. Kishin luajtur si gjithë fëmijët së toku dhe kishin pirë ujë në të njëjtin burim. Kadriu e donte nënën tonë dhe e thërriste “Teze”, pa folur pastaj për njohjen, luftën dhe punën e përbashkët të Kadri Hazbiut me Mehmet Shehun. Nga ajo pritje e ftohtë dhe arrogante që më bëri Kadri Hazbiu në moment krijova sa një urrejtje, edhe një pendim ndaj tij, duke menduar se Enver Hoxha do ta hante një ditë Kadri Hazbiun, ashtu si hëngri Mehmet Shehun. Enver Hoxha nuk mund ta linte gjallë Kadri Hazbiun. Enver Hoxha kishte frikë. Dhe nuk vonoi ta eleminonte Kadriun dhe ta shpallte armik e bashkëpunëtor me Mehmet Shehun.
Unë nuk kam patur lidhje pune me Kadri Hazbiun pasi nuk kam punuar asnjëherë me organet e sigurimit, por e kam takuar atë tri herë kur u bë ministër i Mbrojtjes. Më përpara isha takuar dy herë me të. Në nëntor të vitit 1953. Ishin festat e nëntorit. Në teatrin popullor jepej një koncert. Isha edhe unë. Sapo isha kthyer me leje nga studimet në Bashkimin Sovjetik. Vjen Kadri Hazbiu gjatë pushimit e më thotë: “Ti Duro, nuk do shkosh në Moskë në Akademi. Do nisesh me një grup oficerësh të sigurimit që do bëjnë një vit kurs në Moskë, do jesh përkthyes me ta dhe do kthehesh me ta e do punosh këtu në Ministrinë e Brendshme”. Jo, i thashë unë jam oficer i ushtrisë, jo i ministrisë së Brendshme. Kadriu u nxeh. Pse, më tha, mos je zotrote më i mirë se Mehmeti që është ministër i Brendshëm? Dhe iku i zemëruar. Mbase kishte folur me Mehmetin. Të nesërmen më thërret Mehmeti në shtëpinë e tij e më thotë: “Duro, do të shkosh me shokët e sigurimit në Moskë”. Jo, i thashë, nuk dua. Nuk dua të bëhem polic. Mehmeti mori Kadriun në telefon dhe i tha se Durua nuk do të punojë në sigurim. Me kaq u mbyll ai muhabet.
Takimi tjetër me Kadri Hazbiun ishte para se të dënohej Beqir Balluku. Bëhej analiza me oficerët e Korpusit të Korçës mbi veprimtarinë “armiqësore” të B. Ballukut. Kadriu ishte i deleguar i Byrosë Politike. Gafur Çuçi ishte nga Komiteti Qëndror, nga Drejtoria Politike e cila ishte duke u shkrirë, isha unë. Kur mbaruam punë në Korçë, Kadriu më tha: “Duro, më sill ato shënime që ti mbajte se më duhen. Do më jap të tijat edhe Gafuri”. Ja çova në zyrë. Kur unë isha duke dalë, Kadri Hazbiu tha: “Më mirë të qajë nëna e atij se sa nëna ime”. I thashë: “S’duhet të qajnë më nënat tona, shoku Kadri, mjaft kanë qarë”. Kadriu më pa me inat e më tha: “Ku e ke fjalën?” Asgjëkundi, i thashë. Vetë folët. Më tej ai nuk foli më...
Më 18 dhjetor, ditën e premte, fill mbas takimit me Kadri Hazbiun, bëra siç më urdhëroi ai. Lajmërova vëllezërit të vinin bashkë me gratë në shtëpinë e Mehmetit, por pa u thënë psenë.
Mora gruan dhe shkuam. Vajzat i lashë të lebetitura në shtëpi. Por erdhi dhe ndenji me to vjehrra, Sadete Shehu, që ishte një grua e shkëlqyer. Ajo kishte lindur në Konicë dhe ishte martuar te Shehajt në Vlaha Psilloterë të Përmetit. Në atë kohë tmerri, ato ditë, më pas kur unë isha në burg e ato në internim, nuk u nda prej tyre. Megjithëse i thoshja të ikte e të mos mirrte në qafë fëmijtë e saj, jo thoshte, vajzat i kam rritur vetë, le të bëjnë ç’të duan. Njerëzit e shtëpisë, miqtë e shokët i largova. Nuk doja që ata ta pësonin për mua.
Me të shkuar në shtëpinë e Mehmetit, sapo hymë në bllok, ç’të shohim! Kudo ushtarë në pozicione luftimi në çdo dhjetë hapa gati për të hapur zjarr, mitraloza, tanke e makina të blinduara kudo, sikur të kishte sulmuar ndonjë fuqi e madhe armike. Për mua si ushtarak ajo që pashë atë ditë ishte një situatë lufte. I jam kthyer e rikthyer me qindra herë asaj nate dhe nuk ma heq dot asnjeri mendimin se vrasësi i Mehmet Shehut, pra Enver Hoxha, ishte në panik dhe dukej se tmerrohej edhe nga Mehmeti i vrarë.
Neve nuk na ndaluan. Me sa duket ashtu ishte urdhri. Hymë në shtëpi. Po ç’të shikoje?! Mehmet Shehun pasi e kishin ujdisur, i kishin veshur kostum të zi me këmishë të bardhë e kravatë të zezë dhe e kishin vendosur në dhomën e pritjes. Dukej si i gjallë.
vijon nesër...
Gramsh ku e vranë, pavarësisht se është thënë se vrau veten. Fiqreti vdiq në burg, por sipas të dhënave të sakta e droguan, e helmuan dhe e varrosën në Zejmen të Lezhës. Gruan dhe fëmijtë e Bashkimit i internuan në Belsh të Elbasanit.
Mua më përjashtuan nga partia, më shkarkuan nga detyra e sekretarit të komitetit të partisë të aviacionit dhe më burgosën në Burrel. Gruan time e përjashtuan nga partia.
Vëllanë tjetër, Arshi Shehun, i cili kishte bërë aq sakrifica për Enver Hoxhën dhe për partizanët gjatë luftës e përjashtuan nga partia dhe e vranë, duke thënë se edhe ai vrau veten ashtu si Mehmeti dhe Vladimiri dhe nuk lejuan njerëz të tjerë përveç fëmijve të tij të merrnin pjesë në varrim.
Vëllanë tjetër, Nexhip Shehun, e përjashtuan nga partia dhe e internuan në Kavajë.
Vajzën e Arshi Shehut, Shqiponjën, të cilën e kishte rritur Mehmeti, e internuan në fshatrat e Korçës.
Po kështu masa me pushim nga puna dhe përjashtime nga partia pësuan të gjithë të afërmit tanë.
Por masat nuk përfunduan këtu. Me porosi të Enver Hoxhës u zhduk varri i Mehmet Shehut. Duket se paranojaku dhe vampiri Enver Hoxha edhe të vdekur ia kishte frikën Mehmet Shehut. Eshtrat e Mehmetit u gjetën me shumë mundim nga djemtë e tij 20 e ca vjet më vonë matanë Ndroqit, buzë lumit.
Po atë ditë që zhvarrosën dhe zhdukën varrin e Mehmetit, zhvarrosën dhe zhdukën edhe varret e nënës dhe të babait tonë.
Më tej masakra vazhdoi me arrestimin e shumë ish-kuadrove të rëndësishëm të dyshuar si bashkëpunëtorë të “armikut” Mehmet Shehu, si Feçor Shehu, ish-ministër i Brendshëm, Llambi Ziçishti, ish-ministër i Shëndetësisë (sepse ai pati kurajon e tha kur pa Mehmetin të vrarë: Kjo nuk është vetëvrasje, është vrasje), Lambi Premti e sa e sa oficerë e kuadro të tjerë emrat e të cilëve janë përsëritur shumë shpesh vitet e fundit. Një pjesë e tyre u pushkatuan, të tjerët vuajtën burgime të rënda...
Terrori vazhdoi edhe në Mallakastër ku u arrestuan dhe u burgosën ish-partizanë që kishin luftuar me Mehmet Shehun, njerëz fisnikë e të nderuar...
Përse e akuzuan Mehmet Shehun mbasi e vranë?
Si qëndron problemi i fejesës së Skënder Shehut me vajzën e Turdiut?
Kjo fejesë ishte vetëm një pretekst për të zhdukur Mehmet Shehun. Rrënjët janë shumë më të thella. Dhe ja pse:
Aty nga viti 1956 kur u ktheva nga Akademia ushtarake në Moskë, mbas përfundimit të studimeve, motrat e Enver Hoxhës më propozuan të fejohesha me mbesën e Enver Hoxhës, bile më kishin siguruar dhe biletat në Teatrin Popullor. Refuzova kategorikisht. Nuk doja të miqësohesha në Bllokun e Byrosë me asnjë, qoftë edhe me familjen e E.Hoxhës. Kisha dëgjuar dhe nga motrat e E.Hoxhës që babai i vajzës që do të fejohesha kishte qenë pronar i madh tokash çifligar në Berat, dhe ishte sjellë shumë keq me fshatarët me bujqit, prandaj fshatarët e Uznovës të Beratit e kishin vrarë me shat në kokë.
Tani që po shkruaj këto kujtime për Mehmet Shehun them se bëra shumë mirë që veprova kështu, pavarësisht se ç’hoqa.
Mendoj se refuzimi im për t’u fejuar me mbesën e E. Hoxhës do t’i ketë ngelur gozhdë Enverit e Nexhmijes, të cilët duhet të kenë ditur patjetër për atë prishje. Refuzimi im do të ketë qenë një farë plage për familjen e Enver Hoxhës, megjithëse mua nuk ma zunë më në gojë.
Kur u rritën fëmijët e udhëheqësve të Bllokut, dëgjova se djalit të madh të Mehmetit, Vladimirit, i kishin propozuar vajzën e Enver Hoxhës për t’u fejuar. Ladi kishte refuzuar, mori grua atë që deshi, vajzën e Tanush Shytit, gjeneral, luftëtar dhe patriot, burrë i ndershëm e parimor nga Tragjasi i Vlorës.
Në rast se ka qënë kështu siç më thanë mua, kjo ka qënë plaga ose gozhda e dytë e familjes së Enver Hoxhës.
Nexhmije Hoxha i propozoi Skënder Shehut, djalit të dytë të Mehmetit, për t’u fejuar me mbesën e saj, vajzën e vëllait të Nexhmijes. Skënderi refuzoi.
Kjo do të ketë qenë gozhda e tretë.
Unë nuk dua të mburr djemtë e Mehmetit, nipërit e mi, por ata të tre ishin më të zgjuar se fëmijët e Enverit. Bashkimi për moshën dhe kohën ishte më i hedhuri, më i avancuari, me shenjat e një shkrimtari të talentuar. Fëmijët e E. Hoxhës merrnin dekorata e lëvdata jo se i meritonin, por se kishin baba Enver Hoxhën dhe nënë Nexhmijen. Ata të tre, jetën më të madhe nuk e kalonin në punë por në dëfrime e qejfe.
E fejuara e Skënder Shehut ishte e bija e profesor Turdiut në Universitetin e Tiranës, një njeri shumë i nderuar, të cilin e kishte dekoruar vetë E. Hoxha mbasi e kishte gjirokastrit dhe e njihte familjarisht. Të gjitha ato që u thanë më pas për të janë përralla dhe sajesa të ndyra, vetëm e vetëm për të eleminuar Mehmet Shehun.
Me normat dhe ligjet e sotme të demokracisë nuk diskutohet që ndarja e Skënderit me atë vajzë që deshi ishte krim i rëndë moral. Por edhe me normat e asaj kohe.
Unë e dëgjova fejesën e Skënder Shehut dhe atë ditë që u fejuan vajta në shtëpi, takova Mehmetin dhe Fiqreten, por meqë erdhën njerëz të tjerë ika, e nuk mësova dot cila qe ajo vajzë, vetëm më thanë se babain e kishte profesor në universitetin e Tiranës. Ajo ditë qe takimi im i fundit i gjatë me Mehmetin, mbasi unë u sëmura dhe shkova për kurim në Vjenë.
Atë ditë që isha për urim tek Mehmeti, kishte qënë për urim dhe sapo kishin ikur Enver Hoxha me Nexhmijen.
Nexhmije Hoxha kur doli tek dera, mbasi uroi Mehmet Shehun i tha të fejuarës së Skënderit: Jepi të fala mamasë tënde, se e njoh.
Me ligjet e normat e asaj kohe, të fotografoje Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun kudo që ishin, edhe në shtëpi, por sidomos E. Hoxhën, ishte kategorikisht e ndaluar.
Prandaj gënjen Enveri dhe Nexhmija kur thonë se Mehmeti urdhëroi oficerin e tij të na fotografonte për të na komprometuar mua e Nexhmijen me vajzën e Turdiut. Shpifjet dhe gënjeshtrat ishin në karakterin e Enverit. Ai gënjeu edhe para Plenumit të Komitetit Qëndror kur u dënua Hito Çako, kur tha se shyqyr nuk hipa në avionin qeveritar ku ishte pilot Çobo Skënderi nipi i Hito Çakos se do më kishte rrëzuar nga avioni.
Çobo Skënderi që ishte pilot i shkëlqyer në avionin qeveritar dhe Edip Ohri ish-komandant i Aviacionit kanë deklaruar në shtyp se E. Hoxha e gënjeu Plenumin e Komitetit Qëndror, pasi Çobo Skënderi ishte piloti i parë që e solli E. Hoxhën me avion nga Shkodra në Tiranë ku Enveri ishte në një kongres. Çobo Skënderi tha se unë po të isha ai që më akuzoi E. Hoxha kur e ngrita avionin nga Fusha e Shtoit në Shkodër për pesë minuta e ktheja avionin drejt Veriut dhe e zbrisja E. Hoxhën në Podgoricë.