"Bujqësia, një ndër pikat kryesore të mazhorancës për 4 vitet e ardhshme"
Deklaron kreu i PAD-së Neritan Ceka në Gjegjan të Elbasanit
TIRANE - Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka ka zgjedhur komunën e Gjegjanit në Elbasan për të biseduar me një përfaqësi fermerësh të zonës.
Bujqësia sipas Cekës do të jetë një nga pikat kryesore të aleancistëve për 4 vitet e ardhshme.
“Ne do ta mekanizojmë bujqësinë dhe do ta financojmë në mandatin e radhës”, tha ai.
Neritan Ceka më pas është ndalur në qytetin e Belshit në një takim me stafin elektoral.