E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, 17 mijë ha tokë për kompensim

Qeveria nxjerr vendimin për vënien në dispozicion të Agjencisë së Pronave fondin e tokës me një sipërfaqe prej 17 335 ha, si dhe lë në dispozicion të këtij institucioni 29 ndërmarrje. 

BLEDAR HOTI

Në relacionin e qeverisë është përcaktuar se këto 29 ndërmarrje, ku pjesa më e madhe e tyre janë reparte ushtarake nuk janë privatizuar dhe si pasojë e kësaj të gjitha ndërmarrjet do t'i kalojnë Agjencisë së Kthimit të Pronave për procesin e kompensimit fizik. Në relacionin e paraqitur të qeverisë nuk janë paraqitur se sa sipërfaqe në hektarë përfshijnë ato në total. Gjithashtu bëhet e ditur se Ministria e Financave ka refuzuar të japë mendimin nëse duhet të jepen apo jo këto 29 godina për privatizimin e tyre. "Agjencia e Kthimit të Pronave, pasi bën verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit për fondin e mësipërm, e përdor atë për kompensimin e pronarëve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj. Pas verifikimit përfundimtar, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronat, të cilat rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, zbriten nga fondi i mësipërm", thuhet në pikat 2 dhe 3 të këtij vendimi. Ndjekjen e këtij procesi do ta realizojnë Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës.
Fondi i tokës bujqësore
Qeveria i ka akorduar AKKP-së mbi 17 mijë ha të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të institucioneve kërkimore të Ministrisë së Bujqësisë për t'i përdorur si fond fizik për kompensimin të ish-pronarëve. Fondi i plotë është 17.335 ha dhe ata janë sipas dosjeve të dorëzuara nga seksionet e administrimit dhe mbrojtjes së tokës (SAMT) të qarqeve, në zyrat rajonale të AKKP-së, me sipërfaqet e dhëna me hollësi. "AKKP-ja bën verifikimin e titujve të pronësisë së truallit dhe: a) për sipërfaqet që përfshihen brenda zonave kadastrave, ku ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar, konfirmimin e bën zyra vendore e regjistrimin të pasurive të paluajtshme; b) për sipërfaqet që përfshihen në zonat kadastrave, ku nuk është kryer regjistrimi fillestar, konfirmimin e bën SAMT-ja e qarkut. AKKP-ja i përdor sipërfaqet me statusin e pronësisë shtetërore, për kthimin dhe kompensimin fizik, sipas kritereve të përcaktuara në ligj", citohet në pikën 2 të vendimit. Nëse këto toka, pas verifikimit përfundimtar të AKKP-së, rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, zbriten nga fondi i mësipërm. Relacioni i Ministrisë së Bujqësisë bën të qartë se përveç kësaj sipërfaqeje pritet një tjetër sipërfaqe prej 4 mijë ha që është në proces kalimi për qarqet e Shkodrës, Fierit, Kukësit. Fillimisht Ministria e Bujqësisë kishte parashikuar një sipërfaqe të lirë prej 17.716 ha, por pas verifikimeve shifra u zëvendësua me mbi 200 ha më shumë. Këto toka duhet të verifikohen nëse kanë pronarë apo janë shpërndarë më parë. Nëse po, AKKP-ja e zbret fondin e lirë të tokave për kompensimin fizik të ish-pronarëve.

Harta e tokave për kompensim

Ndërtesa, zyra+WC        Ndërmarrja Rruga Ura        Korçë
Uzina Ni-Co                            Elbasan
Magazinë nr.2 Trebinje        Nd. Grumb. Pogradec        Pogradec
Tunel në formë U        Drejt. Ujërave             Çorovodë
Depo materiali (autopark)    R. Usht. 5012            Gjinar, Elbasan
Depo ushqimore nr. 3        R. Usht. 5013            Terpan, Berat
Mensë e bufe            Nd. Qymyrguri            Pogradec
Fjetore e cervenake        R. Usht. 5013            Terpan, Berat
Depo ushqimore nr.4        R. Usht. 5013            Terpan, Berat
Depo veshmbathje nr.5        R. Usht. 5013            Terpan, Berat
Depo veshmbathje nr.6        R. Usht. 5013            Terpan, Berat
Depo veshmbathje nr.7        R. Usht. 5013            Terpan, Berat
Depo veshmbathje nr.8        R. Usht. 5013            Terpan, Berat
Depo drithi Lozhan        NGP Drithi            Lozhan, Korçë
Depo drithi Moçan        NGP Drithi            Moçan, Korçë
Dyqan nën banesën e kromit    Enti Komb Banesave        Pogradec
Depo frigoriferi            Drejt, Bujqësisë            Ersekë
Truprojë Terpan            Rep. Usht. 5013            Terpan, Berat
Depo Veshmbathje nr.2        Rep. Usht. 5013            Terpan Berat
Magazinë Nr.1 Trebinjë        NGP Drithi            Pogradec
Thertore            Bashkia                Lushnjë
Reparti i konventave        NPC Elbasan            Elbasan
Magazinë ushqimore Skrojskë     Miniera Fe-Ni Përrenjas        Përrenjas
Depo veshmbathje nr.9               Rep. Usht, 5013            Terpan, Berat
Depo materiale veshmbathje      Rep. Usht. 5012            Gjinar, Elbasan
Thertore            Bashkia                Kukës
Peshore 20 ton            NGP. Drithi            Pogradec
Reparti mekanik UMB Korçë    Uzina Mek bujq            Korçë
Pik shpërndarje karburanti    Armo                Kurbnesh

ndarja sipas qarqeve

Qarqet me tokat bujqësore të lira
1.    Berat             1487.7 ha
2.    Dibër             1516 ha
3.    Durrës            320.18 ha
4.    Elbasan            2280.92 ha
5.    Fier            30613.12 ha
6.    Gjirokastër        816.3 ha
7.    Korçë            1779.696 ha
8.    Kukës            208 ha
9.    Lezhë            473.85 ha
10.     Shkodër        1610.265 ha
11.     Tiranë            1029.16 ha
12.    Vlorë            3131.3 ha

Tabela me pyjet e kullotat

Berat/Komunat
Kutalli            8 ha
Sinje            2456 ha
Roshnik            2390 ha
Çepan            295 ha
Vertop            2714 ha
Qender            2584 ha

Elbasan/Komunat
Shezë             268.5 ha
Zavalinë            1668.2 ha
Mollas            1157 ha
Klos            297.8 ha
Papër            2237.4 ha
Bradashesh            789.75 ha
Kajan            45.5 ha

Fier
Aranitas            1568.6 ha
Topojë            1472 ha

Gjirokastër
Lunxhëri            1234 ha
Zagori            5585 ha
Dropull i Poshtëm        2186 ha
Odrie            570 ha
Frashër             3357 ha

Kukës
Zapod            2664.4 ha
Bashkia Krumë        3165 ha
Golaj            15337 ha
Gjinaj            3712 ha
Fajza            7116 ha

Shkodër
Bashkia Pukë        1720 ha

Tiranë
Dajt                2298 ha
Vlorë
Bashkia Delvinë         2282 ha
Dhivër            1713.5 ha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›