Rrëzimi i dekreteve, cenim i pavarësisë së Gjyqësorit”
Juristët dhe ekspertët e fushës konstitucionale e cilësuan votimin e maxhorancës kundër dekreteve të presidentit, cenim të pavarësisë së gjyqësorit.
Aristir Lumezi
Fondacioni "Qemal Stafa" organizoi dje një tryezë për reformën në drejtësi ku të merrnin pjesë kostitucionalistë dhe juristë të njohur por dhe politikanë. Drejtori Ekzekutiv i fondacionit, Sajmir Tahiri, duke analizuar votimin e fundit në Kuvend të dekreteve, tha se "sot të gjithë jemi më shumë të ndërgjegjshëm se sistemi gjyqësor ka nevojë për një reformë të atillë që të garantojë më së pari pavarësinë e sistemit gjyqësor, transparencën dhe eficencën e tij, si një parakusht të domosdoshëm për të garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët". Ish-ministri i drejtësisë dhe aktualisht sekretari për çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, tha se "ne sot kemi një gjyqësor të dhunuar në pavarësinë e tij, sepse kemi një maxhorancë me një kryeministër që flasin për drejtësi e shtet ligjor, por nga ana tjetër janë duke bërë çdo lloj përpjekje për ta vënë sistemin e drejtësisë nën akuzë dhe presion politik të ekzekutivit". "Votimi i kryer nëpërmjet një procesi të paragjykuar dhe të urdhëruar politikisht, riprovoi përpjekjen e kësaj maxhorance dhe veçanërisht lidershipit të saj politik, për të vendosur nën kontroll politik pushtetin gjyqësor në tërësi dhe Gjykatën e Lartë në veçanti. Ne vlerësojmë me shqetësim të thellë se kjo situatë e krijuar, rikthim i mentalitetit dhe praktikave që kujtonin se i kishim kapërcyer me kohën, përbëjnë cenim të rëndë të demokracisë dhe vetë themeleve të shtetit të së drejtës", tha Xhafaj.
Juristët
Kostitucionalisti i njohur Luan Omari kundërshtoi pretendimet e maxhorancës për rrëzimin e dekreteve të presidentit për mos konsultim me Kuvendin. "Konsultimi i presupozuar nuk është një detyrim i presidentit. Kjo është një praktikë e ndjekur nga ish Presidenti Meidani, por që nuk është ndjekur në asnjë rast nga Presidenti i mëpasshëm Moisiu. Njëlloj si Moisiu bëri edhe Presidenti Topi duke ndjekur po të njëjtën procedurë. Dallohet qartë synimi i maxhorancës për të ndikuar dhe cenuar pavarësinë jo vetëm të Presidentit të Republikës por edhe të gjyqësorit në tërësi dhe Gjykatës së Lartë në veçanti. Është skandaloze që gjyqtari i parë që përfaqësonte Shqipërinë me sukses në Gjykatën e Strasburgut, kthehet këtu dhe gjykohet politikisht nga maxhoranca", u shpreh Omari. Juristi i njohur e konsideroi të cenuar pavarësinë e gjyqësorit pas votimit nga kuvendi. "Pavarësia e gjyqësorit është cenuar nga kuvendi. Maxhoranca nuk ka bërë kurrë të ditur arsyet e vërteta të rrëzimit të dekreteve të presidentit të republikës, por mund të themi se ato arsye që janë shpallur në raportin e maxhorancës të paraqitur në komisionin e ligjeve, janë antikushtetuese", tha Omari. Ndërsa ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku shprehu rezerva për transparencën e treguar nga të dy institucionet për votimin e dekreteve. "Transparenca i ka munguar jo vetëm Kuvendit por edhe procedurës vendimmarrëse të presidentit", tha Sollaku. Sipas tij, dëmi më i madh në këtë mungesë transparence i është bërë Gjykatës së Lartë. "U bënë akuza që disa nga kandidatët janë mbështetur nga krimi i organizuar, ndërkohë askush nuk u mundua të bënte transparencë, as presidenti dhe as kuvendi. Sot gjykata e lartë është me mangësi të thella për të kryer detyrën e saj në mënyrë normale. Pikërisht ky fakt, pikërisht për të mos lejuar që të kemi të paralizuar institucione të tilla kaq të rëndësishme, na bën të gjykojmë se konsultimi i presidentit me kuvendin është një procedurë që duhet ndjekur", tha Sollaku. Ndërsa Zv.avokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, Manuel Ribero gjatë diskutimit tha se "sfida për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit është gjithmonë prezente. Ekzekutivi priret të ndërhyjë në kompetencat e tij, e kjo gjë zgjidhet jo vetëm me mekanizma të jashtëm, por mbi të gjitha zgjidhet edhe me mekanizma që mund ti konsiderojmë të brendshëm".
Fatmir Xhafaj
"Votimi i kryer nëpërmjet një proçesi të paragjykuar dhe të urdhëruar politikisht, riprovoi përpjekjen e kësaj maxhorance dhe veçanërisht lidershipit të saj politik, për të vendosur nën kontroll politik pushtetin gjyqësor në tërësi dhe gjykatën e lartë në veçanti. Ne vlerësojmë me shqetësim të thellë se kjo situatë e krijuar, rikthim i mentalitetit dhe praktikave që kujtonin se i kishim kapërcyer me kohën, përbëjnë cenim të rëndë të demokracisë dhe vetë themeleve të shtetit të së drejtës".
Luan Omari
"Konsultimi i presupozuar nuk është një detyrim i presidentit. Kjo është një praktikë e ndjekur nga ish Presidenti Meidani, por jo nga presidenti Moisiu. Dallohet qartë synimi i maxhorancës për të ndikuar dhe cenuar pavarësinë jo vetëm të Presidentit të Republikës por edhe të gjyqësorit në tërësi dhe gjykatës së lartë në veçanti. Është skandaloze që gjyqtari i parë që përfaqësonte Shqipërinë me sukses në Gjykatën e Strasburgut, kthehet këtu dhe gjykohet politikisht nga maxhoranca".
Theodhori Sollaku
Transparenca i ka munguar jo vetëm Kuvendit por edhe procedurës vendimmarrëse të presidentit. U bënë akuza që disa nga kandidatët janë mbështetur nga krimi i organizuar, ndërkohë askush nuk u mundua të bënte transparencë, as presidenti dhe as kuvendi. Sot gjykata e lartë është me mangësi të thella për të kryer detyrën e saj në mënyrë normale. Kjo anomali na bën të gjykojmë se konsultimi i presidentit me kuvendin është një procedurë që duhet ndjekur.
Gent Ibrahimi
"Mund të themi se kjo që ndodhi me dekretet e presidentit të republikës, cenon pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kushtetuta dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e cilëson si të detyrueshme konsultimin e presidentit me kuvendin. Gjykimi i kuvendit është politik, dhe si i tillë, maxhoranca duhet të përgjigjet për vendimet e gabuara. Cenimi i pavarësisë së gjyqësorit nuk ndikon pozitivisht në besueshmërinë e publikut ndaj sistemit gjyqësor, por përkundrazi e ul ndjeshëm atë.