E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isaraj: Për ne Zamir Poda është anëtar i Gjykatës së Lartë

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, juristi Arben Isaraj, u shpreh dje se Zamir Poda është anëtar i ligjshëm i Gjykatës së Lartë. 

Sipas tij, nuk mundet anëtari i komisionit që e shpall fitues ta kthejë atë në humbës pas pak minutash. "Duke folur si si jurist mund të shprehem se kur thuhet që kuvendi jep pëlqimin, kjo nuk do të thotë që Kuvendi duhet të votojë me shumicë të cilësuar, por aq më tepër për t'i kthyer edhe votimit, votimi që ka një komision vlerësimi, i cili në mënyrë zyrtare e shpalli fitues, e absurdi i parë është se si ka mundësi që njëri nga anëtarët e këtij komisioni të vendosi për vendimin që ka marrë dhe ta anulojë atë. Këtë vendim mund ta anulojë një organ më i lartë, të cilin ta shikojnë kush e ka në përgjegjësi kushtetues", tha Isaraj. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, tha se për socialistët Zamir Pode është anëtar i Gjykatës së Lartë. "Për ne zoti Poda është anëtar i gjykatës së Lartë, ne i kemi kërkuar Presidentit të Republikës dhe i kërkojmë që dekretin e zotit Poda nuk ka pse ta kthejë më për ta zëvendësuar dhe ne njohim për anëtar të Gjykatës së Lartë zotin Poda. Do të thotë që kur nesër ne të jemi ne pushtet zoti Poda është anëtar i Gjykatës së Lartë, pavarësisht se çfarë mund të ndodh nga dhuna që mund të ushtrojë Berisha këtyre institucioneve që për ne janë dhe duhet të jenë të pavarura", tha Isaraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›